Ideja ime me e keqe.

56 6 137
                                    

Kluki nuk po ngrihej dot ne dyshek dhe ashtu shtrire siç ishte, po shihte e tmerruar hapesiren ujore qe shtrihej kudo rreth saj. Babi dukej sikur ishte shume i pasigurt nese duhej t'i shkonte pas me not, apo te rrinte aty. Oueni ende s'e kishte marre vesh çfare po ndodhte, sepse vazhdonte bente ato qe i quante pirueta ne uje. Mami e Estela kishin zbritur nga shkembi dhe po qendronin ne breg. U çudita qe Estela e mori vesh çfare ndodhi, duhet ta pranoja.

-Ndalojeni anijen! Ndalojeni! -thirri fort babi, duke tundur duart. Kluki e shkrete vazhdonte te rrinte shtrire. Kisha frike se mos bente ndonje te pabere dhe binte nga dysheku e rrokullisej ne uje. Nuk besoja se dinte shume not, lere se nga ku u hodh.

-Ua, merrni Klukin, se na iku! -Mami u fut me vrap ne uje dhe na sperkati te gjitheve. -Ec, o Fin, kape. Noto, he.

-Me ç'a te notoj? -Babi e pa dhe leshoi nje nga ato pyetjet e tij te pakuptimta. U bera gati ta pyesja se me çfare dreqin po notonte deri tani. Mami e pa akoma edhe me e habitur. Sigurisht, ku ishin marre vesh ndonjehere me njeri-tjetrin ata te dy? 

-Thuaji te hedhe litarin, -foli papritur djali me floket e kuqe. Isha e sigurt se me shume shqetesohej per dyshekun e tij sesa per fatin e Klukit. -Nese na hedh litarin, do e terheqim.

-Ide e mire, -tundi koken babi. U kthye serish nga Kluki dhe thirri fort. -Litarin, Kluki! Na e hidh neve. Shkepute!

Pashe se si Kluki, ashtu shtrire siç ishte, zuri te terhiqte litarin. Vura re se si litari ishte ende i ngecur me anijen dhe e kuptova qe nuk do e shkepuste dot ashtu siç po rrinte. Me e forta ishte se Kluki vete, s'po bente asnje perpjekje per te shpetuar. Ishte si ai budallai qe qendronte perpara perdes qe po merrte flake dhe vetem e shikonte dhe as nuk merrte mundimin ta shuante. Ne fund, Kluki u duk se u dorezua -edhe pse ne fakt, ajo s'u mundua fare -dhe thirri mbrapsht ashtu shtrire siç po rrinte:

-Ka ngecur!

-Ka gershere aty, -thirri serish djali me floket e kuqe. -Tek dysheku, ka gershere. Shiko mos je ulur siper tyre. Une i ngjis fort pas litarit.

-Çfare ka, more? -Babi ktheu koken nga ai. 

-Gershere, -u pergjigj. -M'i ka dhene babi ne rast se sulmohem nga peshkaqenet.

-S'qenka ne rregull babi i ketij, -mermeriti serish babi, qe i dukej vetja me ne rregull se te tjeret. U kthye nga Kluki dhe i thirri fort. -Gjej gersheret dhe keput litarin!

Kluki u duk sikur nisi te kerkonte, pastaj dora e saj u ngrit lart me nje pale gershere. I afroi tek litari dhe u mundua ta shkepuste, por nuk u duk sikur po ndodhte ndonje gje. Madje, pas nje fragment sekondash, i rane nga duart dhe iu rrezuan ne det. 

-Gersheret! -thirri serish djali me ate babain e çmendur qe i jepte te birit nje pale gershere per t'u mbrojtur nga peshkaqenet.

-Kinsi, e pe pirueten time? -ia beri papritur Oueni qe une mendoja se ishte mbytur. U ktheva nga ai. -Çfare ka ndodhur? Ua, Kluki! Pse eshte aty Kluki?

-U trondit nga akrobacite e tua dhe u largua, -i thashe. 

-Por une e di qe jane te mrekullueshme, por jo aq te mrekullueshme sa te lene pa mend Klukin. 

E injorova. Babi sa vinte dhe dukej me i shqetesuar, kurse djali me floket e kuqe dukej sikur po e brente shume shqetesimi nese dysheku do i vinte mbrapsht apo jo. Babi vazhdoi te ngrinte duart dhe te therriste anijen qe te ndalonte. Papritur, nje burre na u afrua me vrap me nje litar qe e mbante mbeshtjelle ne shpatull. Ia dha babit tim dhe tha:

-Hidhe drejt saj dhe mund ta terheqim.

Babi e mori menjehere dhe e fluturoi drejt Klukit, duke mbajtur vete anen e fundit. Ajo u zgjat per ta terhequr, por dysheku iu kthye permbys dhe bashke me te, u rrezua ne uje edhe Kluki. Mamit i shpetoi nje pasthirrme, kurse babi terhoqi fort litarin duke bertitur:

Ters ne hotelin "Tersi". ✔Where stories live. Discover now