Pjesa 1

485 29 13
                                    

Ajo ishte nje vajze e thjeshte. I pelqente muzika, leximi, kercimi (edhe pse nuk kishte mundesi), arti dhe te shkruante.
Ishte nje vajze e sjellshme, e qeshur, miqesore, aventuriere dhe e gatshme per te jetuar deri ne minuten e fundit te jetes plot pasion e dashuri.
Dashuronte te bukuren dhe i falte jete cdo gjeje qe e ndjente me zemer. Per te ekzistonte vetem miresia, e bukura dhe dashuria, sigurisht. E keqja nuk ishte ne fjalorin e saj. As ne perditshmerine e saj. Nese dikush sillej "jo sipas rregullave te se mires" (sic e quante ajo), ai ose ajo duhej te kishte nje arsye teper te madhe qe vepronte ashtu. I justifikonte te gjithe qe silleshin "jashte rregullave te se mires", nuk i vinte faj askujt dhe shikonte cdo gje me pozitivitet.
Familja e saj ishte primare per te. Kalonte shume kohe me familjen e saj dhe ate kohe e quante " kohe e cmuar ". Pastaj vinin miqte. Miqte e saj e respektonin, e donin dhe e mbeshtesnin per cdo gje. E ndersa ajo jepte edhe jeten per ta. Ata ishin nje familje e dyte per te. I pelqente t'i quante miqte e saj " Mrekullia ime e 8".
Pas miqve vinte dashuria e jetes se saj. Nuk ishte me pak i dashur sesa miqte e saj, por asaj i pelqente t'i karakterizonte ne kete menyre. Ai ishte dashuri, perjetesi, lumturi, gezim, miresi dhe pasion per te.
Ai e donte pa fund.Ajo ishte njeriu qe nuk mund te mos e vije re buzeqeshjen e embel, ata sy te shendritshem qe nxirrnin xixa sa here qe fliste per te. Ai nuk mund te mos i dashuronte ata floke te gjate te zinj, qe i perkedhelnin fytyren sa here ajo afrohej ta puthte. 
E ndersa ajo nuk mund te mos e vinte re lumturine e gezimin qe fytyra e syte e tij shprehnin, sa here qe ajo i thonte se sa shume e donte, e sa shume fjalet nuk mund ta shprehnin dashurine e saj. Ajo pelqente shume ta quante "pasioni im i perjetshem", e ndersa ai e quante " dashuria me e embel e botes ".

AjoUnde poveștirile trăiesc. Descoperă acum