Kush do te vritet i pari?

38 6 183
                                    

Brenda kasolles qe çuditerisht ekzistonte, vinin zhurma. Kluki kishte mbyllur veshet me duar dhe tundte koken me mospelqim dhe une kisha nisur te shqetesohesha se kishte te drejte. S'e dija si do e perballonte Oueni diçka te tille si divorci. Unen gjithmone kisha menduar se mami dhe ky kopshtari i çuditshem ishin pak te ngushte me njeri-tjetrin dhe duke qene se mami rralle bente shoqeri me te tjeret, e kisha kuptuar qe diçka nuk shkonte. Por tjeter gje ishte ta mendoje, tjeter ta besoje dhe tjeter te ta thonin.

-Ika une, Fin, te marr letrat e divorcit dhe te gjej ndonje avokat te mire, -tha papritur Kluki qe po fliste budallalleqe me shume se çdo here tjeter. 

-Po mbylle,moj, mbylle, -shpertheu papritur babi. -Qepe gojen e mutit per nje minute te degjojme çfare po ndodh.

-Ky nuk qenka ne rregull nga trute e kokes! Po çfare ka per te degjuar, o i mjere? Ikim, vajza, se ketij ia paska qejfi, me duket, -vazhdoi me budallalleqet Kluki. Po me vinte t'i jepja nje pellembe turinjve qe po fliste aq kot.

Nga brenda kasolles, u degjua nje ulerime dhe pa paralajmerim fare, babi hapi deren tere vrull. Une ngriva siç isha duke pritur te shikoja me te keqen, kurse Kluki zuri syte me dore. Estela nderkohe, rrezik s'po e kuptonte çfare po ndodhte. Ndryshe nga çfare tha Kluki qe po me mbushte mendjen edhe mua, pame mamin qe ishte duke qare dhe kopshtarin qe kishte ngritur nje çekiç drejt saj. 

-Ruth! -thirri menjehere babi duke vrapuar drejt saj. Une qendrova aty ku isha, pa e kuptuar se çfare po ndodhte. -Çfare po ndodh ketu? Pse po qan ti?

-Na felliqet fisin, -shpertheu serish Kluki. -Ngelet duke qare si kalamanj bythe. Helbruket nuk qajne kurre. 

-Ai... -vazhdoi mami, duke qare. -Donte te me vriste... me tha se kishim vrare Tomin... une i thashe se nuk njoh asnje Tomi... se kush eshte Tomi, o Fin? S'kemi vrare njeri.

-Mos e ka fjalen per Piterin, moj? -nderhyri serish Kluki. U kthye nga kopshtari. -Per Piterin po flet ti? Per ate pa veshe? Po ti e ke vrare, o dreq? Ç'a pate ti?

Kopshtari qeshi. Rrudha ballin. Xhoni nuk me ishte dukur ndonjehere njeri qe i vriste te tjeret dhe mu duk keqkuptim. Pastaj, mu kujtua kur kishim shkelur ne barin e kopshtit dhe ai kishte marre çehren e nje te çmenduri. Po sikur Xhoni te ishte i çmendur? Sa mire mund ta njohesh dike, ne fund te fundit, apo jo? 

-Ai kepuste lulet, -foli me ne fund, ai. -I thashe se nese do i kepuste serish, do i kepusja veshet. Dhe ai vazhdoi ta bente akoma. 

-Po veshet le t'ia kepusje ti, po pse na e ngjeshe trupin neve ne dhome? -tundi koken e acaruar Kluki qe i dukej sikur ishte çasti i duhur per ta marre ne pyetje. -Vrasje idiote. Une thashe se do te ishte ndonje vrases qe s'ta priste mendja, po jo ti. Ç'a te duam ty ne: te te dhjejme? Ne s'te njohim fare.

-Do me njihni tani, sepse do te behem vrasesi juaj. -Foli fare qarte dhe qete. Sikur njeheresh, po tallej, por edhe e kishte seriozisht. -Do te te vras ty sepse te kam pare qe beje mutin ne kopshtin tim...

-Po mire, ç'a ka? Ne kopsht e beja, -kundershtoi menjehere Kluki. -Sikur e beja ne koken tende. S'merren vesh njerezit.

-Do te te vras ty, -vazhdoi ai duke iu drejtuar Ruthit, -sepse kepusje lulet e mia. Dhe ty, -tregoi me dore Finin, -sepse erdhe ne momentin e gabuar.

-Llaka-llaka ky dreq, -foli Kluki qe s'po e kuptonte rrezikun fare. -Vret njerez kot me kot. Edhe une kam hobi te hedh njerezit nga shkembi, po nuk i hedh se futem ne burg...

-Kluki, -e nderpreu babi, -eshte me mire te pushojme.

Une veshtrova rrotull. Pashe edhe Estelen qe kishte ngrire ne vend dhe po mendoja t'ia mbathja, por nuk isha e sigurt se ishte gjeja e duhur per t'u bere. Sapo do te terhiqesha e do te dilja me vrap, kur dera u hap per te dyten here dhe Oueni hyri brenda bashke me Rikun. Qeni iu leshua nga duart dhe zuri te rrotullohej perqark si i çmendur. Edhe qeni dukej sikur ishte kapur nga trashesia e familjes jone.

Ters ne hotelin "Tersi". ✔Where stories live. Discover now