16. A Professor's Will Arc 3

81 13 33
                                    

Nancy's P.O.V

Sot, per cudi nuk gjeta njeri ne shtepi si ne ditet e tjera. Kush e di, ndoshta e kishin me te ngarkuar diten sot.

Meqe shtepia ishte e gjitha imja, mendova te beja disa gjera qe kisha kohe pa i bere qekur fillova shkollen; rregullimin e shtepise ashtu sic doja. Duke filluar nga te dhomat e gjumit deri ne kuzhine sistemova c'te mundja. Ndonese e dija qe me priste nje ngjarje e madhe, ndoshta te merresha dicka per te lehtesuar ato emocionet ishte me e mira qe me vinte ne ate moment.

Sapo mbarova darken me te ardhur prinderit ne shtepi. Well, ishin paksa te habitur pasi kete gje e bej mjaft rralle.

- Me duket se Nancy ka dicka per te na thene sot. - Mamaja e dinte se ne kete menyre "i merrja me te mira" prinderit e mi per te marre leje. Arsyeja kryesore kjo ishte, jo pa qellim. Por gjithashtu kisha aq shume vrull sa me t'u lodhur sikur u qetesova.

U ulem per te ngrene dhe pasi pjatat u larguan nga tavolina filluam diskutimin e shumepritur.

- Pa he, presim diskutimin Nancy, c'ka ndodhur? - pyeti babi.

- Epo ja, meqe eshte pranvere me duhet te shkoj ne nje eskursion.

- Vetem se eshte pranvere?

- Po... ja do t'jua shpjegoj. - e kisha pak te veshtire ne fakt per te thene se do beja beteje keshtu e ndrova paksa - Duke qene se konsiderohem nje nga nxeneset me rezultate goxha te larta deri tani, me ofruan nje vend ne Klubin e Aktiviteteve Extrakurrikulare! - Nuk doja t'i trembja duke thene paranormale. E kemi provuar njeher familjarisht te shihnim film horror dhe rezultati ishte nje katastrofe. - Dhe duke plotesuar disa kritere, ky klub eshte i vecante dhe ka te drejte per arsye studimore te beje eskursione.

- Dhe? - Mamaja pyeti me kureshti.

- Dhe ky eskursion do te behet ne Rome!

- Me c'rast? - ishte babi qe u hodh ne pyetje tani.

- Me rastinnn... e nje olimpiade! Po, eshte nje olimpiade nderkombetare dhe ne si klub duhet te marrim pjese.

- Epo mire, do te vijme edhe ne atehere. - tha mami pa u menduar dy here.

- MA! - shfryva me mosbesim, sepse e dija qe do e thoshte kete.

- Cfare? Me fal, eshte udhetimi yt i pare jashte shtetit dhe ti kujton se do te te leme kaq kollaj?

- Per kete - nxorra letren e lejes me te gjitha ligjet e mundshme dhe pergjegjesite qe Prof. Astriti kishte vendosur. - Ja dhe letra, keni te drejte ta lexoni me gjithe miresine tuaj.

Duke e lexuar dhe duke me pare, isha paksa nervoze. Ate leter mezi e kisha krijuar pasi ne fakt ishte per beteje, por Prof. Astriti u tregua i mire me te gjithe dhe e krijoi sikur te ishte olimpiade e thjeshte.

Pasi e mbaruan se lexuari, perseri nuk ishin te bindur. Nuk e di pse sot nuk po me shkonte fati si doja.

- Me ke do te shkosh?

- Me klubin praa.

- Sa veta jeni?

- 8.

- Dhe nuk ka vend per njerin nga ne?

- Ma, eshte drejtoresha dhe supervizori i klubit. Jam e sigurt me ta.

- Djem ka? - babiiiii.

- O ba, shkolla nuk ka vetem vajza. Do te thote qe ka edhe djem. - qesha lehte.

- Do ta mendojme. -tha mami dhe u ngrit.

- Ma, te lutemm, duhet ta dorezoj neser. Sot me lajmeruan e di qe eshte e papritur per ju por per mua eshte shume e rendesishme.

23:37 [SHQIP - ON HOLD]Where stories live. Discover now