Nje minute heshtje per Oton.

143 11 164
                                    

Nese kishte diçka qe nuk e kuptoja ne çdo familje, ishte pikerisht pyetja se perse nxitonin gjate çdo udhetimi. Makina me te cilen do te largoheshim, ishte jona. Rruget nuk do te bllokoheshin, ishin gjithmone te hapura njezet e kater ore, apo jo? Dhe hoteli ku do te shkonim, nuk do te mbyllej sepse perveç nesh, kishte edhe nje duzine njerezish te tjere qe do te vinin ne te njejtin hotel si ne. Por mbase pergjigjen e pyetjes, e dinte vetem pjesetari i cili e niste te gjithe kete: babi.

-Babi, prit, mos e mbyll valixhen! -thirri menjehere Oueni kur pa mamin qe u ul siper valixhes per t'i shtypur poshte te gjitha rrobat, dhe babin qe po perpiqej ta mbyllte deri ne fund me zinxhirin qe kishte mbijetuar kaq shume vjet pa u shkeputur. -Harrova Oton. Duhej ta marrim edhe ate, perndryshe do te vdese nga uria.

-Ku ka vend per Oton aty? -turfulloi babi, ashtu siç ndodhte gjithmone kur njeri prej nesh kujtohej per diçka ne minuten e fundit. Kurse kur harronte ai diçka, askush nuk turfullonte.

-Ka, do e gjej une, -tha gati duke u qurravitur, ai.

Babi shfryu dhe e la valixhen siper pa e mbyllur. Mami u ngrit prej valixhes ku ishte ulur dhe ia beri me shenje Ouenit te nxitonte. Hodha nje sy nga Estela, por motra ishte ulur ne divan me kembet mbi tavolinen e mesit dhe po lexonte nje liber te mallkuar sikur te ishte koha e pershtatshme per te lexuar. Ndjeva pranine e Danielit prane vetes dhe vetem atehere, u kujtova qe nuk ishte larguar ende.

-Mund te te ndihmoj me ndonje gje? -pyeti, duke me rrethuar belin dhe duke e mbeshtetur mjekren pas shpatulles sime. Ne nje rast tjeter, do e kisha gjuajtur aty ku ai nuk do te deshironte, sepse po sillej si romantik -gje qe nuk i pershtatej fare -vetem sepse ishin prinderit e mi.

-Jo, faleminderit, -iu pergjigja. Leviza vetem pak sa per ta shkeputur nga vetja. Isha alergjike ndaj afrimit me njerezit. -Mund te largohesh, nese deshiron...

-Jo, do te pres t'ju percjell, -me nderpreu. Desh i thashe se do te priste nje mut, por nuk e bera. Mami mendonte se une dhe Danieli ishim çifti perfekt, edhe pse une nuk mund ta quaja veten time dhe ate nje çift. Me shume dy njerez qe perpiqeshin te shtynin kohen e te bindnin njeri-tjetrin se ishin te dashuruar.

-Si te duash.

Ai u zgjat drejt meje dhe me leshoi nje puthje ne faqe. Kishim rene dakord qe nuk do te shkembenim asnje puthje ne buze. Sipas mendimit tim, nuk ishte e thene qe çiftet te shkembenin puthje te mallkuara qe ishin te mbushura tere peshtyme. Fatmiresisht, Danieli ishte edhe tip i ngadhet dhe nuk kembenguli shume per te kunderten. Une akoma kisha ate mendimin qe kisha prej nje viti: qe une nuk isha e vetmja vajze me te cilen Danieli shoqerohej.

Ngrita koken drejt shkalleve dhe pashe gjyshen -ose Klukin siç donte ajo ta therrisnim, shkurt per emrin e saj Klukuliana -qe po terhiqte valixhen me sforcim. Edhe babi e mami i hodhen nje sy, por asnjeri prej tyre nuk levizen vendit per ta ndihmuar. Bera njehere t'i thoja Danielit se e gjeta ke mund te ndihmonte, por nuk pata kohe as te hapja gojen. Oueni erdhi me vrap prej dhomes se tij dhe kemba i rreshqiti tek rrotat e valixhes se Klukit. Asaj i shpetoi prej dores dhe valixhja u rrezua me zhurme prej shkalleve para syve tane.

-Ua, mbaje valixhen, se kam futur kavanozin e gjalpit te kikirikut! -thirri e shqetesuar Kluki, duke mbuluar gojen me dore.

Babi vrapoi menjehere drejt shkalleve per te kapur valixhen, por une s'e kuptova se perse e bente ate levizje te pakuptimte sepse nuk ishim ne nje film ku valixhes do i duhej nje ore kohe per te rene. Siç e imagjinova, valixhja ishte rrezuar shume sekonda perpara se te afrohej babi prane shkalleve. Kluki zbriti shkallet me nxitim dhe une edhe njehere tjeter, u çudita se sa shume e mbante veten ajo. Kishte mbathur nje pale streçe te zeza, nje bluze te bardhe me menge te shkurtra dhe nje pale atlete te zeza "Converse". Floket i kishte kapur ne nje bisht kali dhe kishte vene ate buzekuqin e kuqte.

Ters ne hotelin "Tersi". ✔Where stories live. Discover now