4. Weird dreams over and over

155 22 25
                                    

Nancy's POV

U ktheva serisht ne shtepi me entuziaste se zakonisht. Isha shume kurioze rreth marredhenies qe kishte Profesor Astriti me Lucasin. Sado e cuditshme qe ishte e lashe njehere per njehere si mendim. Bera gati darken dhe prita te vinin mami dhe babi ne shtepi. U ulem per te ngrene darken e perhershme dhe filluan muhabetet e dites. Nderkohe qe mami dhe babi po hanin buke dhe po flisinin per punen qe kishin bere gjate dites, ra muhabeti edhe te shkolla ime...

Mami- Si po ecen me shkollen vajza jone?

Nancy- Mire mami s'ka shume ndryshime nga shkolla ku isha dhe jam ambientuar shume mire aty.

Babi- Wow, ky po qe ishte lajm. Ambientuar mire? Kte s'e degjova ta thoje per shtepine tone por te pakten e the per shkollen. Duhet te ta kete prishur mendjen ndonje djale si duket se s'ka mundesi

Sapo babi permendi nje djale ne shkolle mua me erdhi ne mendje Lucas dhe menyra se si u skuq ne mengjes... dhe ne ato momente u skuqa. 

Mami- I paske rene topit. Qenka nje djale ne kte mes.

Un qe skuqem akoma me shum dhe bertas:

Nancy- O maaaaaaaaaaaaaaa, nuk esht ashtuuuuuu!!!!-u skuqa me shume... - ia fut kot babiiii.

Mami- S'e besoj te jete keshtu.

Nancy- Okkkejjj po qe ta dini, nuk esht keshtu. Mendoni c'te doni pas kesaj.

Ne ato momente fillova te mendoja akoma per Lucasin dhe postimet qe ai nxirrte ne llogarine e tij dhe me filloi nje dhimbje koke. Mbarova darken dhe dalengadale ngjita shkallet per te shkuar te dhoma te flija gjume. Isha shume e keputur dhe me merreshin mendte... Si per cudi, pa fikur akoma dritat sapo vendosa koken e jastek u futa serish ne boten e enderrave. C'te shihja tjeter vecse personin i cili shtyu mendjen time te futej ne te tilla pozita, pra Lucasin.

Ai ishte i vetem ne nje pyll ne krye te te cilit ndodhej nje drite e cila sado qe ecja ne drejtim te saj kurre nuk arrija t'i afrohesha. Krah asaj drite kaq te forte mund te shihja vetem Lucas i cili kishte mbeshtetur kurrizin ne nje peme aty afer drites verbuese ku vetem mund te dalloja tiparet e tij dhe silueten me krah kryq te tij. Ne nje moment ma beri me gisht ne nje nga xhepat e bluzes time. Erdhi dhe u afrua drejt meje vetem per te me futur ne ate xhep nje lule, duke me thene... "Kujdes ne mengjes... Shiko lulen dhe mos nxito per ne shkolle." Krejt papritur gjithcka u zhduk ne erresire...

Dhe ishte ajo dreq zile e alarmit e cila nuk pushonte pasi isha bere gjysme ore me vonese... Sapo u cova nga krevati me nxitim mu kujtuan fjalet qe me tha Lucas ne enderr. Pash xhepin e bluzes duke thene "Joooo, s'ka mundesi te jete aty." por qe ne fakt ishte krejt e kunderta pasi aty ishte po e njejta lule me petale ngjyre teal. Kjo ishte nje cudi pertej cudise, te cilen une nuk e kisha pare te ndodhte kurre me pare ne jeten time. Sa shume gjera te cuditshme po ndodhnin kohet e fundit... shpresoj qe sot te jete nje dite e qete dhe normale. Oiiii me vajti vone s'kam kohe as te ha mengjessss! Ohuu me gjith enderra... Epo pjesa me Lucasin ishte e lezetshme... C'po them dhe un!!! Si kam kohe te mendoj per ate kur ka shance te humbas oren e mesimitt... Shpresojjjjjj te me shkojne mir punet... - tere ato mendime me kalonin sikur shigjeta. Nuk e kisha mendjen askund. Fluturimthi mbyll deren per te mos u vonuar me.

(Dhe ajo kot shpreson them un. Si thua ti Kejs? Vallaj me then te drejten kshu si e ka nisur kjo ne kete shkolle.. Veshtire te perfundoje pa i hap syt mire ku shkel hahahahah. Maybe. Ket e vendosim edhe ne icik kshu qe ka raste qe do jemi pak te lig. Hihihi, e vendosim po... e di c'keni juve, vazhdoni leximin se diskutimet i leme per ne fund ;) Yup)

U nisa me nje vrap te papare per ne shkolle. Mendoj ne ato momente mund te garoja per olimpikun... Ta imagjinosh dhe se po vrapoja me tostin ne goje per ne shkolle. Zot i madh me ne fund arrita... Per dy minuta fillonte mesimi. Isha afer shkolles dhe sapo do merrja kthesen per tu futur ne deren e oborrit... Kur nga nxitimi perplasem me dike...

23:37 [SHQIP - ON HOLD]Nơi câu chuyện tồn tại. Hãy khám phá bây giờ