7. A funny so-called Bestfriend

110 19 88
                                    

Nancy's POV

Arrita ne shtepi me ne fund. Neser jane minitestet mujore. Shpresoj te dal sa me mire. Me duhet ta heq mendjen nga ndodhite e se sotmes pasi me duhen ato nota. Perseritjen e kam bere dhe thjesht me duhet te qetesohem. Me pret nje gjume i thelle tani. Lutem te mos shoh ndonje enderr serish... Ne ato momente me erdhi nje notification ne celular. E pash dhe doli se Lucas kishte postuar nje foto ne mes te te ciles shkruhej "What goes around comes around." Kur lexova kete e kuptova qe e kishte me mua... Direkt sapo lexova kete ndjeva dhimbje te forta koke dhe me merreshin mendte. Aty pastaj... Ne mes te qetesise pasi me ra koka ne jastik, mbylla syte nga lodhja.

O c'mengjess. S'kam qene ndonjehere me e gjalle se kaq. Buzagaz u cova nga shtrati duke i kujtuar vetes se naten e kaluar s'pashe asgje me shume se sa nje pamje te bardhe e cila s'kishte asgje qe nuk shkonte. Thjesht nje flete formati... Me duhej ky zgjim. Do dhe gjysme ore para se te filloje mesimi dhe po behem gati te dal nga shtepia, s'prisja asgje me mire se kaq. U futa ne klase, pashe Lucas si pa mendje me koke poshte. Nuk e ngacmova. Fundja ashtu si ika dje dhe ai besoj e ka pasur te veshtire ta kaloje ate situate kollaj. Kushedi c'te jete duke menduar valle. Nejse tani vjen koha e testeve shpresoj te dal sa me mire.

Kaluan tre oret e para dhe kemi bere gjashte miniteste. Gjuhe-letersi, Matematike, Fizike, Biologji, Kimi dhe Anglisht. Beme pushimin si normalisht pas tri oreve te para. Pastaj vinin minitestet e thjeshta Gjeografi, Histori, Filozofi, Fiskulture. Cdo minitest ishte 20 minuta dhe ndermjet secilit kishte 5 minuta pushim per te marre pak veten. Do me thene ne fund te te gjitha minitesteve te permendura ngeli ora e gjashte bosh, pasi duhet te korrigjoheshin minitestet brenda dites. Meqe mbaruan dhe minitestet fillova te mendoja serish per ndodhine e djeshme... Lucas s'po dukej gjekundi... As Gloria... As profesori... Lucas me tha se duhej te flisja me Glorian pasi me shpjegoi ato gjera. Po ku ta gjej Glorian tani...

Kaloi dhe ai nje oreshi i mallkuar qe me la te varur kot si pa bere asgje. Dolen dhe rezultatet tona ne qender te shkolles. Ne nje tabele te madhe, te varur ne nje mur ku dukej dhe renditja i nxenesve sipas rezultateve. Nga klasa ime une isha ne vend te pare. Pastaj ne rank midis klasash une gjendesha ne vendin e peste. Pashe se kush ishte siper meje... Gloria ishte vendi i 4. Pash poshte meje Lucas ishte vendi i 6. Edhe ketu me gjeten afer huh... Ne ato momente qe po mendoja me veten me zuri syri Lucas, i cili po me shikonte si me terezi me cep te syve. Dukej qe kishte dicka per te thene por nuk po afrohej. Nga prapa me shtyn dikush qe donte te shikonte renditjen. Ishte Gloria por nuk me kishte vene re ne mes te turmes se mbledhur para tabeles. Nderkohe mermeriste neper dhembe... " Axel... Sa s'di te permbahesh mor burr, prap vendi i pare ne shkolle... Prit po Daisy... Jo ajo eshte ne rregull vendi i trete perseri... Jack idioti prap vendi i fundit ne klasen e tij. I shkon pershtat perversit te ndyre, ai eshte te klasa e zogjve te dashuruar... Meqe ra fjala aty Nancy vendi i pare ne klase dhe vendi i peste mes klasash... I lumte". E forta me Glorian ishte se me kishte fiks prapa saj dhe degjohej shume qarte por s'e vinte re prezencen time. Ne ato momente u kujtova qe tha zogjte e dashururar... Ca lidhje kam me kta un? Prit tani se po me dalin gjerat jashte duarve, t'i flas njeher se me duhet nje sqarim jo vetem per kte por edhe per ato qe ndodhen dje.

-Gloria ckemi, si je ti?

-Nancy, s'te pash fare. Mire faleminderit! Ti si je? Me mire se dje?

-Po. Doja te te pyesja nese ke kohe te lire tani pas mesimit, Lucas me tha dje se do te me shpjegosh disa gjera. Gjithashtu edhe une kam disa pyetje... Njera prej te cilave nuk eshte per ato qe ndodhen dje.- Me ngeli ne mendje kjo puna e zogjve dhe s'e di pse jam kaq e acaruar tani.

-Po patjeter hajde shkojme ne parkun ketu afer te tregoj une gjithcka.

-Ne rregull le te shkojme.

23:37 [SHQIP - ON HOLD]Where stories live. Discover now