30

70 4 0
                                    

- O Pen me të vërtetë e ke ti? A do më dëgjosh njëherë? Nuk mund të largohesh nga shtëpia. Duhet të dëgjosh edhe mamanë edhe tezen. Medalja ka dy anë. Nuk mund të shohësh vetëm njërën anë. O Pen?

Por Peni nuk dëgjonte nga ai vesh. Kishte nisur të largohej nga fusha dhe përpjekjet e tij për t'a bërë të arsyetonte nuk e preknin fare. Më saktë ajo nuk donte t'i dëgjonte. Se nuk e kuptonte pse donte t'a ndalonte.

U ndal papritur dhe u kthye nga ai.

- Mirë. E kuptova. Nuk do që të vij të jetoj me ty. Dhe unë që mendoja se më doje. Mirë s'ka problem. Do shkoj te Mikeli. Shtëpinë ia di. E di edhe ku e mban çelësin. Mundësisht shoku i dhomës do jetë në shtëpi.

- O Pen. Jam shumë i lumtur që ti mund të vish të jetosh me mua. Jam. Shuuuuuummmmmëëëë.- i kapi duart.- Por nuk mund të largohesh në këtë mënyrë. Duhet të flasësh me të. Duhet t'a dëgjosh. Duhet t'a kuptosh. Pastaj në do e pranosh apo jo mund t'a mendosh më vonë. Në rregull? Por nuk mund të largohesh kështu. Në fund të fundit ajo ËSHTË mamaj jote. Se mama nuk quhet ajo që të lind. Por ajo që të rrit, që të qëndron pranë, që të mat temperaturën, që qesh me ty, që qan me ty, që të edukon. Dhe ti je shumë me fat që e ke. Por refuzon t'a shohësh këtë. Mirë? Dëgjoje. Pastaj....

- Mirë do e dëgjoj.- tha pas një hopi që po qëndronin në heshtje.

                               ***

Ishin para shtëpisë së saj. E ajo ia kishte mbërthyer dorën. E nuk dukej sikur donte t'ia lëshonte.

- Pen. Dorën. Duhet të ma lëshosh tani. Nuk mund të hyj brenda me ty.

- Nuk e përballoj dot pa ty. Eja me mua.

- Me të vërtetë?- shqeu sytë.

- Po.

- S'e kisha menduar kështu takimin me mamanë tënde.

- As unë.

- Do trokasësh?

- Jo. Është shtëpia ime. Do hyj brenda.

Dhe hyri. Dera nuk ishte e kyçur. Pasi hyri edhe Noah, Peni përplasi derën për t'a mbyllur.

- Pen? Pen! Oh erdhe!

U dëgjua një zë i shqetësuar. Një grua me robdësham u shfaq në korridor. Dukej shumë keq. Por u prish edhe më në fytyrë kur pa Noah dhe dorën e tij që mbante të Penit.

- Përshëndetje.- u mundua të jepte një buzëqeshje. Përpjekje e dështuar.

- Përshëndetje.- Noah kishte filluar të ndihej në siklet.- Nuk do na prezantosh?- i pëshpëriti në vesh Penit.

Ajo u duk sikur u përmend.

- Po. Ky është Noah i dashuri im.- iu drejtua së ëmës pa kurrfarë ndrojtje.- Noah kjo është....

Dhe ndaloi. Nuk diti si t'a quante.

- Si të të quaj unë ty?- iu drejtua së ëmës.

- Si?

- A të të quaj mama apo teze? Apo asnjërën? Do ma thuash ti se unë nuk e di?

- Pen shiko. Më lër të të shpjegohem. Mirë? Eja të ulemi.

Peni pohoi me kokë. Ishte shumë e lodhur për të qëndruar në këmbë. E ëma eci para. Pas i shkoi Peni që akoma s'ia lëshonte dorën Noah.

Edhe pse kishte qenë edhe njëherë tjetër madhështia e asaj shtëpie e linte pa frymë sa herë e shihte. Ishte shumë e bukur.

U ulën në divan. Askush nuk po fliste.

- Doni gjë për të pirë?- theu heshtjen e ëma.

- O ma...- Peni mbylli sytë sapo ajo fjalë doli nga buzët e saj.

- Nuk duam gjë.- foli Noah por fitoi një shikim të shtrembër nga e ëma. Ndaj vendosi ta qepte.

- Shiko. A mundesh të lutem t shpjegosh gjithçka? Se çfarë më the mbrëmë...

- Më fal për mbrëmë. Nuk do të doja kurrë të më shihje ashtu. Por ja që ndodhi.

- A do më tregosh apo jo? Më thuaj të vërtetën!

Peni nuk kishte më durim.

- Mirë. Do të të them.

Mori frymë thellë. Mbylli sytë dhe pastaj filloi të fliste.

- Unë dhe babai yt ishim shumë të lumtur. Por një gjë na mungonte. Nuk mund të bënim fëmijë. Doktorët na kishin thënë. Dhe kjo gjë ishte shumë e vështirë.
Një ditë ime motër erdhi shumë e shqetësuar. Kishte qarë. Më tregoi për të dashurin. Më tregoi se ishte ndjerë keq. Kishte shkuar të vizitohej dhe kishte zbuluar që ishte shtatzënë. Kur i kishte thënë atij, ai ishte trembur dhe nuk kishte pranuar ta njihte fëmijën si të tijin. E kishte lënë. Ajo nuk mund t'i thoshte prindërve. Nuk donte ta humbte besimin e tyre. Por nuk mund t'a përballonte këtë e vetme. Sapo kishte kaluar edhe incidentin me gjurin. Ndaj i duhej ndihmë. Erdhi dhe më tha mua. Ishte e pabesueshme dhe shumë tronditës si lajm. Por nuk mund t'a lija vetëm. Fola dhe me babin dhe vendosëm që ajo të mos abortonte, mbante fëmijën dhe kur të lindte t'i thonim të gjithëve që ishte i yni. Dhe ne do largoheshim derisa fëmija të lindte.
Unë dhe babai yt vendosëm që të të mbanin. Ishe si dhuratë. Ishe fëmija që aq shumë e kishim dëshiruar. Ishte një mënyrë që të dyja palët dilnin të fituar.
E kishim bërë në plan që të t'a thonim kur të bëje 18. Unë, babi, tezja. Të tre. Por fati nuk deshi kështu. Ai vdiq. Ndërsa unë e prisha komplet punën. Më duket vetja si një adoleshente pa mend  në kokë.
Pen më vjen shumë keq që e more vesh kështu. Nuk doja. Më beson?

Dhe kështu mbaroi rrëfimin e saj. Ishte shumë e lodhur. Por dukej më e çliruar. Një peshë ishte hequr nga supet e saj. Një gur isbte hequr nga zemra e saj. Dhe për këtë ndihej e lehtësuar sa më s'ka.

E njëjta gjë nuk mund të thuhej për Penin. E kishre dëgjuar gjithë rrëfimin me sytë e mbyllur fort dhe pa asnjë emocion në fytyrë. Asgjë nuk i lexohej në fytyrë. Përveç faktit që kishte një çehre të verdhë si prej të sëmure. Nuk po jepte ndonjë reagim.

Noah e shkundi lehtë.

- Pen? Mirë je?- një zë i shqetësuar i erdhi në vesh. Hapi sytë. Pa të ëmën që po e shihte e shqetësuar. Edhe Noah po ashtu.

- Mirë jam. Tezja apo mamaja ku është? Pse nuk erdhi?

- Nuk i kam thënë kujt gjë.

- A mund t'a thërrasësh? Duhet të flas edhe me të.

- Po.

E ëma u ngrit të merrte telefonin.

- Noah të vjen keq të ikësh. Kam nevojë të flas vetëm me ato të dyja.

- Aspak. Edhe unë ndihem në siklet. Ca gjëra janë personale.

- Me këtë ma provove një herë e përgjithmonë që më do me të vërtetë.

Dhe e puthi. Por kjo skenë nuk i shpëtoi së ëmës, që u kollit kur hyri. Ata u ndanë menjëherë.

- Unë po iki. - njoftoi Noah dhe u ngrit.- Mos u shqetësoni.

Pasi dëgjuan derën të mbyllej e ëma foli.

- Duket çun i mirë.

- I mirë është- ia preu shkurt ajo.

- Tezja po vjen.

Kush jam unë?Where stories live. Discover now