23. New Spice

65 3 0
                                    

-.Dhe ata jetuan te dy te lumtur pergjithmone. Fund. - Daisy lexonte tere kersheri librin e saj te preferuar te perrallave, por nuk e dinte qe e kishte lexuar me aq ze sa edhe te tjeret e kishin degjuar. Dhe ne vend qe te prisnin embelsirat e Lucas dhe Nancy, i kishin nisur nje gjumi aq te thelle, gati letargjik, sa nuk dihej nese e nesemja do te ishte dita kur do te zgjoheshin. Keshtu Daisy fiku driten dhe u shtri aty ne nje cep te tapetit te madh qe ndodhej ne dhome.

Nderkohe Lucas dhe Nancy po vinin ne shtepi dhe kur hapen deren, gjeten vetem qetesi. Kushedi sa ishin vonuar qe i kishte zene gjumi te gjithe ne dhomen e ndenjes.Ca ne divan e ca pertoke. Qeshen lehte, vune embelsirat ne tavoline dhe me pas u shtrine ne nje divan te dy per te fjetur bashke me ta.

Ne mengjes te gjithe u zgjuan dhe vendosen te iknin ne plazh. Deti ishte i qete, ama dielli shnderriste dhe ishte teper i nxehte. Kur je i rrethua me shoqerine qe gjithmone ke dashur koha iken shpejt dhe njekohesisht bukur. Ne mbremje u mblodhen rreth nje zjarri qe Axel e formoi ne mes te oborrit te madh te shtepise. U ulen rreth zjarrit me disa batanije te holla duke u ngrohur edhe duke treguar ato historite e tyre te bukura te femijerise dhe te shkolles. Eh, sa shume kujtime kane dhe do te kene nga ajo shkolle edhe per pak kohe.

-.Kujtime te bukura. - tha Axel teksa pa lart ne qiell. - Edhe ata te dy besoj po na shikojne.

Te gjithe pane lart dhe buzeqeshen. Nga lart yjet formuan dy silueta mjaftt te bukura te cilat nuk do t'i harronin kurre

Jack...

Dhe...

....Profesor Astriti.

Po, profesor Astriti nderroi jete kur grupi ndodhej bashke me te ne Rome, te Koloseu.

Axel VS. Orlando

Nje dyshe mes dy ace boterore me te njohur. Gjithmone dyluftimi i tyre ishte me i fuqishmi dhe me i mrekullueshmi. Vitin e kaluar Axel kryesoi dhe fitoi me nje diference shume te vogel pikesh. Te shohim si do jete sot. Profesori ishte shume i perqendruar ne kete sfide sepse e dinte se nuk do te ishte e lehte. Shikonte me precizion te larte gjithcka dhe ishte shume krenar per nxenesin e tij me te mire te Daren Maple. Axel, me nje qetesi te rralle dhe pa iu dridhur qerpiku, beri levizjet e tij te befasishme dhe perseri, pas dy raundesh fitoi. Cuditerisht me shpejt se heren e kaluar. I beri pershtypje por me pas e hoqi tutje ate dyshim. Takim duarsh mes konkurrenteve, brohoritje nga te gjithe spektatoret per fituesin dhe perqafime nga te dashurit e zemres. Pasi gjithcka mbaroi, po largoheshin kur Orlando e thirri perseri. Te gjithe kthyen koken dhe ai u afrua me nje mjet te mbeshtjelle me mantel te kuq. 

- Kjo eshte nje shpate qe kam deshire te ta dhuroj. Ne shenje nderimi. - tha Orlando duke zgjatur dhuraten. Axel hezitoi fillimisht, por nuk e mori.

- Nuk dua dhurate, te falenderoj per xhestin. - tha dhe iu afrua profesorit te tij duke u larguar. 

Askush nuk e pa, askush nuk e kuptoi. Por ai nxori shpaten e dhuruar, e cila ishte e lyer ne helm te ngjyres jeshile te erret dhe me nje vrap shume te shpejt donte ta ngulte ne shpinen e Axel. Por profesori e ndjeu ardhjen e tij shume shpejt sa u kthye dhe thika iu ngul ne kraharor. Helmi veproi shume shpejt dhe ai vdiq pa asnje sekond te humbur...

-.Nuk do ta harroj kurre ate profesor aq te mrekllueshem. - tha Nancy dhe nje lot i rrodhi nga syte. Te gjithe ishin te perlotur. Te gjitheve i kishte marre malli per ate profesor te perkryer, te pakthyeshem, te forte dhe teper te zgjuar.

-.Askush nuk mund ta harroje.- tha Helios. - Ndonese nuk arrita ta njoh me teper, ai do te mbetet nje impakt shume i madh te ne pa perjashtim.

Ne momentin qe Helios hedh syte nga Nancy, sheh Lucas i cili e mbulon me batanijen e tij dhe e puth ne balle. Sheh Daisyn qe rri prane Axel per t'i terhequr vemendjen, por pak si e pashprese. Kurse ne te djathten e tij sheh Glorian. Vajza me te cilen krijoi nje situate tragjiko-komike diten e takimit kur u mblodhen per te vendosur se ku do te shkonin.

23:37 [SHQIP - ON HOLD]Where stories live. Discover now