Ku eshte gjyshi?

39 6 188
                                    

-Duhet ta çojme ne spital, Fin, se mund t'i kete rene tensioni. -Zeri i shqetesuar i mamase me zgjoi te alarmuar qe ne mengjes. U ktheva nga ana tjeter per te fjetur dhe pak.

-Jo, moj, ç'a spitali? Ajo thjesht po fle gjume. -degjova edhe kundershtimin e babit. -Ja, do te zgjohet sa te zgjohen te gjithe. Sikur s'e njeh Klukin ti!

-Po te zgjohen, pra, ç'a presin? Zgjoji. 

Qe mos te me zgjonte babi me ulerimat e tij mu ne vesh, u ngrita vete gjasme e pergjumur sikur sapo te isha zgjuar nga gjumi. U drejtova drejt tualetit dhe duke kujtuar se nuk kishte dere per ta mbyllur, zgjodha vetem te laja fytyren e dhembet. Kur dola jashte, ishte zgjuar edhe Oueni me Estelen. Por Kluki ishte ende me syte mbyllur aq sa u tremba se mos kishte dale fjala e Ouenit dhe kishte vdekur seriozisht.

-Nuk u zgjua akoma Kluki, -shprehu ende e shqetesuar mami qe besonte me tere mend se nese zgjoheshim te gjithe, Kluki do te zgjohej.

-Ka vdekur, pra, -uleriti i nxehur Oueni, qe kishte ato krizat e shkaterrimit te gjumit. -Na keni lodhur. Kush vdiq, vdiq. Te tjeret te presin rradhen.

-Çfare i ke keto fjale? Do ndonje pellembe? -i bertiti mami qe u kujtua tani t'i kthehej Ouenit, kur ai gjate gjithe jetes se tij vetem budallalleqe kishte folur.

-Po ashtu eshte, mami. Na çmendet me gjithe Klukin! Eshte karma, mami, -vazhdoi ai i droguari, qe nuk i kishte ikur efekti i adrenalines as ne mengjes. -Kur desh vdiqa une, qeshte Kluki. Te qesh edhe une tani qe ka vdekur ajo, pra! Mallkuar qofsh!

-Nese ka te drejte Oueni, -shprehu zhgenjimin e saj mami, -duhet te ngrihemi dhe ta çojme ne spital. Nuk do te mbajme te vdekur te tjere ne dhome tani, se nuk jemi aq fare.

-Ua, shiko, u zgjua! -thirri babi. U afrua me vrap drejt Klukit dhe i terhoqi syte lart per t'ia hapur. -Ja, eshte zgjuar. Ju thashe qe s'ka vdekur, por ju vetem ters ndillni. Familje idiotesh.

Sigurisht, babi harronte qe tek kjo familje idiotesh bente pjese edhe ai, por s'ishte çasti i duhur per t'ia kujtuar. Oueni, si nga hiçi, mori shapken e madhe nga poshte krevatit dhe e hodhi drejt Klukit. Mami e pa me sy te zmadhuar, kurse une po pyesja veten se sa do i zgjasnin krizat. Zakonisht, i kishte me nga dy-tri minuta keto te shkaterrimit te gjumit.

-Ua, ia çau koken, i doli truri! -uleriti me te madhe babi sikur shapka e Ouenit te kishte qene predhe.

-Po ç'a truri, aman? Ajo s'ka tru fare, ç'a t'i dali? -nderhyri papritur Estela qe i dukej sikur kishte me shume tru se te tjeret.

Perpara se te pergjigjej dikush tjeter, Kluki levizi lehte. Ne fillim, mu duk sikur me bene syte mua, por pastaj ajo u ngrit menjehere me kembe. Babi vendosi doren ne goje i emocionuar dhe mami mori fryme e lehtesuar. Une ne fakt, e dija qe Kluki ishte gjalle sepse ne familjen tone te çmendur, nuk vdes askush. Kluki u perkul dhe mori ne dore shapken:

-Kush e hodhi kete?

-Oueni, -spiunoi babi. 

-E hodha si mjet shpetimi, -u justifikua ai. -E shikon, qe kur te hodha ate, u zgjove? Keta po te benin gati varrin, do te te varrosnin te gjalle, s'jane ne rregull nga trute e kokes.

-I degjova te gjitha une, o drogaxhi i dreqit, -iu afrua Kluki dhe ia fluturoi shapken nga dritarja. -Edhe ty do te te hedh, o drogaxhi. U bere ti te me hedhesh mua shapkat e tua, ku fut kembet me ere. Na helmove. Na vrave me zor.

Oueni vetem qeshi si budalla qe ishte, edhe pse une mendoja se Kluki e kishte seriozisht. S'e kisha pare ndonjehere te shkreten aq te nxehur. E kapi Ouenin e ngrate nga krahu dhe doli bashke me te prej dhomes pa dere. Ne e ndoqem pas me vrap dhe te shqetesuar. Babi mori shapken e vetme te Ouenit dhe ia hodhi nga mbrapa:

Ters ne hotelin "Tersi". ✔Donde viven las historias. Descúbrelo ahora