Riperseritja e historise.

68 6 329
                                    

Hoteli "Tersi" kishte qene gjithmone i njohur per suitat luksoze dhe per njerezit e famshem qe gjithmone rezervonin nje dhome gjate pushimeve te veres. I kishte dale nami se ishte vendi me ideal per te qendruar nese doje te beje disa dite plazh. Gjithmone dilte ne reklama dhe gjithmone kishte disa oferta te mrekullueshme gjate dimrit ose Pashkeve. Ne hotelin "Tersi" nuk ndodhte asnjehere asgje. Deshironi disa pushime luksi? Mos hezitoni te kaloni nje nate ne suitat luksoze te hotelit "Tersi". Keshtu thoshte çdo reklame.

Kur ne oborr, hyne dy makina policie dhe dolen tete efektive policie, njerezit u duken te trembur e te shastisur. Mua me ishte lidhur goja dhe u tregova me dore kasollen, por nuk guxova te shkoja me ta. Me dukej sikur nese do i ndiqja, do te perballesha me familjaret e mi te vdekur. Por Helbruket nuk vdisnin kurre, apo jo? Thjesht, qendrova ne oborr me trupin qe me dridhej dhe me mendimet kaotike qe me vershonin ne koke.

-Kinsi! -degjova zerin e njohur te Esteles pas disa minutash. Kur ngrita koken, ajo po vinte drejt meje tere hare. Dhe nese Estela ishte e lumtur, atehere nuk kishte ndodhur asgje. -Kinsi, eja ketu!

Iu afrova me vrap dhe e perqafova fort. Pas saj, pashe edhe babin, mamin, Klukin dhe ne fund, Ouenin me Rikun. Dy efektive policie po mbanin prej krahesh Xhon vrasesin. E lehtesuar, ndjeva se si zemra m'i normalizua rrahjet dhe nuk u ndjeva me e vetmuar. Te dija se familja ishte mire dhe se i kisha serish te gjithe, ishte gjeja qe me qetesonte me shume. Babi me ra supeve kur me kaloi prane dhe tha:

-Te na kishe thene se e dije numrin e emergjences, se kemi lene nam duke e kerkuar. -Une qesha pa iu pergjigjur, sepse as vete nuk e dija si e gjeta numrin. -Hajde ne makine, do te shkojme ne shtepi te marrim testamentin tani. I qendrojme planit.

-Ouen, ec para ti, gjeji nje vend atij Rikut, se eshte edhe i madh, s'eshte sa Oto, -i dha nje te shtyre Ouenit Kluki.

Une sapo do te shkoja pas tyre, kur ndjeva dike te me kapte prej krahut. U ktheva e habitur duke pritur Frederikun qe te na kujtonte per parate, ose Emen qe do te thoshte sa keq ndihej qe kishte ndodhur kjo gje. Por perpara syve te mi, ishte Ksavieri. Nuk e kisha hasur me policet e tjere aq e shqetesuar sa kisha qene, por edhe njehere tjeter kuptova se vertet me pelqente fytyra e tij e zeshket dhe syte e kalter.

-Dua te flas pak me ty, -me tha. Me ngadale, e hoqi doren prej krahut tim. Rrezja e diellit i ndriçonte ngjyren e detit qe syte e tij mbartnin.

Une pohova me koke, por nuk isha e sigurt se çfare do te me thoshte Ksavieri. Mbase do te me kerkonte falje qe kishte dyshuar tek mua, ose do te me kerkonte te dilnim ndonjehere, edhe pse endrrat e mia ishin shume te bukura per te qene realitet. Me shume mundesi, ne Springfild po me priste Danieli. 

-Ai kopshtari, -beri me koke nga Xhoni qe po futej ne makinen e policise, -pranoi se kishte vrare Tomin dhe se e kishte futur brenda suites suaj. E kisha pasur nje dyshim per kete, sepse kur hyra heren e pare ne dhomen tuaj, mbante nje arome... te çuditshme.

-Po, -pohova duke ulur koken. -Me vjen keq.

-Degjo, Kinsi... ai do te merret ne pyetje, por kam nje pershtypje se ai vertet nuk e ka idene se ku eshte trupi i Tomit. Dhe... e po po shpresoja qe mos te me genjeje kete here dhe te me tregoje se ku e keni çuar trupin e Tomit. 

Ai e kishte ditur gjithmone qe ne kishim pasur gisht ne zhdukjen e Tomit. Mbase e dinte edhe qe e kishim varrosur ne kopsht, nuk do te habitesha: Ksavieri dukej i zgjuar. U ndjeva keq qe e kisha genjyer, edhe pse nuk e njihja. Me pelqente ai, edhe bisedat qe kisha bere me te dhe me hipi nje deshire e papritur qe ta puthja, por me shume mundesi ishin hormonet e tmerrshme qe kishte çdo femer.

-Nuk do u tregoj te tjereve qe kishe gisht ti dhe familja jote, -shtoi. -Do u them qe e gjeta vete, te premtoj. Por... thjesht, me trego se ku eshte. Nuk besoj se do te ndiheshe mire nese Tomi do te kishte qene pjesetari i familjes suaj dhe te mos e dinit se ku ishte.

Ters ne hotelin "Tersi". ✔Where stories live. Discover now