15

61 3 0
                                    

-Për çfarë duhet të flasim ne të dy? Për faktin që ti u përplase me mua dhe më rrëzove në tokë dhe nuk kërkove të falur? Apo që më puthe dhe as për këtë nuk më kërkove të falur? Apo që më tërhoqe në një rrugicë të qelbur pa dëshirën time dhe më puthe përsëri pa, dhe e theksoj PA dëshirën time? Për cilën nga këto do që të flasim?- e pyeti në fund me një zë të sheqerosur.

- Si fillim, duke e parë që paska shumë rëndësi për ty, po të kërkoj të falur. Për të gjitha sjelljet e mia dje, që u bënë pa dëshirën tënde. E pranoj që si takim dhe përshtypje e parë, unë ngela në klasë. Por çdokush e meriton një mundësi të dytë apo jo?

Peni kishte mbetur pa fjalë. Nuk e kishte pritur këtë nga ai idioti pa emër.

- Epo unë nuk të fal. Pasi ajo që bëre ishte e pafalshme. Dhe këtë nuk e mendoj vetëm unë, ma do mendja se çdo kush në pozitën time, po të vihej dhe nuk ia uroj askjut, do vepronte njësoj. Madje unë mendoj se edhe mund të kishin denoncuar në polici dhe t'i mund t'i kaloje ca ditë të mira në qeli. Por unë jam treguar e mirë.

- Shiko Pen....

- Nga e di emrin tim ti?- e ndërpreu menjëherë.

Ai i buzëqeshi, por ajo buzëqeshje ishte super e çuditshme. Në pamje të parë dukej totalisht e sinqertë, por po ta shihje më mirë mund të vëreje në të grimca djallëzie.
Peni u step.

- Çfarë mendon se kam bërë unë gjatë kësaj kohe?

- Pra paske zbuluar çdo gjë të mundshme për mua? Pse nuk habitem?- u duk sikur pyeti veten, dhe u mat të largohej që aty. Por do ishte dora e tij që do e ndalonte.

- Prit. Të thashë që duhet të flasim.

- Unë nuk dua dhe nuk kam ç'të flas me ty.

- Ndërsa unë po.

- Ndërsa mua jo.- kryeneçësia e saj ishte gjithmonë një gjë e keqe.

- Mos unë duhet të t'a mbyll gojën ty gjithmonë me një puthje?

- Mos guxo...

Por ai e puthi. Në fakt ishte e vetmja mënyrë për t'ia mbyllur gojën.

Këtë radhë putha ishte me e egër, sikur ai donte t'i tregonte që dominonte.

Peni e shtyu menjëherë. Edhe një shpullë tjetër për të.

Por çuditërisht ai nuk dukej me nerva si dje. Po qeshte. Pa djallëzi.

- A e di se asnjë s'ia ka dalë të më qëllojë kaq shumë sa ti? As nëna.

- Epo jam e veçantë.

U mat përsëri të largohej. Por ai e ndaloi prapë.

- Besoj se e di si përfundon ky debat.

- Çfarë do prej meje?

- Të të njoh.

- Pse?

- Sepse duke marrë parasysh se nuk më je shqitur nga mendja që kur ike ashtu dje, dhe kjo gjë njk ka ndodhur ndonjëherë...

- Thashë unë që jam e veçantë- e ndërpreu ajo arrogante.

-...... mendoj me ka rënë në kokë për ty.

E Peni mbeti pa fjalë njëherë. Pastaj filloi të qeshte si e marrë. Pastaj papritur ndaloi dhe u bë serioze.

- Ça po thu o idiot?

- Se ti më pëlqen. Dhe a e di sa e bukur je kur qesh?

- Mjaft. Po flet marrëzira. Mos kot do edhe një shpullë tjetër që të të vijnë mendt në kokë?

- Jo faleminderit. Kam marrë boll sa për tërë jetën.

Bukur edhe po tallej tani.

- Shiko. Do të marrësh hak? Mirë, merr. Nuk më plas se çfarë mund të më bësh se të cënova krenarinë. Por nuk më vjen keq, sepse do e bëja sërish. E sërish. Por merr hak nga larg që mos të t'a shoh surratin mirë?

Me kaq e mbylli ajo. Por ai jo. E ndaloi edhe njëherë.

- Moj po nuk po tallem.

- Kurse unë mendoj se po. Si fillim ke më pak se 24 orë që më njeh, dhe me sa di unë ndjenjat nuk lindin tak fak dhe as mos më thuaj se ishte dashuri me shikim të parë se ti nuk je nga ata. Pastaj unë nuk di asgjë për ty.

- Kjo s'është e vështirë. Jam Noah dhe jam 18 vjeç. Jam king djalë. Super bob. Ça do më shumë?

- Shumë më shumë. Nuk të njoh e nuk më njeh.

- Më beso se unë njoh më mirë se sa ti mund të njohësh veten mirë?

- Avash mo avash.

- Jo moj jo.

- E di ç'ke ti? Më lër rehat. Atë bëj.

- Jo moj nuk të lë. Se të dua.

E puthi edhe njëherë. Por tani ishte e shtruar. E ngadaltë. Pasionante.

Peni e mallkoi me vete atë hijeshinë e tij dhe zemrën e saj të dobët që po binte dalëngadalë pre e kësaj loje të fëlliqur.

E shtyu edhe njëherë.

- Më duket se kjo të pëlqeu më shumë apo jo?

Pa vetvetiu nga ora në telefon. Kishte shkuar nëntë. Sa kishte ndenjur aty? E ëma do ishte zgjuar tashmë. Dhe e kishte humbur rastin të fliste me Mikelin.

Mikeli...

Një mendim i erdhi në kokë.

- Po kjo më pëlqeu më shumë. Por sa keq që nuk jam e lirë. Kam të dashur.

E pa sesi sytë e tij u bënë zi.

- Kush?

- Nuk t'a them.

- Mirë se do e zbuloj vetë.

- Ufff. S'më intereson. Mua më duhet të iki.

Dhe këtë herë u largua. Dhe ai nuk e ndali. Kishte nevojë të mendohej. Me të vërtetë ajo kishte dikë?

Kush jam unë?Where stories live. Discover now