19

63 3 0
                                    

Peni po kalonte e periudhën më të lumtur të jetës së saj.

E çuditshme se si një incident që e kishte bërë me super nerva tani e bënte të vinte buzën në gaz sa herë i vinte në mendje.

Tringëlliu telefoni dhe e nxorri nga ajo gjendje e të kujtuarit.

E mori dhe pa që po e merrte e ëma.

- Alo he ma si je?

- Mirë zemër. Shiko doja të thosha që sonte nuk mund të vij në shtëpi.

- Pse?- Peni u çudit.

Kohët e fundit e ëma vononte përherë. Seç kishte një sjellje të çuditshme. Kishte një shkëlqim në sy që Peni nuk ia kish parë prej ml shumë se një viti i gjysëm.

Por ajo asnjëherë nuk kishte qëndruar jashtë.

- Kam një projekt shumë të rëndësishëm për të cilin më duhet të punoj deri vonë. Më pas do kthej te një shoqe me të cilën jam duke e bërë projektin. Të vjen keq zemër?

- Jo aspak. Po më duket sikur po më merr leje.- i shpëtoi një e qeshur.

- Po pra. Prit. O Pen të lutem të lutem më lër të qëndroj. A mirë?

Peni qeshi me zemër. E ëma dinte t'a imitonte shumë mirë.

- Mirë. Por nesër në 9 të jesh këtu mirë? Mos bëj marrëzira! Mirë?

Ishte radha e mamasë të qeshte.

- Mirë zemër. Më duhet të iki.

- Pafshim ma.

- Të dua.

- Edhe unë.

E mbylli telefonin dhe u shtri në shtrat. 

Pse ajo nuk po vinte? Ajo arsye që i kishte dhënë nuk e bindte. Por nga sjellja e së ëmës kohët e fundit dhe sidomos këto dy muajt e fundit e shtynte të mendonte për një gjë të vetme.

Mamaja e saj kishte të dashur.

I sëmbonte në zemër por ndihej e lumtur për të ëmën.

Në atë moment një mendim i shkrepi në kokë. Mori telefonin dhe i telefonoi.

Iu përgjigj menjëherë.

- Hej.

Zëri i tij i ngrohu zemrën. Ndoshta edhe ajo po binte brenda me të.

- Hej.

- Ça kishe?

- Pse të shqetësova e?

- Ti? Kurrë!

- Hë pra.

- Mirë tani se boll të durova. Pse më more? Se një hall e ke ti se kot nuk merr. Ta di kokën unë ty.

- Mirë, mor mirë. Dhe unë që mendoja për ty. S'ta them hiç unë tani. - bëri të indinjuarën  ajo.

- Mirë moj mos ma thuaj.

- Mirë.

Dhe ia mbylli telefonin. Me një buzëqeshje në fytyrë u shtri edhe një herë në shtrat.

Pas fiks pesë minutash ai e mori edhe njëherë.

- Hej.

- Hej.

- Ça kishe?- ishte radha e Penit.

- Më fal.

- Mirë.

- A do ma thuash tani atë që doje të më thoje?

- Mirë.- dhe heshti. Po luante me të.

- A do e thuash?

- Mirë.- dhe heshti përsëri.

- Thuaje pra.

Nuk e ndaloi dot një të qeshur.

- Moj po tallesh ti me mua?

- Jo jo për zotin. Mirë se po ta them tani. Mami nuk do vij sonte në shtëpi. Do vish ti?

- Pse moj ke ndonjë mendje ti e?

- Vazhdo ëndërro ti. Nëse do ti eja dhe shohim një film.

- Mirë se aty më ke.

- Mirë se shihemi pra.

Dhe e mbylli telefonin.

Pas çerek ore ra zilja e derës. Shkoi dhe e hapi. U habit kur e pa Noah që qëndronte aty.

- Mor po budalla je ti? S'të thash që tani!

- A the me ardh? Erdha unë.

- Mirë mor idiot eja.

E Noah hyri brenda. U ul nl divan rëndë. Peni shkoi dhe iu ul afër.

- Ej po mami yt pse s'vjen sonte?

- Ka një projekt. Dhe i duhet t'a përfundoj deri vonë.

- Dhe ti e beson?

- Jo- rrëfeu. I kishte treguar Noah për shqetësimin e saj.

- Mirë. Ç'ke ti se është e rritur ajo. S'bën gabime ajo.

- E di por jam e shqetësuar për të, por edhe e gëzuar për të, por edhe e mërzitur për babin.

- Mirë moj mos u shqetëso.

E mori në prehër dhe e puthi.

- Ej. Të thashë unë ty. Vazhdo ëndërro. S'ke gjë.

- Moj shtrigë e vogël.

Por i pëlqente që ajo e refuzonte. Ishte e vetmja. Prandaj edhe i pëlqente.

- Çfarë do shohim?

- Aman veç romancë jo.

Ajo e shikoi djallëzisht.

- Atë do shohim.

- Jo.

- Mirë. Çohu dhe ik.

- Uffffff. Miiirë.- shfryu i dorëzuar.


Kush jam unë?Where stories live. Discover now