Pjesa 2

248 23 6
                                    

Cdo gje ne jeten e saj ishte kaq perfekte dhe ne lumturi ekstreme sa as vete nuk i besohej qe jetonte ne kete mes kaq te gezueshem e te dashur. I dashuronte ditet e lumtura qe kalonte dhe falenderonte Zotin, sa here qe zgjohej ne mengjes e lumtur dhe e buzeqeshur ne krahet e "pasionit te saj te perjetshem". Vertet ajo jetonte ne kete lumturi. Vertet besonte se miresia dhe bukuria e jetes ekzistonin.
Vetem njerezit e palumtur nuk i kuptonte. Nuk e kuptonte se si njerezit mund te mos lumturoheshin nga jeta. Nuk e kuptonte se si njerezit nuk e ndjenin pasionin e zjarrte per jeten dhe dashurine.
Perpiqej cdo dite t'i kuptonte keta njerez, por nuk arrinte ta bente dot. Nuk arrinte sepse vete jeta e saj, i kishte premtuar dhe rezervuar nje lumturi te perjetshme. Vete jeta i kishte falur vetem miresi e dashuri per zemren dhe shpirtin e saj.
I lutej Zotit qe edhe keta njerez ta jetonin lumturine qe ajo jetonte prej kohesh, qe ne lindje. I lutej Zotit qe edhe keta njerez te perjetonin dashurine, miresine dhe pasionin e jetes qe ajo kishte perjetuar ne cdo moment te jetes se saj. Shpresonte se nje dite kur te zgjohej, do t'i degjonte njerezit e palumtur te thonin: "Po une jam i lumtur. Une e ndjej lumturine." Shpresonte shume qe nje dite do ta degjonte kete.
A erdhi ajo dite? Po, erdhi. Dhe ajo ishte dita me e lumtur e jetes per te. Edhe me e gezueshme se cdo dite tjeter qe kishte kaluar. Shto kesaj edhe nje arsye tjeter teper te rendesishme per te. Ne ate dite do te kurorezonte dashurine e saj me te "pasionit te saj te perjetshem". Shpirtrat e tyre do te bashkoheshin njehere e pergjithmone, per mos t'u ndare as ne jeten e pertejme.
Ajo u lumrurua jashtemase kur degjoi te " palumturit" te therrisnin me sa ze kishin qe ata ishin te lumtur. Ata e kishin ndjere zemren e tyre te rrihte fort, kishin ndjere dashurine t'i ngrohte trupin dhe pasionin t'i mbushte shpirtin me kenaqesine me te bukur.

AjoWhere stories live. Discover now