New Romantics

123 8 1
                                    



''We cry tears of mascara in the bathroomHoney, life is just a classroom''

Arledi

E di se nuk te kam shkruar doja vetem te dija se si je... 

                                                10:49pm

E pash ate mesazh qe naten  e kaluar por vendosa ta anashkaloj, ne nuk ishim kurre asgje dhe kuptova se kur je ne gjimnaz nga pamundesia per te folur me dike apo per te qene ajo goca qe te gjithe kane qejf ne mendje ne krijojme backgrounde, skena qe ne te vertet as nuk kane ndodhur. Kuptova qe ishte shume e lehte nese ai do me kishte pelqyer ndonjehere do me kishte thene, njesoj sic i kishte thene asaj Steles. Prandaj e fshiva ate mesazh dhe vendosa te mos mendoj me per te. Vajzat e vogla rriten. Dhe kjo nuk eshte nje perralle ku ka nje fund te lumtur dhe ku une dhe princi im i kalter perfundojme te dashuruar marrezisht!

 U bera gati per ne pune. Mora autobusin dhe me kufje ne vesh arrita ne destinacion, punova deri ne shtate te darkes dhe pastaj u nisa per ne shtepi. Alredi ishte menaxher aty ku une punoja por as qe me beri pershtypje ishte fiks si celesi i drites ajo ndjenja per te. Kur te doja e fikja dhe kur te doja e ndizja. Ishte ne doren time! 

Presioni i prinderve po rritej gjithmone e me shume ne lidhje me shkollen e larte. Se cfare doja te behesha une? As qe e kisha idene, epo ne fakt doja te mos filloja shkolle fare por te udhetoja neper bote ne vend qe te me dilnin  trute ketu me keto universitete ku sado qe te mesoja do ngelja ose do merrja 5 maksimumi. Se keshtu funksionon tek ne. Por gjithesesi me ose pa deshiren time fillova shkollen e larte per gjuhe te huaja. HELL as une se di pse, nejse. Lash pas veten time te vjeter dhe fillova nje te re.  Kete here do te isha ndryshe. Puna qe bera gjate veres me ndihmoj te flisja dhe shprehja veten, te jem pak  moskokcarese dhe te mos e vras mendjen ne cdo gje qe thone te tjeret pra pak a shume te bej cfare te dua. PAK A SHUME. 

E hene, Tetor  (ska rendesi) 

Fillova shkollen dhe nuk ishte aspak sic e prisja, klasa ime ishte e mbushur me shume...si ta them tipa...qe ishin shume po shume ndryshe nga une, nga cdo cep i Shqiperise dhe une nuk e di se si do i kaloja tre vite me to. Asgje e atyre nuk perputhej me timen, ne klase kishe nga te gjitha llojet: nerds qe vetem mesonin, ata qe vinin per gallate, ato qe kishin ardhur per te kaluar kohen dhe per te thene qe kane ardhur ne shkolle te larte, ata qe ishin super thashethemaxhinj dhe pas kraheve vetem per ty flisnin, dhe ato qe e kishin mendjen te gjejne te dashur. U miqesova me nje goce qe vinte nga Greqia, familjen e kishte atje dhe rrinte ne konvikt, Najda e quanin, nje goce tjeter qe e quanin Enisa kjo ishte njesoj si une dhe nje tjeter qe nuk kishte fare lidhje me asnjeren prej nesh por gjithesesi u fut ne  grupin tone Era. Vura re qe kjo klase ta shpifte dhe me duhej thjesht ta pranoja. E mendova klasen si nje laborator ku une mund te beja eksperimente sociale dhe te mos e vrisja mendjen shume se fundja fundit keto tipa sdo i shihja me kurre pas tre vitesh, prandaj vendosa te hyj ne sarkazem, ironi dhe thjesht tu jap secilit reston, domethene ate qe meritonin. 

UROJ TA PELQENI>>> THANKS LOVES FOR SUPPORT 


Has llegado al final de las partes publicadas.

⏰ Última actualización: May 13, 2019 ⏰

¡Añade esta historia a tu biblioteca para recibir notificaciones sobre nuevas partes!

KUSH JAM UNEDonde viven las historias. Descúbrelo ahora