Pjesetari i ri i perkohshem i familjes.

40 5 156
                                    

Nese dikush kishte nje çiuaua, ishte i pasur. Nese kishte nje bulldog, ishte pertac dhe nuk shkonte ne pune. Kurse nese kishte nje pitbull, ishte i rrezikshem. Ata qe nuk kishin kafshe shtepiake, babi nuk mund t'i dallonte çfare pozite kishin, keshtu qe na tha te mos fokusoheshim tek ata, edhe pse mua me kaluan perpara fytyres dhjete gra me veshjet me te shtrenjta dhe me syze Prada, dhe njezet burra qe mbanin aromen e parfumit Clive Christian -e dija ç'lloj parfumi ishte sepse babi e pati perdorur fshehtas nje dite gjate nje vozitjeje ne nje prej qendrave tregtare te Springfildit.

-Ata paskan qen, -tha Kluki duke u zgjatur perpara. Me ate çarçafin e bardhe, me dy vrima per syte, ngjante si per Karnavale. -Duhet te jene te pasur. Nuk pashe askend me kete race qeni.

-Qen eshte ai? Mu duk si lame, -picerroi syte mami. Ishim strukur te gjithe pas disa shkurreve dhe nese babi do te çonte ndonje pordhe, me shume mundesi do te shkulte shkurret nga rrenja dhe jo vetem qe do te na zbulonte te gjitheve, por do te na zbulonte te vdekur.

-Po lame eshte, -u zgjat perpara babi. -Se shiko sa e ka qafen, si ajo zorra e ujit qe kemi ne shtepi. Po ç'ne qe e kane marre nga kopshti zoologjik? 

-Po kane leke, duken, -tundi koken mami. -Te kishim leket e atyre ne, nuk do te blinim vetem nje lame, por edhe nje gjirafe. Sa qesharake qe ketyre u rane parate nga qielli, kurse neve sikur po na i thith toka edhe ato qe kemi.

-Flisni per veten, o njerez, -turfulloi babi qe donte t'i mbushte mendjen vetes se ishte mjaftueshem i pasur. -Ju thashe njehere qe kemi para, por s'kemi pse te harxhojme tonat. 

Mami nuk i ktheu me pergjigje, por u duk e bezdisur qe babi po perpiqej aq shume ta bente veten te pasur me zor. Ndonjehere, mendoja se ne hotelin "Tersi" ne ngjanim vertet si familja e pasur qe kishte rezervuar suiten me te madhe, por pastaj kur kujtohesha se babi e rezervoi dhomen qe ne dimer me ofertat e Krishtlindjeve, e kuptoja se ne asnjehere nuk kishim qene familja e pasur qe ne vend te letres higjienike, mbanim kartemonedha.

-Drogaxhi, -u kthye nga Oueni, Kluki, -çfare po pret: ndonje ftese? Shko kerkoju para. 

-Jo, -ngriti gishtin tregues ne ajer babi. -Ndryshim plani. Nuk do te vjedhim parate. Do te vjedhim lamen.

-Dhe si do e vjedhim? Apo do e vjedhi Oueni me drogerat e tij? -Kluki shfryu: nuk u duk se e aprovoi planin e ri. Edhe mua me pelqente me shume i pari.

-Oueni do i permbahet planit, -filloi te fliste babi qe pelqente te perdorte terma hajdutesh. -Kurse Kluki do te genjeje lamen me barishte. Ne te tjeret do e mirepresim lamen si pjesetare te familjes sone, pastaj do te sigurohemi ta shesim.

-Ku do e shesim? -beri nje pyetje jo idiote, por super idiote Estela.

-Po tek ato aplikacionet ku shiten kafshet shtepiake, se ku do e shesim: rrugeve? Hajde tani, -trokiti duart babi, -t'i futemi punes. Ec, Ouen, he, se te iken te pasurit bashke me lamen e shtrenjte.

Oueni doli me vrap prej shkurreve dhe letra higjienike qe kishte neper fytyre, i ngeci tek nje prej shkopinjve te nxjerra nga barishtet dhe zuri t'i zgjidhej me ngadale. Ai u duk se e vuri re ne mes te rruges, sepse ndaloi dhe u kthye perseri mbrapsht qe mami t'i vendoste nje ngjites tjeter, edhe pse ne nuk kishim marre mjetet e punes me vete.

-Mu zgjidh, mami, -tha ai i çmenduri.

-Dhe ç'a te te beje mami ty? Lere ashtu tani, mbaje me kujdes, -mblodhi shpatullat mami, ndersa babi i dha nje te shtyre te levizte.

Oueni doli perseri me vrap dhe une kisha hall mos i binte fare, se ai vete e kishte te sigurt qe nuk do te hynte ne burg se s'kishte mbushur moshen, por ne te tjeret do te hynim pa nje, pa dy. Lama, qe une zor se mund ta besoja se ishte lame por s'po dija çfare emri t'i vija tjeter, po fillonte te largohej me ngadale. Oueni i doli perpara çiftit qe kishte lamen dhe ata ndaluan te habitur nga vrulli me te cilin u paraqit Oueni i çmendur qe vetem si lypes nuk po bente.

Ters ne hotelin "Tersi". ✔Where stories live. Discover now