Krenare qe jam une...ndoshta!

206 17 15
                                    

Fundi i vitit te trete erdhi shume shpejt dhe pakuptuar. Me duhej te gjeja nje pune qe te mos kaloja shume kohe ne shtepi. Me dukej sikur askush nuk me kuptonte, ndoshta ashtu ishte ose ndoshta jo, nuk e di.
Mundesi ime e pare dhe e vetme ishin call-center-at e qytetit, fatmiresisht gjuhen angleze e dija shume mire. Epo, kjo ishte nje mundesi.
Intervisten e punes e kisha kete te merkure.

Po binte nje shi i imet dhe si per dreq harrova çadren ne shtepi nga nxitimi.
Vura kapuçin e xhupit dhe me te shpejte eca rrugeve derisa mberrita ne destinacionin tim.
Brenda nderteses ishte ngrohte dhe avulli i nxehte mu ngjesh per fytyre.
Mora fryme thelle dhe eca drejt nje vajze pothuaj mosha ime ndoshta nje ose dy vjet me e madhe.

Pershendetje, si mund t'iu ndihmoj?
Pyeti me miresjellje gje qe me ngrohi zemren.
Pershendetje, jam ketu per intervisten e punes. Ia ktheva.
Ah, po eja ketej, ju lutem! Me drejtoi drejt nje zyre poshte ne fund te korridorit. U fut brenda dhe degjova te fliste me dike. Po, sille brenda. Tha zeri i brendshem.
Vajza doli jashte dhe hapi deren per mua. U futa brenda.
Pershendetje! Thash.
Ishte nje burre ndoshta nje vit ose dy vjet me i madh se im ate. Me buzeqeshi dhe me ftoi te ulesha. U ndjeva mire ne nje ambjent krejt te huaj. Ndoshta une mund t'ia dilja.

~.~ .~
Gjate intervistes

Pra kur mendon se je gati te fillosh? Shefi i punes me pyet.
Qe neser, per mua sa me shpejt aq me mire. Pergjigjem e entuziazmuar. Isha gati te fluturoja perpjete. Kjo ishte gjeja e pare qe kisha arritur te beja vete ne jete pa pasur ndikimin e askujt. Pse ta fsheh NDIHEM KRENARE PER VETEN!

Do te filloja pune neser. Por nje tjeter problem ishte si do t'u thoja te shtepise. Atyre nuk u pelqente qe une te punoja e sidomos pa lejen e tyre. Do flas me babin ne fillim mendova. Ai sigurisht qe do me lejoj.
Si per fatin tim (ju lutem dalloni sarkazmen ketu :) te gjithe ishin ne shtepi.
Mbylla deren ngadale dhe mendova te ngjitem menjehere ne dhome pa me degjuar njeri. POR JO.
Ana ku ishe? Eja njehere ketu.
Mami me therret dhe duke shfryre i afrohem.
He, ma? E pyes.
Pra?...nuk dija çfare t'i thoja dhe papritur diçka me shkrepi ne koke.
Per pune. Thash dhe vazhdoja te mbushja nje gote me uje sikur po i thoja isha poshte pallatit per te marre buken.
Si the? Mu kthye dhe kishte ate pamjen e inatosur ne fytyre sikur ti sapo ke rrefyer se droga eshte ushqimi yt i preferuar.
Po. Dhe e mora. Do filloj neser.
E di babi per kete? Me thote me nje buzeqeshje ne fytyre tejet ironike.
Kthehem dhe eci drejt dhomes se ndenjes. Babi ishte ulur ne divan dhe po shikonte diçka ne telefon. Eshte kjo koha ku smartphone-ët kane pushtuar boten dhe babi im nuk bente perjashtim nga kjo rrjete merimange qe na kishte mberthyer te gjitheve.
Hej ba! Therras dhe ai peshperit nje "he" qe do te thoshte vazhdo thuaj çfare te duash nuk jam i interesuar.
Sot u pranova ne nje pune. Call Centre anglisht. Ai e la telefonin dhe me pa, pastaj filloi te me thoshte se une nuk kisha nevoje te punoja por ai nuk e kuptonte mendesine time. Ndoshta ne ishim shume te koklavitur si brez i ri, por padiskutim qe ishim ndryshe.
Duhet ta bej sepse dua te ndihem e vlefshme per diçka jo sepse ju nuk me mbani dot. Te lutem!
Mu afrua dhe me perqafoi. Nuk mund ta besoj qe bebushja ime eshte rritur kaq shume. Me erdhi te qaja por gelltita lotet dhe i dhash nje perqafim. Ndenjem ashtu per disa minuta. E dua babin tim so so muchhh!

~.~.~
U shtriva te fle me e emocionuar se kurre. Kisha vetem nje mendim ne koke Jeten time.

Beep beep...

Beep beep...

Fluturova nga shtrati  me te shpejte per tu bere gati. Dola me ne fund nga shtepia mora autobusin dhe u nisa per ne pune. Wow s'mund ta besoja ne fakt. Epo ja tek po vij!

~.~.~.

Hoqi shallin dhe e vuri ne shpinen e karriges ndjekur nga palltoja e tij ngjyre e zeze qe varej deri poshte, por jo mjaftueshem per te arritur token.
Peshperima e tij mbushi krejt dhomen e vogel qe luante rolin e nje zyre dhe qe ne fakt mund te shihje gjithcka nga jashte per shkak se muret ishin prej xhami. E urrente kete vend te vogel qe dukej sikur i merrte frymen.
Epo duhej te filloj nga diku mendonte.
Fillo te punonte mbi qindra dosja qe i kishin zene tavolinen e pune pothuajse krejtesisht. Diçka nuk shkonte dhe ai nuk po e kuptonte çfare. Vuri duart ne koken qe i dukej sikur po i merrte flake dhe hodhi veshtrimin nga punonjesit e tjere ne sallen e madhe. Syte i zune dike qe ai nuk besonte se do e shihte me kurre.

~.~.~
Miremengjes! E pershendeti sekretarja e pare qe e kishte pritur me aq miresjellje heren e pare qe ajo kishte qene ketu, sot dukej te kishte nje pamje krejt tjeter e tejet serioze.
Miremengjes! Ja ktheu me pak hezitim.
Me ndiq mua ktej. Tha sekretarja dhe Ana e ndoqi me sy derisa ajo doli nga banaku i saj dhe me pas eci pas saj.
Ketu eshte. I hapi deren dhe e mbylli pas saj. Ana u gjend me nje ambjent ku te gjithe punonin. Syte te zinin tavolinat te vena njera pas tjetre dhe qe formonin tre rrjeshta te medhenj si nje labirint, ne fund ishte nje zyre tjeter me mure prej xhami nga ku pa silueten e nje mashkulli teksa punonte mes dokumentash. Pa ne nje cep afer asaj zyre nje tavoline boshe. Mendoi se ai duhej te ishte vendi i saj. U afrua dhe eci neper sy qe e veshtronin shpuar nga koka tek kembet dhe ajo ndjeu faqet t'i digjnin. Supozohej qe dikush ta udhehiqte apo jo. La canten ne karrige dhe u ul kur njera nga vajzat iu afrua.
Hej? Je vajza e re? Une jam Klea. Tha nje zeshkane me floke brune te gjata deri tek shpatullat, kishte sy kaf si bajame dhe vetulla te lakuara qe i zbukuronin tere fytyren.
Adriana. Tha dhe zgjati doren ta takonte.
E ke takuar pergjegjesin?
S'kam takuar askend ende, pervec teje. Te dyja qeshen. Ana filloi te ndihej mire dhe vetvetja per here te pare pas kaq kohesh.

Another part...LOW UPDATES e di por kemi sezon proviesh...me uroni fat Enjoyyy babiesss 👶👶👶

KUSH JAM UNEWhere stories live. Discover now