Pjesa 9

115 14 4
                                    

Gjumi i doli trembshmem. Ishte ende po ne ate dhome gjysme te erret spitali. U tremb. Kishte frike nga erresira. Nuk e duronte dot.
-Ndizeni driten! - peshperiti ajo e lodhur. Askush s'po e degjonte.
-Ju lutem, dua drite! Kam frike! Mos me lini ketu ne erresire. Erresira eshte e frikshme! - ajo po perpiqej me te gjithe forcat e saj te therriste, por nuk e degjonte kush. S'dinte c'te bente. Ajo erresire i dukej sikur sa vinte e i futej ne zemer e ne shpirt.
Ashtu e pashprese, mblodhi ato pak fuqi qe i kishin mbetur, dhe duke u zvarritur po ngrihej vete ne kembe. U rrezua. U zvarrit ngadale. Lotet i digjnin syte, por s'donte te dorezohej. E mberriti dhe e ndezi driten. Ne ate moment iu duk sikur iu ndricua shpirti, zemra iu mbush me jete.
E kuptoi qe s'mund te vdiste. Nuk e donte jeten, por kishte frike nga vdekja. Erresira e vdekjes e kishte trembur jashtemase. Kur ndezi driten iu duk sikur jeta e perqafoi per here te dyte dhe e mbertheu fort ne krahet e saj. Donte ta leshonte, por kishte frike te zhytej serish ne erresire. Drita i dha force dhe ngadale u cua ne kembe. Shkoi vete ne shtrat serish. Pa foton qe kishte ende ne dore dhe e puthi. Pastaj e vuri prane zemres, aty ku e kishte vendin.
Si do te jetonte tani? Donte te vdiste, por kishte frike. S'donte te jetonte por ishte e detyruar. Si t'ia bente? Si te jetonte pa askend ne kete bote?

AjoWhere stories live. Discover now