Te kam pare edhe me pare

371 31 9
                                    

Nuk hengra mengjes vetem dola nga shtepia ashtu me pertese per te ikur ne shkolle. Rrugen do e beja vetem. Epo me mire se me shumicen e vajzave qe jetojne prane meje. Kisha vetem nje shoqe. Ate e derguan prinderit jashte per studime. Me fat.
Ndersa po ecja rruges vura re nje grup me cuna ne cdo cep qe kaloja. Si te shashtisur veshtrojne cdo fytyre qe kalon ne keto ane. Thua se nuk kame pare kurre fytyre njeriu. E neveritur nga fytyrat e tyre kalova me te shpejte rrugen kur pash perpara meje tek rrugica matane rruges te dilte ai djali nga dje. Zemra filloi te me rrehte fort. Me fort se zakonisht. Ka nje lloj efekti mbi mua prania e tij. Cuditem me veten. Bera sikur nuk e dallova dhe me zemer ne dore po ecja rruges per ne shkolle. Ai ishte ne anen tjeter te rruges, kishte vene kufjet ne vesh dhe po ecte. Sa e padukshme qe jam. Mendova se te pakten do te me veshtronte, mbase dhe te me fliste ku i dihet. Mund te thoshte miremengjes mbase.

Me humbi nga syte pas nje fare kohe. Une u futa ne klase dhe zura vendin tim. Nuk fola me askend. Te qenurit e heshtur dhe natyre e qete me ben te kem shume pak njerez rreth vetes, pak ose aspak shoke e shoqe. Por gjithesesi...do gjej dicka te mbush kohen.

Oret e para te mesimit pothuajse kaluan heshturazi. Shkembeva disa fjale me vajzen me kacurrela. Emri i saj eshte Lina. Duket vajze e mire, e embel, e qete. Me pelqen tipi i saj.

Nuk erdhi ne tre oret e para sot. Po une e pash duke ardhur per ne shkolle. E gjeta veten te mendoja cuditerisht per te. As vete spo e kuptoja pse. Cfare kishte ai djale ndryshe nga te tjeret?

Grupet do te jene dyshe. Dhe nuk do kete vonesa me kryerjen e detyres. Nese keni ndonje pyetje me thoni.

Cfare duhet te bejme? Pyeta Linen per sqarim pasi isha teper e zene duke menduar kot se koti.

Kemi projekt...filluam qe tani. Une jam me Albin. Zot sa idiot qe eshte do e bej une tere punen me siguri.

E njeh ate ti? E pyeta ndersa ajo vazhdonte te ankohej per shokun e skuadres.

E kam pasur ne fillore e njoh qe cke me te.

Une me ke jam? Nuk e fiksova emrin ndaj. Pyeta ashtu kot por se pse emri qe tha Lina mu ngulit ne mendje.

Arled!!!

Thirren shoket e klases dhe veshtrimi i te gjitheve ishte mbi djalin qe sapo hyri ne klase. Syte e tij u fokusuan dhe ngecen mbi mua. U perpoqa te mos e shihja por te veshtroja gjetke.

Ai do punoje me ty. Lina shtoi duke treguar nga Arledi.

Shpresoj t'ju pelqej kjo histori e re qe kam nisur. Votoni dhe komentoni, pse jo dhe sugjerime. ❤❤❤

KUSH JAM UNEWhere stories live. Discover now