6. A Curious So-called-Bestfriend

136 20 35
                                    

Nancy's P.O.V

E vetmja gje qe doja te beja ne ato momente ishte te vrapoja. Mund te dukej budallallek, por ne ate moment doja vetem te vrapoja dhe te largohesha nga aty. E dija se te nesermen do te merrja nje denim te lehte nga profesori kujdestar, qe mund te ishte pastrim i klases apo kopjimi i ndonje detyre a mesimi rreth 40-faqesh, por nuk me interesonte. Po shikoja shume, po degjoja shume, shume gjera dhe mistere pernjeheresh.Nuk po duroja dot, me dukej sikur do te mbytesha. Vrapova dhe u largova nga ajo klase qe po me kallte daten. Dola nga shkolla dhe mora fryme thelle duke vene duart nder gjunj. Me dukej sikur nuk mbushesha dot me ajer. U ngrita, mbylla syte dhe mendova te pushoj ashtu ne kembe duke thithur ngadale ajer. Pasi u qetesova, eca ngadale duke u kthyer me kembe drejt lagjes sime.

Nje historian i vjeter sa bota? Nje Maniak qe kontrollon kohen? Nje highschool Superwoman? C'po ndodhhh? C'lidhje kam me keto persona... - kisha shume mendime ne koke, e gjithe shpjegimi dhe ato pamje... ishin shume te teperta per mua, me dukej kohe te ftilloja mendimet dhe te qartesohesha rreth misionit te atij klubi dhe te njohurit me teper te asaj shkolle. Ai takim sot.. Ishte dicka shume e prapritur per mua. Ata nuk kishin faj, por as une nuk isha e gatshme te mesoja akoma rreth atij klubi. Une nuk e di akoma cilat jane synimet e mia ne kete shkolle dhe cfare nxe zgjuarsia ime ketu. Nuk doja te ishte keshtu.

Doja thjesht te njihja disa miq, te kaloja nje kohe te mire dhe te mesoja sa me shume per t'iu perkushtuar shkencave te natyres dhe te dija sa me shume per to. Dhe pse jo... te perjetoja disa momente te bukura me te gjithe. Kaq, asgje me teper. Nuk i dua as superfuqite dhe nuk dua t'ia di se per cfare i duhem asaj klase. Dua qetesine time, dua te jem thjesht nje studente e asaj shkolle.

Nuk doja te shkoja ne shtepi, me prisnin 1001 pune dhe akoma me keq pyetjet e prinderve se si kalova, a bera miq te rinj apo a mora ndonje note. Nuk eshte se pertoja t'i pergjigjesha, thjesht... nuk kisha nerva per t'u pergjigjur. Isha akoma e shokuar pas gjithe asaj. Kthehem djathtas ne lagje dhe shkoj diku tjeter. Trokas ne dere dhe e hap nje vajze qe une e konsideroja miken time me te mire.

- Nancy? Po ti ketu? A nuk eshte heret?

- Katerin... - thashe me ze te ulet dhe e perqafova fort.

Third Person's P.O.V

Nancy deshironte te shkonte te mikja e saj me e ngushte per t'i shprehur te gjitha ndjesite qe nuk mund t'i thoshte ndokujt tjeter. Dhe ajo ishte Katerina, nje vajze simpatike, sybajame dhe tipare fisnike. Katerina ne fakt ishte shume ndryshe nga Nancy, ishte paksa badgirl, sassy dhe pelqente te kishte vemendje rreth saj, jo fame, po thjesht donte edhe te dukej ndonjehere. Jetonte ne shtepi me vete nga prinderit dhe ishte me e madhe se Nancy. Ato njiheshin duke rastisur ne lagjen qe kishin kur ishin te vogla dhe tani adoleshente. Katerina ka qene gjithnje per te ne momente te veshtira... dhe tani me shume se ne cdo kohe Nancyt i duhej nje krah i djathte te cilin prinderit nuk mund t'ia ofronin kurresesi, pasi do e merrnin per te cmendur ose do te thonin se po linte mesimet pas dore. Katerina e perqafon fort miken e saj dhe ulen ne kuzhine.

- Po te bej nje caj Nan, ulu ketu. - Nancy ulet ne njeren karrige te tavolines se kuzhines dhe pret miken e saj te pergatise cajin e preferuar tyren, caj me shege dhe boronice te kuqe. Pergatiti dy filxhane dhe u ul prane meje.

- Ka ndonje problem nga shkolla? Nuk ambientohesh dot? - pyeti Katerina e shqetesuar.
- Jo Katerina, nuk eshte aty...
- Po atehere? Cfare ndodhi?
- Sot kam pare shume cudira ne shkolle... - tha Nancy me ze te ulet dhe piu cajin.
- C'do te thuash me kete? - anoi koken Katerina per ta pare ne sy.
- Po ja, sot u perplasa me Lucas, nje nga shoket qe kam njohur ne kete shkolle dhe fluturova. Por nuk ndalova ne toke. Por ne ajer.
- Cfare? Nancy po tallesh?
- Jo, eshte e vertete. Me pas mua me rane te fiket por perseri arrita te shoh se cfare kishte ndodhur aty, Lucas u grind pak me gjyshin e tij i cili eshte profesor aty dhe me nje te kercitur te gishtave me zgjuan.
- Me duket pak e pabesueshme Nancy? Mos ndoshta do te ishte me mire te shtrihesh njehere dhe me pas te bisedojme? Ndoshta nuk-
- Jam mese e vetedijshme Katerina, dua vetem te me degjosh.
- Dakord, nuk te nderpres me. - tha Katerina dhe vazhdoi ta degjonte me vemendje Nancyn.
- Me pas ne kohen e menses gjyshi i tij na con drejt tarraces, por duke menduar se do te shikoja qiellin, ishte nje klase tjeter, shume ndryshe nga te zakonshmet. Ishte shume e vecante. Por ishte klub superfuqish. Aty secili ishte i vecante dhe ne kete klub kishte privilegje te zhvillonte aftesite e tij.
- Wow, kjo po qe me duket e pabesueshme.
- Vertet, kur me thane se edhe une isha e vecante, te them te drejten u merzita. Dua thjesht te mbaroj kete dreq shkolle dhe te iki qe ketu. Keshtu u largova dhe nuk lashe askend te me shpjegonte me tej. Nuk mundesha... - tha Nancy paksa e perlotur nga tere ato mendime qe i vinin ne koke.
- Nancy... mos u shqeteso, gjithcka do te shkoje mire. Nese je e vecante dhe kjo eshte ne dobi te jetes tende, atehere mos hezito te mesosh me shume. Ti je vertete e vecante nga te gjitha aspektet. Nje shqise me shume nuk besoj se ben dem. - tha Katerina.
- E di por, mesova shume gjera sot dhe ikja ashtu.. U pendova pak.
- Nuk besoj se do ta kene keqinterpretuar sjelljen tende, besoj se do te te kuptojne.
- Ndoshta.. - shfryu Nancy dhe mbaroi filxhanin e cajit.

Meqe Katerina ishte pushim kete muaj pasi muajin tjeter niste universitetin, Nancy qendroi edhe pak me te duke biseduar perreth shume gjerave. Ishte pak si e cuditshme sepse nuk kishin folur qekur Nancy u shkeput nga ish gjimnazi i saj. Por kjo nuk i ndaloi shoqet e ngushta te kalonin nje kohe te mire. Pas disa oresh Nancy vendos te kthehet ne shtepi, sepse kishte edhe disa detyra te rendesishme per te bere. Katerina e shoqeron deri ne fund te rruges dhe e pershendet per t'u kthyer ne shtepi em nje buzeqeshje djallezore... per cfare te ishte ajo buzeqeshje?

Ne ato momente Nancy niset per ne shtepi ndonese ishte me e qete ajo akoma nuk e kishte harruar se c'ndodhi ne shkolle. Sapo arriti ne shtepi filloi te mendonte se si duhej te sillej dhe te reagonte te nesermen, pasi do t'i takonte te njejtet persona dhe do te perballej me po te njejten situate. Nga njera ane Nancy ishte e traumatizuar, kurse Katerina nga ana tjeter planifikonte skema ne mendjen e saj.

Katerina's POV

- Sa intriguese. Njerez me superfuqi...si te jene valle. Sa do me ndihmojne keto superfuqi valle ne misioninet e mia? Sa e forte do te behem. C'te jene valle... Ka mundesi qe Nancy me ka genjyer dhe ky eshte nje plan per te me kapur mua? Jo, jo s'e besoj... S'eshte personi qe i mendon gjerat aq thelle... Po habitem se si u kane treguar veten ata persona te cilet e prezantuar ne kete realitet tjeter... Madje edhe ajo eshte si ata... Mbase duhet te mbaj distance... Nancy nuk eshte nga ata persona te cilet i afron dhe e afrojne njerezit kollaj... Me siguri dhe ajo duhet te kete dicka te vecante e cila i ka bere ata persona ta besojne aq sa per t'ia bere te qarte se ekzistojne dhe keto superfuqi... O sa shume mendime pafund... Do te beja mire te vendosja shpejt pasi me duhet te zgjedh shkollen ne te cilen duhet te bej praktiken... Oi me filloi koka neser duhet te paraqitem per misionin tjeter, duhet te pergatitem sot, s'besoj se shenjestra do te jete e lehte kete here. Nejse... ne ate gjimnaz do futem me patjeter, fundja nuk kam cfare te humb. Edhe ne qofte se nuk ka nje menyre se si mund te fitoj nje superfuqi atehere do te kem me shume informacion. Pse jo mbase mund te fitoj dhe aleate te cilet mund t'i 'perdor' neper misione. Daren Maple... me prit, me ty kam nje borxh te palare. - thashe teksa shkova ne dhomen e gjumit dhe hapa nje sirtar... ne te cilin gjendej nje mik besnik imi...

-------------

Ja dhe nje personazh tjeter i ri! Epo... jo te gjithe kane nje mision te bukur ne jete...

Lily Maymac as Katerina

"Shpresojm t'ju pelqeje pjesa supernatyrale e kesaj historie, fundja intriga te tjera presin

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

"Shpresojm t'ju pelqeje pjesa supernatyrale e kesaj historie, fundja intriga te tjera presin... Prandaj mos u mjaftoni me kaq😝😂😁👍."

Se s'ju kemi pytur.. ju pelqejne postimet daily juve? ;) Besoj nuk po na perballoni dot eeee XD  

Lexim te kendshem!!

KejsiGerdeci & DeadlyStrider 

(in a DisneyLand way this time hehe😝😂😁)

(in a DisneyLand way this time hehe😝😂😁)

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.
23:37 [SHQIP - ON HOLD]Where stories live. Discover now