Pjesa 12

118 12 2
                                    

Filluan t'i merreshin mendte, koka po i dhimbte sikur do t'i cahej me dysh. Trupi po i dridhej sikur t'i kishin futur korentin. Nga goja filloi t'i dilte shkume, syte iu rrotulluan...
Pastaj e gjeti veten ne erresire. Po ecte qorrazi ne nje korridor. Ecte e s'dinte ku shkonte. I dukej sikur dikush po e prekte, shmangej, por ishte dikush tjeter nga ana tjeter.
-Mos, mjaft! C'po ndodh? Ndizeni driten! Kush eshte aty? - vrapoi gjithe frike. Me ne fund e gjeti celesin dhe e ndezi driten.
Ishte ne shtepine e saj. S'kishte asnjeri aty. Pastaj pa deren e shtepise qe u hap tejndane dhe hyne nja dy gra. Ato po thirrnin emrin e saj. Por ajo ishte aty, para syve te tyre. Prit pak?
Mos kishte vdekur, ishte nje fantazme tani? Prandaj apo s'po e shihnin? Sa u gezua ajo!
Me ne fund kishte vdekur edhe ajo. Po pse s'ishte ne parajse? Pse s'ishte me te tjeret?
I ndoqi ato dy gra tek shkonin te dhoma e saj. Pastaj pa veten e saj aty.
Veten qe perpelitej si e cmendur dhe shkumen qe i dilte nga goja. Ato dy gra po perpiqeshin ta permendnin, ta shpetonin.
-Jo, ju lutem! Mos me shpetoni! Me lini te vdes! Jo, mos me prekni! Dua te vdes! - ajo u pergjerua atyre grave, por ato as qe e degjuan. Fantazmat nuk i degjon kush.
Ato e moren trupin e saj dhe e cuan ne spital. Ajo i ndoqi deri te dera e shtepise, ku u ul dhe filloi te qante me denese.
-Mos me shpetoni, ju lutem! Shpresoj te kem vdekur derisa te mberrij ne spital! Zot, ma merr shpirtin, mos me ler te jetoj! - ajo po lutej aty ku ishte. Lutej qe te mos jetonte me. Pse duhej te vazhdonte te jetonte kur ajo nuk donte??

AjoWhere stories live. Discover now