Pjesa 5

168 19 4
                                    

Tani me shume se kurre ishte gati te shkonte ne ceremonine ku te gjithe po e prisnin me padurim. Ishin vetem 50 veta ata qe do te merrnin pjese ne ceremoni, nje rreth shume i ngushte familjar e shoqeror. Ne altar do ta shoqeronte babai i saj, por ai do ta priste atje, ne breg te detit ku ishin mbledhur te gjithe. Qe tani i imagjinonte fytyrat e tyre te buzeqeshura dhe qe mezi prisnin te shihnin ate te veshur me te bardha.
Rruga deri ne bregdet po i dukej e gjate, e pafund.
Papritur pati nje shtrengim ne gjoks. Iu duk sikur dicka iu ne zemer. Fryma iu bllokua per nje moment dhe syte iu erresuan. Filluan t'i merreshin mendte, duart i dridheshin pa i kontrolluar. Krejt trupi sikur iu paralizua. Zemra i rrihte si e cmendur.
Pastaj dalengadale ashtu si nisi, gjithcka perfundoi. Trupi iu shkri, dridhja e duarve i pushoi dhe filloi te merrte fryme normalisht. Hapi syte dhe shikoi perqark vetes. Ishte ne makine ne shoferin qe po e shoqeronte. Ishte gjithcka ne rregull. Duhej ta kishte pasur nga emocionet.
Dalengadale bregdeti po afrohej. Dhe ja ku mberriti. Momenti i shumepritur erdhi.
Buza i qeshte vesh me vesh dhe zemra i rrihte si e cmendur nga emocionet dhe lumturia qe po perjetonte. Kishin mbetur edhe disa sekonda te fundit derisa ajo te shikonte te atin qe po e priste dhe pastaj ta shoqeronte per te "pasioni i saj i perjetshem" qe te benin betimin e perjetesise.
Shoferi u largua dhe ajo u nis. Po levizte karrocen shume ngadale, zemra i rrihte sikur do t'i dilte vendit. Po buzeqeshte, por kishte nje buzeqeshje jo si ato te zakonshmet. Tani do te shihte te atin tek e priste, edhe ai i buzeqeshur. U kthye dhe...
Babai nuk ishte aty. Ishte qetesi. Thirri te atin dy a tri here, por askush s'u pergjigj. Levizi karrocen ne hyrje te vendit ku do te behej ceremonia.

AjoWhere stories live. Discover now