Pjesa 6

155 21 4
                                    

Cfare te shihte! Gjithcka ishte nxire. Disa flake te vogla qe po shuheshin ne fund te vendit. Trupa njerezish te djegur dhe nje qetesi shurdhuese. S'kishte mbetur asgje nga ajo qe kishte qene ne fillim.
Fustani i saj i bardhe, nje kontrast i tmerrshem ne ate vend te nxire e te zi sterre.
Si besonte syve! C'ishte ajo qe po shikonte? C'ishte ky vend i djegur? Ku ishin familjaret e saj? Shoferi duhej ta kishte sjelle gabim aty. Duhej te kishte ngaterruar adrese.
Jo! Ajo s'i besonte syve. Filloi te levizte mes atij rremeti te tmerrshem. Ne cdo cast qe kalonte zemra i shtrengonte edhe me fort, dhe lotet filluan t'i rridhnin curg. Jo, s'mund te ishin ata! Shkoi deri atje ku duhej te ishte vendi i ceremonise. Shikoi perqark te gjente dicka qe s'i perkiste familjareve te saj. Pastaj syte i kapen dicka, dicka te vogel qe i kishte shpetuar zjarrit.
E pa. Duart filluan t'i dridheshin. Ajo... ajo... ishte fotoja e saj dhe... dhe e "pasionit te saj te perjetshem". Fotoja qe ata kishin zgjedhur ne ftesat e tyre.
Pra ishte e vertete! Ata njerez te shtrire pertoke, te djegur... ishin ata. Ajo filloi te bertiste fort. Ajo qetesi e tmerrshme e frikesonte.
-Joooooo! Mami, babiii? Ku jeni? Zemra imeee?? He pra! S'jeni ju keta ketu! S'eshte ky vendi ku une do martohem! Kjo s'po ndodh! S'eshte e vertete!  Zgjohuni! Dikush te me flase! Kjo eshte shaka! S'eshte e vertete! Ju lutem! Levizni! Pse jeni ne kete vend te shkrete?  Pse jeni shtrire ne toke? Pse jeni te nxire keshtu? Me shikoni! Jam une! Mikja, dashuria, vajza juaj! Me shikoni! Une sot martohem! Jam veshur me te bardha! Ju lutem, ju pergjerohem! Me zgjoni nese jam ne kete enderr te keqe! Nuk dua ta shoh me! He, pra! Eja, me shihni! Zgjohuniii!!!
Ajo u cua ngadale nga karroca. Kembet nuk i kishte ende te forta, por duhej te cohej. Te cohej e t'i zgjonte te gjithe. U cua, por u rrezua. U zvarrit dhe kapi doren, apo ate qe kishte mbetur nga dikush aty. E shtrengoi fort.
-Cohu, te lutem! Shiko ku jam! Me shiko, une mund te eci! Te lutem, me shiko! M'u pergjigj!! Ti doje gjithmone te me shikoje ne kembe serish! Te gjithe ju doni te me shihni ne kembe serish! Ja ku jam! Me shihni! Pse s'me sheh kush? Pse s'me pergjigjeni? Ju lutem!!! Une s'mund ta besoj! Ju s'keni ikur! Une s'mund te jetoj dot pa ju. Ju lutem! A s'ka njeri te me thote dicka? Mami, babi, pasioni im, miqte e mi, ku jeni?
Fustani i bardhe e madheshtor i ishte nxire. Nuk ishte me i bardhe. Ajo nuk po martohej. Nuk po jepte betimin bashke me dashurine e saj. Nuk po ndodhte asgje nga ato qe ajo kishte imagjinuar. C'kishte ndodhur valle? Pse te ndeshkohej me nje fatkeqesi te tille, kaq mizore? Pse duhej pikerisht asaj?
Ajo ishte aq e lumtur, aq e gezuar.
-Ku eshte lumturia ime tani? Ku jeni ju, mbeshtetesit e mi? Ku jeni ju, arsyeja ime per te jetuar? Ku shkoi gezimi, pasioni e dashuria qe s'do shuheshin kurre?? Kuuuu??? Dikush te me pergjigjettt!! Pse s'me flisni? Zot, te lutem, kjo s'eshte e vertete! Kjo s'po ndodh!...

AjoWhere stories live. Discover now