Ne lendojme padashur...

255 24 20
                                    


~~~

E gjithe ai "afrimiteti" yne u venit i teri ne ditet ne vazhdim.
Dje Lina me tha se Alredi dhe Stela do te shkonin se bashku ne festen e fundvitit. Vendosa te largohesha prej tij sepse ne fund te fundit vetem une po lendohesha. Dhe e tera ishte dicka e njeanshme. Lash librat tek rafti im dhe mora canten per tu larguar.
Dola drejt korridorit per te dal jashte dhe tek cepi i shkalleve pash Stelen. U mundova ta anashkaloja por sapo me pa bertiti me te madhe:

Hej Ana, eja ketu! Duke u afruar vura re se Alredi ishte tek cepi dhe nuk dukej nga kendi im i perparshem i veshtrimit. Faqet zune te me skuqen. Pse me ndodh gjithmone kjo???

Hej! Pershendeta duke u afruar. Alredi kishte nje qendrim serioz, madje kohet e fundit isha e bindur qe perbrenda vetes kishte rritur nje urrejtje qe sa vinte e shtohej.

Hej, do vish ne feste kete te shtune?
Pyeti Stela dhe i hodhu doren ne qafe Alredit.

Nuk e besoj. Thash une duke veshtruar tutje per nje menyre per te shpetuar.

Pse jo? Eja do jete qejf, do kalojme bukur. Te gjithe do te vijne.

Nuk me pelqejne shume festat prandaj se besoj se do marr pjese.

Lere, thote qe nuk i pelqejne. Tha Alredi dhe nuk e di por ne zeu gjaku. Doja t'ja fusja nje grusht dhe t'ia shkaterroja ate fytyren e bukur por e lashe. Me duhet te iki. Shihemi. Eca me te shpejte dhe vajta ne shtepi. E kisha bere rrugen per dy minuta. Wow. Me ra telefoni. Ishte Niki. U mendova para se ta hapja por vendosa qe do e hap.

Alo...? Prita per zerin tjeter te pergjigjej nga telefoni. Hej, Ana?
Hej...prita perseri.
Shiko, jemi ketu tek lojrat ne shesh me klasen dhe do i ftojme te gjithe si dikur kur ishim ne fillore dhe mendova mos...ndoshta doje te vije?
Niki tha dhe mund ta ndjeja qe mezi po i nxirrte fjalet dhe duke menduar qe ishim edhe ne telefon.
Nuk do iki. Thjesht duhet te mendoj cfare ti them tani.
Okay, po do ishte mire. Thash duke habitur dhe veten time. Hej Niki une...thash me te shpejte kur e kuptova qe thash krejt tjeter nga cfare kisha ne mend. Okay, super! Tha Niki dhe e mbylli pa me lene te flisja.
Super!

~~~

U nderrova ne nje veshje pak a shume me ndryshe se ne shkolle zakonisht dhe dola jashte. Mora urbanin per ne shesh. Bente ftohte dhe dukej sikur do binte shi, rete ishin te renduara ate  pasdite. Ngrita bluzen nga kyci i dores dhe pash oren 4:45.
Ishte me te vertet ajo stina kur ne shesh mbidhen te tere per te festuar vegjiljen e Krishlindjeve, ndonese ishim 2 jave larg. 
Mund ta ndjeje atmosferen e gezueshme qe ketu larg nga ku une po veshtroja. Pash Nikin, me pa dhe ai dhe ma beri me dore. U nisa drejt tij dhe te tjereve kur ne nje cep te mbuluar nga zbukurimet e krishlindjeve, Alredi kishte krahet rreth Steles, e pa qe po e veshtroja dhe ne ate moment u perkur duke puthur Stelen te ciles vetem silueten e pasme mund ti shihja. Per nje moment u shtanga. Ai nuk e largoi veshtrimin nga une, nderkohe qe puthte ate.

Nje bubullime kerciti ne ajer dhe filluan te binin pika te medha shiu. Nje cader u vu mbi mua dhe u ktheva me fytyre nga Niki.

Hej, erdhe? Me buzeqeshi.

Erdha! Thash dhe ai me terhoqi pak pas vetes qe mos te isha ne shi.
Vazhduam te ecnim drejt nje kafeneje, ktheva koken por nuk pash askend. Askend qe doja te shihja gjithesesi!

U ulem prane xhamit. Kamarjeri erdhi me te shpejte.

Une do marr nje çaj. Thash dhe Niki porositi te njejten.
Vura duart ne filxhan dhe nxehtesia filloi te percillej ne tere trupin.

Shiko, Ana! Tha Niki per te fituar vemendjen time dhe une ngrita syte duke e veshtruar.
Ka disa kohe qe une te pelqej...tha dhe vazhdoi perseri por mua me ndali zemra pikerisht aty.

Une...nuk e di....me te vertet...

Nuk ke pse thua asgje, ne mund te jemi shoke, njesoj si me pare. E di qe ti nuk me pelqen ashtu ne ate menyre.
E kam pare si e veshtron ate.

Tha dhe une ngriva. Ke? Peshperita.

Ai nuk ja vlen aspak gjithsesi. Pije, se po te ftohet çaji. 

Mora filxhanin ne dore dhe pash syte e Nikit, ai ishte si une ne kete mes dhe une isha si Alredi. Ne lendojme pa e kuptuar!

Nje tjeter pjese, faleminderit te gjitheve per leximet dhe votat. So excitedddd!😀 JENI ME TE MIRET     💕💕💕💕💕💕💕💕💕💕💕💕💕💕💕
(Dhe nje kenge qe me pelqen shume se fundi, po e ndaj me ju. Hope u like it too!!! :)

 

KUSH JAM UNEحيث تعيش القصص. اكتشف الآن