10. Great Entrance

84 19 22
                                    

Nen dilemen e saj, Nancy futet ne shkolle duke pertuar, edhe pse sot ishte e premte. Si cdo here shkoi ne klase dhe tha me ze te ulet mirmengjes, ndonese zerin e kishte pak te dridhur nga emocionet qe i pershkonin te gjithe qenien ne ato momente. U ul ne banken e saj si zakonisht dhe nxori mjetet e nevojshme per Ktheu syte nga Lucas, i cili po lexonte nje liber tere vemendje dhe pa folur gjysme fjale u ul dhe me nxitim nxori librat per t'u pergatitur per oren e pare; Gjeografi. Nancy e kuptoi se sot mesuesja nuk do te ishte e vetme. Dera u hap, te gjithe u ngriten ne kembe dhe dy silueta hyne ne klase. Ishte mesuesja e Gjeografise bashke me nje vajze tjeter.

- Mirmengjes klasa, duke filluar qe sot bashke me ne do te jete edhe nje mesuere e re, e cila ka periudhen e stazhit dhe do te jape mesim ne shkollen tone. Respsektojeni dhe jepini asaj te drejten qe t'ju mesoje ashtu sikur une. - tha mesuesja e Gjeografise duke u ulur ne tavolinen e saj dhe njekohesisht te gjithe nxenesit.

Katerina dallohet menjehere per bukurine e saj te padiskutueshme dhe nuk kishte si te ndodhte ndryshe pa degjuar zerat e djemve apo fytyrat xheloze te vajzave kur e pane. Nancy thjesht buzeqeshi por ishte paksa nervoze nga endrra e mbremshme.

- Pershendetje te gjitheve, quhem Katerina dhe shpresoj te kalojme nje ore te kendshme bashke. - tha Katerina duke u prezantuar dhe me pas nisi shpjegimin e mesimit.

Vemendja e djemve natyrisht ishte te Katerina dhe ajo e dallonte me se miri kete gje, por thjesht i duhej te sillej si e mire dhe te vazhdonte shpjegimin, ndonese ja kishte enda t'i shikonte ata ne sy. Ora e pare shkoi per mrekulli, ora e dyte ishte me profesorin kujdestar dhe me pas Letersi. Ne pushimin e gjate Nancy kishte deshire te shkonte ne mense, pasi kishte kohe pa shkuar qe prej incidentit ne klub; nuk donte t'i shikonte rrotull. Ne momentin kur del nga klasa, padashur perplaset me Lucas. Ai u kthye thjesht i dha nje buzeqeshje, gje qe s'kishte nodhur kurre me pare. Ajo e sheh drejt e ne sy dhe buzeqesh ne menyre te pavullnetshme gjate gjithe kohes se pushimit.

- Me dukesh e gezuar sot! Ndonje lajm i mire? - kuzhinierja mjaft e sjellshme pyet Nancyn. Nancy buzeqesh me shume dhe pohon me koke. Kthehet dhe ulet diku ne mes te asaj salle kaq te madhe.

- Si thua, t'i flasim njehere?
- E pse ta ulim veten ne para asaj?
- He moj trushkulur se nuk do na haje, ulim veten thote.
- Mire mire shkojme.

Hm, interesaxhiet kishin kohe pa i folur keshtu qe u ulen prane saj dhe filluan pyetjet.

- Heyy Nancyy, nga ke humbur?
- Duke qene se jemi ne nje klase edhe kam humbur. - i tha Nancy te dyjave pa shume humor per te folur me to.
- Nuk me pelqen kjo sjellje Nan, fundja ne te dhame njefare shtyse ketu si shoqeri e pare qe zure. - tha Aida duke u ulur ne ane ne karrige.
- E cfare shtyse ishte ajo? Te me perplasnit me nje maniak ne vend qe te ndihmonit dhe te me shpetonte dikush qe sjua mban te krahasoheni? Kjo po qe ishte e bukur zonjushe. - tha Nancy dhe deshi te largohej, por qe shpatullat iu ulen te dyja poshte nga duart e Neviles.

- Shiko Nancy, nuk ta kemi edhe shume shume qejfin se e shohim qe ke nje shoqeri te mire, por ama edhe nga shoqeria e vjeter ki kujdes, ndoshta - dhe afrohet e i peshperit ne vesh - mund te dije dhe te beje me shume gjera se e reja...

Per fatin e mire Gloria ulet prane Nancyt, ne nje fare menyre per t'i shtyre tutje sepse e dinte qe biseda me to ishte e mrekulleshme. Nevila dhe Aida iken pa bere fjale me teper dhe u ulen diku me larg tyre. Kjo po qe eshte influenca e Glorias.

- Je shpetimtare Glor, seriozisht nuk po duroja nje minute me teper.
- Supergirl praa rri tani. Si shkoi dita dje?
- Mire te themi? Me 1001 mendime ne koke por qe besoj te henen do te jete me ndryshe. - tha Nancy dhe duke veshtruar ne hic, syte i shkojne te Lucas, i cili po e veshtronte po ashtu. Nancy hedh syte tutje ne shenje shmangieje; nuk ishte ajo dita per Nancyn, ishte shume nervoze.

Gjate kohes qe po kthehej ne klase, sheh Katerinen duke folur ne telefon, nuk e kuptoi se per cfare fliste biseda. Ne moment Katerina kthehet dhe she Nancyn kurioze. Ne moment thote nje "Te marr me vone" si e stresuar dhe mbyll telefonin me vrap. Nje buzeqeshje po nervoze shfaqet ne fytyren e saj dhe vrapon drejt Nancyt.

- Nancyyy!

- Kat ckemii, si po te shkon dita sot?

- Mrekulli, shume me mire nga c'mendoja! - tha Katerina dhe bie zilja. Ne moment i kerkon te falur Nancyt dhe iken duke nenqeshur. Nancy shfryu ne shenje mosbesimi dhe iken ngadale ne klase.

***

Pas mesimit Nancy duke zbritur shkallet ndeshet perseri me Lucas, i cili edhe vete u habit paska. Nancy donte ta shmangte me cdo kusht ate dite, por thuajse e pamundur. Pas Nancyt ishin disa djem qe po vraponin me nje shpejtesi aq te madhe, sa nese Lucas nuk do ta kishte terhequr pas vetes atehere Nancy nuk do te gjendej me aty, me gjume gjasa siper tavanit ose tutje shkolles. Dhe ja, nje moment paksa awkward, i pashangshem. Ne moment ndahen, njera skuqet pak dhe tjetri vendos dore pas qafes.

- Fa-faleminderit. - belbezoi Nancy.
- Asgje..
Ne moment Nancy do te largohet, por Lucas e ndalon duke e kapur nga krahu.
- Sikur me je shmangur pak sot? - pyet Lucas me nje ze paksa te trishtuar, gje qe nuk i shpeton Nancyt.
- Epo ja qe.. Ngaqe ate dite.. Klubi edhe.. - Nancy po belbezonte shume dhe fjalet nuk ishin shume te qarta. Lucas thjesht per te degjuar me mire afrohet edhe me prane Nancyt, duke bere qe Nancy te zmbrapset dhe te mbeshtetet pas murit paksa e superizuar. Ne fillim koka e tij ishte e ulur dhe pastaj e veshtron drejt e ne sy.
- E ke fjalen per vrapin? Nuk ka asgje, shpresoj te vish se shpejti ne klub. - tha Lucas me nje buzeqeshje te hidhur dhe beri te shkonte.

- Lucas!
- Po?
- Je... i merzitur me mua?
Lucas buzeqeshi lehte dhe nuk tha asgje, por u ngjit lart. Nancy ndjeu perseri faqet t'i skuqeshin por iku ne gjendje konfuze. Fundja ishte po ai qe e puthi ne enderr dhe ishte i ndergjegjshem per kete ne boten reale.

Nderkohe Katerina po kthehej ne shtepi kur nje person e merr ne telefon.

- Alo?... Po, me ne fund arrita te kem kohe te lire dhe te flas.... Po po cdo gje ne rregull, fitova zemren e drejtoreshes dhe jam tashme mesuese... jo, me mire te mos veprojme akoma, eshte paksa heret. Fundja, ajo nuk eshte futur ne klub akoma. Duhet te presim javen. Keshtu mesoj edhe une e shume per shkollen... pa merak. Mirupafshim.

Katerina e mbyll telefonaten dhe shkon ne shtepi.

- Nancy e dashur... jeta ndonjehere te ben te ndryshoh shume here drejtime, ashtu si edhe ty po te ndryshon jeta... por une do ta bej ta shijosh aq shume sa nuk mund ta marresh me mend... me shume gjasa do japesh shpirt per te jetuar. - qeshi djallezisht Katerina dhe pa mikun e tij besnik qe po rrinte ne po te njejtin sirtar.

Shume ndodhi kete jave ndodhen. Valle fundjava do te jete me e qete?

---------------

You want romance it'll start soon don't worry.  Hope you like it😊

Kerkojme pak ndjese por fundjava eshte e shenjte... apo edhe dy jave dhe pastaj qofshim shendoshe TT^TT. 

Lexim te kendshem! Faleminderit per mbeshtetjen tuaj!

KejsiGerdeci & DeadlyStrider

KejsiGerdeci & DeadlyStrider

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.
23:37 [SHQIP - ON HOLD]Where stories live. Discover now