22

61 3 0
                                    

Hapi sytë. Pa nga dritarja. Dita ishte e bukur. Dielli shkëlqente.

Por s'ishte rehat. Pse ishte aq ngushtë në krevatin e saj?

Ktheu kokën dhe pa Noah që flinte krah saj. Dukej kaq i qetë, kaq pa shqetësime, kaq i bukur.

Buzëqeshi me vete.

E dinte mirë qëllimin e tij me të.

Por ajo s'po ia bënte aspak të lehtë.

Por e pranonte se diçka për të kishte filluar të ndjente diçka. As vetë s'e dinte. Por ishte e sigurtë se kështu nuk ishte ndjerë ndonjëherë më parë.

Hodhi sytë me përtesë nga ora. E tmerruar pa se ishte 8:30.

U ngrit me njëherë.

- Çohu. Çohu mor.- e shkundi nga supi. Por Noah s'tundej.

I hipi sipër dhe e shkundi fort.

- Çooooohuuuuuu.- i bërtiti fare afër veshit.

E ai u ngrit menjëherë. E kapi nga beli dhe e vuri poshtë vetes. Pesha e tij nuk e linte të merrte frymë e jo më të lëvizte.

- Moj ti je e marrë apo si? Ça dreqin ke që në mëngjes? Nuk të del e gjithë dita për të më nxjerrë nga trutë mua? Edhe tani s'do më lësh rehat?

Epo Peni tani një gjë e kishte të qartë. Noah nuk duhej të shqetësohej në mëngjes. Fytyra e tij ishte aq e acaruar. I vinte kaq për të qeshur. Por vetëm do i bënte më keq vetes.

- S'marr dot frymë.

- E meriton.

- Çohu mor.

- Ça dreqin pate?

- Është shumë vonë.

- Sa?- as sytë nuk i hodhi nga ora.

- 8:30.

- E kjo të duket herët?- me të vërtetë që po fillonte të mendonte se ajo ishte e marrë.

- Mami vjen në 9. Dhe zakonisht është e përpiktë.

- Epo për këtë lojën tënde të vogël, unë s'do iki. Dua të shoh fytyrën e saj kur të më shohë mua këtu.

Fytyra e saj i bë e bardhë borë.

- Hë ke frikë?

Por ajo s'u përgjigj. Veç hapte e mbyllte gojën.

- S'marr..... dot...... frymë. - ajo mezi lëvizte.

E ai i shqetësuar e la të lirë.

- Je mirë?

E shihte atë tek merrte frymë rëndë.

- Ti je....me të vërtetë.......idiot.- tha kur i erdhi zëri.

- Më fal. S'doja.

- Mirë ik tani.

- Po iki. Më fal?

- Të shoh. Ik tani.

- Mirë.

Dhe iku. Sapo ajo dëgjoi derën e shtëpisë, ajo u lëshua në shtrat dhe qeshi me shpirt me fytyrën e tij aq të penduar.

                               ***

Priti e priti. Priti më shumë. E pastaj priti prapë.

Por kishte kaluar ora 9 pastaj 10 pastaj 11 e pastaj 12. E ëma nuk dukej. E kishte marrë shumë herë në telefon. Nuk i ish përgjigjur.

I kishte shkruar mesazh. As ato nuk i kish parë.

Çfarë dreqin po ndodhte?

Aty nga ora 2 dëgjoi një zhurmë makine. Pa nga dritarja. E ëma po dilte nga një makinë e panjohur. Se kush ishte në timon nuk e shihte, por nuk dukej si një grua.

E ëma ishte shumë e lumtur. Rrezatonte lumturi. Dukej nga një kilometër larg.

Hyri brenda dhe Peni po e priste në sallon.

- Përshëndetje. Si je?- e pyeti ajo e lumtur

Kush jam unë?Where stories live. Discover now