Pjesa 7

140 18 2
                                    

Kishte kaluar nje kohe shume e gjate, ore te tera qe kur ajo kishte mberritur aty. Ishte shtrire ne mes te atij rremeti te eger e te zi. S'donte te largohej, donte te ikte bashke me ta. Nese ata duhej te iknin, do te ikte edhe ajo. C'i duhej asaj jeta ne fund te fundit? Nuk kishte me asnjeri ne kete jete. S'kishte arsye te jetonte, te ishte e lumtur. E ku kishte shkuar gjithe ajo lumturi? Ajo lumturi ishte zhdukur... paf... Sikur dikush te fikte nje drite qe nuk ishte shuar prej nje perjetesie.
Ajo nuk kishte me asnje arsye te qeshte, te jetonte, te donte, te gezonte. S'kishte asgje ne kete jete. Ishte si ata njerezit e palumtur qe silleshin rrugeve. Tani i kuptonte ata kur thonin se ishin te palumtur. Tani i kuptonte pse nuk gezoheshin dot. Ajo s'mund te gezonte me, edhe sikur te donte, nuk mundte. E pse te gezohej? Pse? Kur s'kishte asnje arsye as pse te jetonte te pakten. Ishte krejt e vetme ne ate jete, e bote mizore, ku njerezit me te dashur duhet te largohen nga kjo bote, kaq... kaq mizorisht, kaq shpejt.
Ajo s'kishte arritur as t'i falenderonte, per te gjithe te mirat qe i kishin bere, s'kishte arritur as t'i thonte se i donte pa mase, me shume se cdo gje tjeter ne kete bote. S'kishte arritur as t'i thonte se do te ecte serish.
-Pse duhej te me ndodhte mua? Pse o Zot? Ku gabova, qe jam denuar ne kete menyre? Ma merr edhe mua jeten o Zot, te lutem!! S'dua te jetoj pa prinderit e mi, pa dashurine time, pa miqte e mi! S'dua te jetoj, s'dua, s'duaaaa!!!...

AjoWhere stories live. Discover now