Kur Kluki behet Klara.

59 7 104
                                    

Ora shenonte pese fiks. Babi akoma nuk kishte gjetur kostumin e tij te preferuar dhe ishte bere nje lemsh rrobash ne dysheme. Une gjithsesi, s'e kuptoja pse duhej te vishte kostum kur thjesht do te dilnim jashte ne oborr per te folur me policine. Madje, kishin bindur edhe Ouenin e shkrete te mbathte kostumin qe s'e merrja vesh per çfare e kishin marre, por siç thoshte mami: eshte mire te jemi te pergatitur. Gjyshja ishte akoma perpara pasqyres qe kur nuk mbahej mend dhe akoma nuk kishte mbaruar: e kishte vendosur penelin e syve kater here dhe e kishte fshire po kater here. Kjo ishte hera e peste.

-Duhet te dalim, -fola une. Estela nuk behej fjale te nxirrte ze, ishte strukur ne shtratin e saj dhe po lexonte librin e mallkuar qe dukej sikur nuk po mbaronte. -Duhej te ishim ne oren pese poshte. Ne do te zbresim ne oren gjashte me keto ritme qe e kemi nisur.

-Mbylle moj gojen, mbylle, -me uleriti Kluki. Ajo kot po e bente penelin tani, sepse nese i kishe fshire syte kater here, lapsi nuk do te behej dot kurre drejt. Me kishte ndodhur edhe mua ne takimin e pare me Danielin. -Fiks ne oren pese, thote! Zotrote, policet do te takojme, jo dashnoret. S'kemi pse te nxitojme.

-Pikerisht se jane policet duhet te nxitojme, -mermerita. I hodha mamit nje veshtrim pergjerues, por ajo e injoroi. S'kishte njeri ne bote qe injoronte me bukur se mami.

-Dhe çfare i kemi policet ne? -Babi u kthye nga mua sikur te isha une gabim qe doja te dilja prej dhomes nje minute e me pare. -Te panjohur jane! Maskarenj qe vjedhin taksat tona. Dhe ti po nxiton sikur jane tanet. Te lutem shume, Kinsi, mos na bej shume fjale se pak me nerva jemi, s'do te te degjojme edhe ty.

-Mire e ka babi, -nderhyri mami.

-Po, posi, mire e ka, -shfryva. Por e kuptova qe nuk ia vlente te kembengulja.

Estela s'po e vriste mendjen hiç. Dera e tualetit ishte e mbyllur. Babi duhej ta kishte mbyllur edhe me çeles per siguri. Nuk mund te reshtja se menduari se aty brenda, gjendej nje i vdekur, i cili duhej te kishte nje varr ku te prehej. Ishte qesharake aq sa edhe dramatike te kuptoje se Oto e kishte, dhe Piteri apo çfaredo qe quhej jo. Papritur, nisa te ndihesha keq. Me kapi nje trishtim aq i thelle qe nuk e kuptoja per ç'arsye vinte. Por dhimbja ne familjen tone, kishte qene gjithmone personale.

Mami mendonte se dhimbja e bente njeriun budalla. Babi kishte pasur gjithmone mendimin se ata qe qanin, ishin pikerisht njerezit budallenj qe s'dinin t'ia dilnin mbane dhe i nxirrnin lotet qe dhimbjen e tyre ta shihnin edhe te tjeret. Kluki, si personi qe nuk dukej se merzitej ndonjehere, thoshte se nese do te shihte ndonje person qe qante ne shtepine e saj, do e nxirrte jashte. I vetmi qe nuk kishte thene kurre asgje per dhimbjen dhe per lotet, kishte qene gjyshi. Madje, ai kishte qare kur une u largova ne Boston per te ndjekur Universitetin. Ndjeva mall per te.

-Pra, jemi gati te gjithe? -u kthye menjehere Kluki duke perplasur duart me njera-tjetren. Disi, kishte arritur ta bente me persosmeri vijen e penelit ne secilin prej syve. -He, Fin, e gjete kostumin? Ku ishte?

-Po mu perpara syve te tij, -tundi koken mami, -por si gjithmone, burrat.

Kluki nuk mori mundimin as te bente sikur qeshte, por thjesht hapi deren dhe doli jashte. Une, e paduruar, i parapriva. Nga dera perballe, doli nje burre i ri, na hodhi nje sy me çudi, pastaj na parakaloi e zbriti poshte. E bezdisur, Kluki me mermeriti:

-Shikonte burri i botes, sikur ishim ne te çuditshmit, jo ai qe kishte dale me shapka me gisht.

-Po plazhi eshte ketu afer, -mblodha supet. Nuk kishte asgje qe nuk shkonte as me tipin qe kishte dale me shapka me gisht, por qe sigurisht nese Kluki mendonte se ishte problem, duhej te ishte patjeter.

-Ç'me duhet mua kush eshte e kush jo afer, mos te shikoje ashtu, -tundi koken ajo, teksa zbriste shkallet.

Nuk i fola me, se kisha merak mos binte nga shkallet e na thyente qafen aq shume sa fliste. Kur dolem jashte, dielli ishte ende shume i forte dhe ishte zhgenjyese se si nuk mund te shkonim ne plazh si gjithe familjet e tjera, por ishim bllokuar ne ate suite duke menduar se ku ta çonim trupin e vdekur te te panjohurit ne vend qe thjesht, te lajmeronim policine. Por mbase babi kishte te drejte. Mbase do te na arrestonin. Shenjat e vetme te gishtave qe mund te gjenin, do te ishin tonat.

Ters ne hotelin "Tersi". ✔Where stories live. Discover now