10

85 5 0
                                    

Ceremonia mortore ishte një torturë më vete. Ajo veç po qëndronte aty. As nuk fliste, as nuk dëgjonte, as nuk shikonte gjë. Ishte veç si trup aty. Zemra, shpirti, mendja e saj ishin tjetërkund.

Po mendonte për çastet e lumtura. Ato çaste të lumtura ku ajo dinte veç të qeshte. Kur nuk i interesonte asgjë asgjë tjetër veç të qeshte, të fliste me të atin, të grindej me të si macja me miun dhe të hidhte kunja.

Ku kishin përfunduar ato kohë? Kaq shpejt ishin hedhur poshtë nga e para dhimbje? Apo kishin qenë vetëm iluzione? Vetëm çaste të vjedhura pasi e jeta e vërtetë ishte thjesht vuajtje e dhimbje?

Jo. Jo. Jo. Ato çaste nhk kishin qenë asnjë nga ato. Ato ishin jeta e saj. Jeta që ajo gjithmonë do mbante në zemër. E dinte mirë se do t'a kishte shumë po shumë të vështirë t'a kalonte këtë pengesë që jeta ia kish venë para këmbëve. Por ajo do t'a kalonte. Do bënte çmos. Por do ia dilte.

Për inat më tepër. Jeta e kishte marrë inat duke i marrë gjënë e saj më të shtrenjtë, e ajo do ia dilte në mbanë duke kaluar vështirësinë më të madhe.

Në atë moment të gjithë ishin larguar. Kishte mbetur vetëm. Vetëm ajo dhe i ati. Me sa duket tezja e saj ia kishte dalë ta largonte të motrën nga aty. A Peni i ishte mirënjohëse. I duhej pak kohë vetëm me të atin.

- Hej. Ça po bën?- tha me zërin e mbytur mes lotëve.- Kështu të thosha përherë apo jo? A e di sa më mungon? Sa më ka marrë malli të të përqafoj? Të flas me ty? Të hedh kunja? E me kë t'i hedh tani? Me mamin? Ajo s'bën për atë punë.
A e di sa pyetje kam për ty? Sa shumë dua të di për ty? Mendimet e tua për mua. S'të kam pyetur asnjëherë. E di pse?
Se kisha frikë. E di që po qesh tani por mos guxo më. Patjetër që kam frikë. Njeri jam edhe unë.
Po ja që kisha frikë të dija mendimin tënd për mua. Doja t'a dija. Por kisha frikë t'a shihja veten me sytë e tu. Ndoshta do ish më mirë. Ndoshta mënyra si më sheh ti është më e mira. Po ja që unë kisha frikë.
A të të pyes tani?
Si do të kishe reaguar po të të kisha sjellë një djalë në shpi?- qeshi mes lotëve- do ishe bërë tym apo jo? S'do e pranoje kurrë që do të mund të dua dikë, një djalë më së shumti, më shumë se ty. E xheloz i sëmurë. Sa do kisha dashur t'a shihja atë fytyrën tënde.
Po sikur të kisha ngelur në ndonjë lëndë? Ça do më kishe thënë? Kjo njëherë është e pamundur pasi të kisha mbi kokë përherë. E mësove këtë? E bëre këtë?
Me kë do bëj mësimet unë tani? Kush do më ndihmojë? Kush do vij të ma fikë dritën kur të jetë ora tre e mëngjesit?
Pse ike?- tha atë që e kishte mbajtur përbrenda- Pse s'e mbajte premtimin? Të paktën një. Nuk po të kërkoj tre. Veç të kishe ardhur. Edhe të më kishe bërë të paguaja. Për zotin s'do e kisha aspak inat e mërzi. Veç të vije, të më puthje, të më përqafoje!
Por unë po të premtoj. Se këtë do e përballoj. Mirë? Do e kaloj edhe pse ti do të jesh në zemrën time e nl mendjen time përgjithmonë. Por do më ndihmosh. Nga lart. E di se s'beson te kjo, por tani bën mirë të besosh. Se do më shikosh nga lart, mirë?
O ba- e tani ai zëri urdhërues i mëparshëm u thye- të dua.

Dhe me kaq u ngrit. Se si ishte ulur nuk e dinte. U ngrit. E u largua. Lotët i kishin riguar faqeve. Sa kishte qarë këtë periudhë.

Por ajo është e fortë. Peni është goca e babait. Ajo mundet të qeshë edhe kur gjithë të tjerët qajnë. Peni e dinte mirë se kjo është ajo që babai i saj do të donte. Dhe ajo do t'a bënte krenar.

Kush jam unë?Where stories live. Discover now