Ndryshe

336 24 4
                                    

Diten tjeter ne oren e letersise. Une isha ulur vetem nderkohe qe te gjithe po bisedonin me njeri-tjetrin per projektin qe do dorezonim te premten. Sot ishte e merkure. Pash Linen ajo po diskutonte me Albin dhe vinte duart kokes ne cdo fjale qe ai thoshte. Alredi s'dihej ku ishte. Sikur Lina dhe une do e beja tere punen vete. Nderkohe qe po mendoja u hap dera e klases dhe ai u fut brenda. Fillova te ndihesha nervoze perseri.

Perseri me vonese? E pyeti zysha.

Me fal zysh. Me kishte marr gjumi ne mengjes dhe sme kishte rene alarmi. A mund te hyj?

Eja,hyr. Foli zysha dhe e drejtoi per nga bankat. Ai u kthye dhe veshtori vendin e vetem bosh anash meje.
Eci ngadale hodhi canten e karrige dhe u ul poshte duke nxjerr librat e ores se mesimit.

Ç'ne kshu? Tha duke u kthyer nga une. Une thjesht po beja sikur isha fokusuar aq shume ne liber saq nuk e kisha mendjen c'po thoshte.

Çfare? Pyeta si e habitur...ose ndoshta me te vertet spo e kuptoja çpo thoshte nuk jam shume e sigurt.

Pse jemi ulur kshu them? Mendova se i zgjidhnim vete partneret. Tha duke nenqeshur ende duke me veshtruar.

Per projektin. Do e dije nese do te vije ndonjehere ne klase. I thash pa e menduar shume çpo thoja. Alredi filloi duke qeshur.

Pra, dikush e veren mungesen time! Tha duke u mbeshtetur pas karriges me krahet pas kokes.

Çfare? Une? E pse ta ve re mungesen tende? Shoqja ime eshte kujdestarja e mungesave dhe e ndihmoj te marr mungesat. Emri yt eshte me i shpeshti. Thash me shpejtesi duke u munduar te shpjegohem as nuk e di nga e mendova kete genjeshter.

S'ke pse shpjegohesh nese me te vertet nuk te intereson se çfare mendoj...vetem nese te intereson sigurisht! Tha perseri duke nenqeshur. Zot sa acarues.

E di cfare? Me ty nuk flitet, do e perfundoj une tere projektin vetem me lere rehat! I thash gati gati me ze te larte po duke qene se e tere klasa po gumezhinte askush se vuri re.

Shume mire atehere. Me kujto te te falenderoj per noten qe do marr fale teje. Shihemi! U ngrit nga tavolina dhe shkoi te ulej me disa goca ne klase.

Alred! Ti nuk duhet te ulesh atje. Vendi yt eshte prane Adrianes. Tha zysha kur e pa qe ai nderroi vendin.

Oh, po e di por ne thjesht kishim disa probleme me Adrianen lidhur me projektin. Na shteruan idete prandaj thash te konsultohemi me shoket e klases. Tha duke veshtruar nga une.

Ne rregull atehere, pa zhurme! Tha zysha. Mrekulli fare! Si i del gjithmone e tija. Habitem!

~~~

Mblodha librat hodha canten ne sup dhe po dilja nga klasa kur degjoj dike qe me therret nga mbrapa. Vura re qe po shpresoja te ishte Alredi. Se di ndoshta prisja te vinte te me thoshte qe do te punonim bashke pasdite per projektin por jo ishte nje shok tjeter nga klasa.

Ti ecen me te vertet shpejt. Tha duke u afruar dhe duke me buzeqeshur. I buzeqesha dhe une.

Thjesht doja te ikja sa me pare ne shtepi, shkolla te merzit ndonjehere.
Thash teksa vazhduam te ecnim ne te njejtin stad me njeri-tjetrin.

Po e di njesoj dhe per mua. Ne fakt doja te te ndihmoja per projektin. E di dhe partneri im nuk ja thote dhe aq shume. Keshtu qe mendova te ndihmonim njeri-tjetrin. E pash pa ditur se cfare ti thoja. Une as nuk e nihja kete djale. Ishte bjond me sy blu ne jeshile. Ndonese jo shume tipi im.
Kur e pa qe po hezitoja te pergjigjesha shtoi.

Nese po pret per Arledin me beso as nuk e ka ndermend te te ndihmoj.

Mbeta si e shashtisur. Ky djale sapo me lexoi mendjen.
Oh, jo aspak. Ma tha kete te klasa. E di qe do punoj vetem.

Pra, pranon apo jo? Me pyeti.

Neser tek libraria! I thash dhe vazhdova te ecja tutje mes nxenesve drejt daljes.

Jam Niki meqe ra fjala.

Adriana! Bertita dhe dola jashte.

COMMENT AND VOTE ❤❤❤

KUSH JAM UNEWhere stories live. Discover now