Helbruket ne hotelin 'Tersi'.

79 9 127
                                    

Hoteli "Tersi" ishte nje nga ata hotelet luksoze, ku mund te shkonin vetem te pasurit. Dhe ne sigurisht, nuk ishim te pasur edhe pse babi im i kishte mbushur mendjen vetes se ishim dhe gjyshja ime te jepte ate paraqitjen se ishim bilionere. Siç merrej me mend, ne nuk mund ta perballonim "Tersin", por gjate Krishtlindjeve, çmimet u ulen dhe babi prenotoi menjehere nje nga suitat me te medha. Tha se kishte kursyer para ne banke, por une isha e sigurt se kishte hapur testamentin qe gjyshi do e dorezohej kur te vdiste. Rendesi kishte qe gjyshi te mos e merrte vesh kurre.

Makina jona rrangalle, tip "Fiat" qe na kishte rrojtur per gati shtate vjet, u parkua fiks si shkatarraqe ne mes te makinave luksoze. Babi nuk ishte shume i zoti ne parkimin e makines -kishte marre pese gjoba parkimi, duhej te theksohej -prandaj na u desh t'i hapnim dyert me shume kujdes per te dale jashte. Por ishte mision i pamundur, sepse sapo babi mbaroi se theni fjaline, Kluki e çeli deren sikur ai te mos kishte thene asgje. Ajo u perplas me force pas makines tjeter.

-Ja, -shfryu menjehere gjyshja, -i parkojne si maskarenj. Shiko sa afer e ka parkuar. Nuk behen me njerezit, kam thene une.

Sigurisht qe makina tjeter ishte parkuar shume mire dhe ishte babi ai qe e kishte parkuar makinen e tij shtrembert, por nuk do ia shpjegonim kete gje Klukit. Dola me kujdes pas saj dhe hapa bagazhin. Sapo u zgjata te merrja valixhen time, kur Oueni gati sa nuk mu hodh ne qafe duke thirrur me te madhe:

-Me kujdes, Kinsi, se do te vrasesh Oton! Mund ta nxjerrim nga valixhja?

-Mendoj se eshte me mire ta çojme njehere siper ne dhome, -mora persiper t'i pergjigjesha. Ishte me mire ta shtyje thyerjen e zemres per me vone. -Perndryshe, do te humbase perseri dhe kete rradhe, nuk do e gjejme dot.

Oueni me pa si i pabindur, por pastaj thjesht mblodhi supet dhe terhoqi nje nga çantat e shpines qe nuk me kujtohej kush e kishte marre. Me shume mundesi Estela, me ato librat e saj te çmendur. Lexuesit ishin njerez budallenj, kjo ishte e konfirmuar. Ata mendonin vertet se personazhet mosekzistente ne perrallat qe lexonin, vertet do te shfaqeshin edhe ne jeten reale. Kjo ishte arsyeja perse perfundonin gjithmone beqare, siç ishte motra ime tetembedhjete vjeçare qe gjate gjithe gjimnazit te saj, shoqja e vetme qe kishte pasur, kishte qene nje vajze qe nuk ishte as ne klasen e saj.

-Zoterinj, prisni! -degjova nje ze te na therriste. U ktheva dhe nje burre po na afrohej me vrap. Mbante veshur nje kostum te zi dhe mund te parashikoja se ishte portieri, ose roja, ose çfaredo i quanin njerezit ne kete hotel. -Zoterinj, mund t'i marrim ne valixhet! Prisni!

Pse po na therriste me kaq kokefortesi te ndalonim? A nuk kishim ndaluar tashme? Por kur ktheva koken nga familjaret e mi te shurdhet, e kuptova se ishin vertet te shurdhet dhe se isha e vetmja qe kisha ndaluar. Vrapova t'u dilja perpara qe t'i ndaloja. Babi me pa sikur te isha e çmendur, kur ne fakt i çmenduri ishte ai qe nuk degjonte nga veshet.

-Po na therrasin, -i thashe perpara se ai te thoshte ndonje budallallek te tille se po vonoheshim kur ne fakt, ishim mu perpara hotelit dhe s'kishim ku te vonoheshim me.

Bashke me babin, u kthyen edhe te tjeret. Kurse Oueni me shume mundesi ishte shume i zene duke menduar per Oton e vdekur, sepse ia kishte ngulur syte valixhes qe po terhiqte mami dhe nuk e ktheu koken. As nuk mund ta imagjinoja dhimbjen e madhe qe do te ndjente kur te merrte vesh qe Otoja i tij i adhurueshem kishte shkuar ne Parajse, ose ne Ferr, ose kudo qe shkonin hardhucat helmuese.

-Zoterinj, -na u afrua portieri, duke marre fryme me zor. Me shume mundesi, po bente kot sikur kishte vrapuar shume sepse nuk ndanim ndonje distance me teper se pese hapa. -Ketu, i marr une valixhet. Ju lutem, vazhdoni perpara. Valixhet mund t'i lini ketu.

-Ç'eshte ky hajdut i çuditshem? -me peshperiti Kluki. -Hajdutet nuk ta kerkojne valixhen, thjesht ta rrembejne. -Sapo do i thoja se as nuk ishte hajdut, kur ajo iu drejtua atij. -Jo, do i mbajme vete valixhet, faleminderit.

Ters ne hotelin "Tersi". ✔Where stories live. Discover now