18. A professor's Will Arc 5

86 12 49
                                    

Nancy's P.O.V
Ishte dicka e papritur, askush nuk mund ta mendonte apo ta parashikonte dicka te tille. Nuk e di por me beri pershtypje shume... te gjithe ne kishim superfuqite tona, por askush nuk e kuptoi apo nuk ndjeu asgje te rrezikshme perreth ne ato momente para se kjo te ndodhte. I fajesova te gjithe, ishim pervetesuar, ishim gati.... gati me te miret dhe ne fund ndodh kjo. Nuk me interesonte beteja e neserme kur erdhem ne fillim ketu, me interesonin dy gjera, te kalonim mire dhe pse jo te fitonim, te gjithe ne, pak rendesi se kush do te ishte i pesti. Po jo keshtu. Nuk e imagjinova kurre keshtu.

Askush nuk fliste, degjoheshin vetem te qarat e lehta e Axel. Aty ndodheshin te gjithe, por ndihesha ne faj. Nuk e di pse e kisha ndjesine e fajit...

- Do te kthehemi ne shtepi. - ishte zeri i Axel pas shume kohesh heshtje. Te gjithe kthyen kokat dhe u habitem nga fjalia e tij.

- Ate nuk e vendos ti Axel. - tha qetesisht Profesori.

- Nuk me intereson, do te kthehemi dhe kjo eshte e prere. - u pergjigj me fort Axel.

- Degjo...

- Nuk dua te degjoj! E kuptoni se Jack nuk eshte me ne!? E kuptoni qe iku dikush qe ka vuajtur me shume nga te gjithe ju ketu!? Nuk e kuptoni kaq gje!? Si mund te vazhdojme kete kompeticion pa te!? - Axel tashme nuk mbahej, ishte teper i merzitur. Nuk i vija faj, kishte shume te drejte. Ajo merzi e shkaktuar nga humbja e kusheririt, te cilin e kishte si mik te ngushte dhe si vella... eshte dicka qe nuk kaperdihet kollaj.

- Ikim atehere.... - thashe me ze te ulet, por te degjueshem nga te gjithe.

- Nancy, mos krijo bindje kur nuk do te te degjoj as ty. - tha profesori me te njejten gjakftohtesi.

- Nuk mund te rri dot as une ketu. Nuk jemi ne 5she e plotesuar. Fundja... une kisha nje beteje dhe-

- Kjo te intereson ty?! Se nuk bere betejen deshiron te ikesh ne shtepi? - Axel e ktheu inatin nga une, ashtu sic e kisha menduar.

- Jo, nuk me intereson kjo aspak. Thjesht nuk dua te me shikoni as me meshire as me ironi se e fitova betejen pa luftuar. Dhe aq me pak nuk eshte askush nga ne ne gjendje te vazhdoje pas kesaj qe ndodhi. - iu pergjigja me po te njejtin emocion qe me percoi Axel ne ato momente.

- Qetesohuni, nuk jemi ketu per tu zene. Kemi nje qellim per te arritur edhe pse tashme Jack.... - Gloria nuk mundi te vazhdonte me, edhe pse nje superwoman, edhe ajo kishte ndjenja dhe i vinte keq per kete situate.

- Te gjithe e keni mendjen ne ate dreq kompeticioni. Ju qofshi! - Axel ngrihet ne kembe.

- Ku mendon se po shkon? - Lucas ishte ai qe nderhyri para se ai te largohej.

- ...prapa diellit Lucas. Me mire atje sesa me mendimet tuaja boshe. E shoh cfare vleresimi keni pasur per Jack. - shtyu Lucasin tutje dhe iku pa kthyer koken pas. Ai tension qe shkaktoi ne dhome me beri te qaja me denese dhe te vrapoja drejt dhomes sime. E ndjeja se ishte faji im per te gjitha keto. Lucas trokiste shpesh ne dere por nuk doja ta hapja. Skisha arsye, doja thjesht te qendroja vetem, ndoshta do te kthjelloja mendimet me shume. Por sa me shume mendoja aq me shume kujtoja momentet me Jack. Ishin komplet kujtime paksa jo shume per tu mbajtur mend por buzeqeshja sa here i kujtoja dhe me pas merzitesha. Do te doja ta kisha njohur me mire, te dija me shume.Ishte nje kohe shume e shkurter.

Te gjithe keto mendime me sollen nje gjume te thelle...pa perjashtuar ne enderr te cuditshme.

Ne nje pyll te bukur plot lule, i veshur me bluze dhe pantallona te bardha, ai gjendej aty. Floket e tij te kuq fluturonin ne nje drejtim duke nxjerre ne pah syte e tij jeshile, fytyren e tij. Ashtu sikur diten e pare te shkolles kur e takova. U afrova ngadale, edhe ai ecte. Derisa ishim fare prane njeri-tjetrit. Me ofroi doren e tij te djathte dhe instikti me beri ta pranoja. Tashme po ecnim drejt nje rruge qe skishte fund, krah per krah, pa folur.

23:37 [SHQIP - ON HOLD]Where stories live. Discover now