12

66 3 0
                                    

E kishte mbajtur frymën deri sa shkoi në shtëpi. Hapi derën me dorën që i dridhej si e çmendur. Fati i saj që mamaja nuk ishte në shtëpi. I dallohej në fytyrë që ishte e tronditur. U ngjit me vrap në dhomë. Aty më në fund mund të dorëzohej dhe të shprehte atë që po ndodhte në shpirtin e kokën e saj.

U plandos në shtrat. Por as nuk qante as nuk qeshte. Ishte e shokuar gjithçka kishte ndodhur me aq vërtik sa me siguri trurit të saj, zakonisht shumë të shpejtë në kapjen e gjërave, do t'i duhej pak të kuptonte se ç'kishte ndodhur.

U ngrit ndenjur. Nuk mund të mendonte shtrirë.

"Okej. Duhet të qetësohem. Po dridhem si e marrë. Asgjë nuk ndodhi. Për mendimin tim ia tregove vendin atij maskarai. Sa herë e gjuajta? Jo më pak se pesë, jo."

E këtu filloi të qeshte. Ajo nuk kishte goditur askënd në jetën e saj. Përveç njëhere. Në kopësht. Peni nuk shquhej nga ato persona me durim të madh. Ndaj edhe i kishte goditur. Më saktë ata dy çunat kishin goditur kokat me njëri- tjetrin, por që ishte shkaktuar prej saj, se po i tërhiqte nga veshi derisa u bënë kokat xing.

"Mirë mjaft me këtë. Nuk më duhet si u kam rënë atyre. Ajo ça unë s'kuptoj është se pse dreqin më puthi mua në mes të rrugës? Pse dreqin më rrëzoi? Pse dreqin po vraponte si i marrë në një trotuar plot me njerëz?
Pastaj kush dreqin ishte ai që e puthte me zor pastaj e tërhiqte që aty si pa të keq? Ça dreqin i dukej vetja atij? Por ia tregova vendin mirë apo jo?"

Dhe u ndje e kënaqur nga vetja. Nuk ishte nga ato vajza që ulin kokën, të bërë kuqe flakë në fytyrë se një djalë i kishte puthur. Madje ajo jo vetëm që ia ktheu atë puthje por mori edhe guximin që t'i qëllonte madhe edhe poshtë brezit.

Por mendja Penit i kish mbetur tjetërkund. Ajo puthja....

"Po që s'puthte keq ai dreq. Ishte me përvojë. Posi jo përderia kap kë t'i dojë qejfi në mes të rrugës. Pse mos të jetë me përvojë? Po unë? Si ia ktheva ashtu unë? Unë që s'kam përvojë."

Peni nuk ishte edhe aq pa përvojë. Kish puthur edhe më përpara. Por kur kishte qenë tre vjeç. Madje me një të panjohur. Më mes të një lokali plot me njerëz. Tani s'do guxonte t'a bënte atë gjë më.

"Por mamit s'do i them gjë. Merr kot ajo. Unë i them puthje e ajo mund t'a marri përdhunim. Jo për zotin nuk mund të duroj edhe atë tani."

Si përfundim nuk do i thoshte gjë.

Por e ëma nuk po dukej gjëkundi. Peni kishte ardhur në shtëpi në gjashtë e gjysëm. Ishte tetë pa nji çerek. Ku ishte ajo? Peni po shqetësohej me vërtetë. Nuk ishte në tipin e mamasë zë vonohej, jo pa lajmëruar të paktën.

Aty nga ora 8 dëgjoi makinën.

Sapo e ëma i fut brenda, ajo i sul poshtë shkallave. Domosdo nuk do jepte spektakël para tjerëve.

- Ku ishe?- pyeti me një frymë.

- Uo. Me qetësi tigër.

- Më kthe përgjigje.- toni autoritar. Dukej sikur kishin shkëmbyer rolet.

- Me një shoqe moj. Për kafe.

- Pse s'më lajmërove?- Peni mund të bëhej me të vërtetë e keqe kur donte.

- Kush është mamaja këtu? Unë apo ti?

- Nuk e di, kush?- pyeti me një zë gjoja të pafajshëm, por jooooo.

- Moj ti.

- Mirë mirë. Më fal!- u llastua ajo. E njihte mirë të ëmën. Nuk e duronte dot kur sillej ashtu. Zbutej gjithmonë.

- Të fal. Po ça të gjet ty njëherë? Mi duk vetja si në hetuesi.

- U shqetësova. Nuk lajmërove.

- Më fal. Harrova. U habita me atë shoqen.

Por Peni kishte dyshimet e veta. Patjetër. Ishte e dyta herë që e ëma përmendte shoqen, por kjo nuk e bindte. Pastaj seç kishte një shikim në sy. I shndrisnin sa herë e përmendte.

- E sigurt që është shoqe?

- Oooo Pen tani. Futja kot muhabetit.- u duk e acaruar e njëkohësisht e zemëruar.

- Mirë, mirë. Më fal.

- Hajt tash. Sa të ndërrohem.

Dhe mori për t'u ngjitur lart. Por diç iu kujtua dhe u ndal.

- O Pen, e more atë topin ti moj? Me autograf?

Topi. Topi. As nuk u kujtua fare.

- Ça...

Topi. Jo. Jo. Jo.

Duke u marrë me të e kishte harruar. Joooooo.

- Po e mora. -shtrëngoi veten të thoshte.

- Mirë. Më bëhet qejfi. E di sa shumë e ke pritur.

Po pra. Por tani e kishte humbur.

Kush jam unë?Where stories live. Discover now