23

62 2 0
                                    

- O ma, si është puna? Çfarë po ndodh me ty? Pse erdhe kaq vonë? Pse dukesh kaq ndryshe? Pse po sillesh si një adoleshente rebele? Pse po më detyron mua të sillem si mamaja e shqetësuar? Pse kemi ndërruar rolet?

E bombardoi me pyetjet. Kishte prapë të tjera. Por më vonë.  Do t'i ruante ca për më vonë.

Ndërsa e ëma po qeshte.

- E di sa shumë po më pëlqen fakti që kemi ndryshuar rolet. Por më vjen keq që të bëra të shqetësohesh. Por më vjen mirë. E kam pasur shumë zili lidhjen tënde me babin. Mendoja që nuk interesoheshe aspak për mua.- një hije trishtimi mbuloi sytë e saj. Atë sy që më përpara e shikonin të kënaqur.

S'e kishte menduar kurrë që mamaja ishte ndier e lënë mënjanë.

- Me të vërtetë ma? Më fal nuk e dija. Nuk do e kisha bërë.

- Hej hej.- ajo iu afrua dhe e përqafoi të bijën me dashuri.- Pavarësisht se sa zili mund t'a kem pasur atë lidhje dashuria ka qënë më e madhe. E adhuroja shumë. Më shumë më ka ardh keq për atë lidhje që u shkëput sesa për mua që humba burrin që dashuroja.

Aty filloi të qante. Si kishte mundësi që s'e kishte kuptuar që e ëma ish lënë pas dore.

- O ma më fal që s'e kam kuptuar. Më fal që të kam lënë pas dore. Më fal edhe që babi është marrë më shumë me mua.

Dhe pastaj sikur të donte t'a çdramatizonte situatën shtoi.

- Më fal që më donte mua më shumë se ty.

- Ou kshu eeee.

Dhe filloi ta godoliste. Peni i harroi lotët dhe filloi të qeshte me shpirt.

- Mirë, mirë. Të donte ty më shumë.- tha mes të qeshurave.

- E di. - dhe i dha një të shkundur flokëve. Modestia nuk ishte pika e saj e fortë.

- Sa modeste je mi. Na shkrive.

- E di.- prapë një e shkundur e flokëve.

- O Zot.

- Lëre mi zotin në punë të vet.

- Mirë.

Dhe iu kujtua sa e zemëruar ishte me të.

- O ma, se kështu ma merr mendjen ti. Pse vonove kaq shumë ti?

- Më fal, por më doli një punë e papritur më projektin. Njëri prej aksionistëve u vonua sepse kishte patur probleme me fluturimin ndaj mbledhja u shty. Ndaj u vonova.

- Mirë. Po pse s'më lajmërove?

- Nuk kisha kohë. E kisha kokën daulle. Drejtori në minutin e fundit vendosi që të mos vinte se kishte një problem familjar ndaj më duhej mua të prisja e të përcillja të gjithë.

- Më vjen keq. Por kush të solli në shtëpi? Nuk mu duk makinë e njohur.

Po në fakt ishte një shok. Mu prish makina rrugës, dhe ai më takoi nl rrugë.

- Ua sa shumë paske hequr. Po hej- dhe filloi ta shponte te barku- kush është ky shoku yt mi?

- Një shok.- u përgjigj thjesht ajo.

U ngrit që aty sikur të donte t'u shmangej pyetjeve të saj.

- Pa më thuaj ça bëre ti?

- Pse ndryshim temë ti?

- Hë pra më thuaj.

- Asgjë. Ja këtu. Ndenja dhe pashë një film.

- E ça filmi?

- Një romantik kshu. S'di as pse ishte në shtëpinë tonë.

Faqet e së ëmës i pa tek bëheshin pakëz të kuqe.

- Varet.

- Mirë po ça do hamë për drekë? Se më ka grirë uria.

- Pse moj s'ke ngrënë ti?

- Jo.

- Mirë. Eja më ndihmo atëherë.

Kush jam unë?Where stories live. Discover now