Timi, Tomi, Xheku, Xhejku ose Piteri.

68 5 140
                                    

-Gjithçka mire? Zoterinj, hapeni deren. Ju lutem. Gjithçka mire?

Zeri i nje burri qe po vinte nga jashte, na hodhi perpjete. Po i binte deres me grushte sikur te ishte i çmendur. Ne ishim grumbulluar te gjithe ne banjo dhe ne dhome, ishte vetem Oueni qe po vajtonte per vdekjen e Otos qe shkoi e vajti. Shkembyem te gjithe nje veshtrim me njeri-tjetrin dhe pastaj, Kluki doli me nxitim prej tualetit dhe hapi deren. Une mbylla pergjysme deren e tualetit, mjaftueshem sa per te pare.

-Zoteri te dukem une ty, qorr i dreqit? -u çorr Kluki sapo u gjend perballe burrit qe na kishte paraqitur suiten. Ai zuri te shikonte perqark dhe pa vetem Ouenin qe ishte akoma ulur ne dysheme duke mbajtur ne dore hardhucen e pajete. -Te me falni shume qe po perdor kete fjalor, por eshte njesoj sikur une t'ju therras juve 'plak' dhe jo 'zoteri'.

-Kerkoj ndjese, zonje. -Burri beri nje perulje. Veshtroi serish rrotull dhe pyeti. -Eshte gjithçka mire? Degjova disa te bertitura. Djali aty, -beri me koke nga Oueni, -duket i merzitur.

-Ai ka probleme te shendetit mendor, -vazhdoi Kluki dhe une s'e kuptova perse iu desh te genjente ne vend qe te thoshte se hardhuca kishte vdekur. -Sheh gjera qe nuk jane...

-Zonje, mos te ma merrni per keq, por nese eshte me skizofreni, duhet ta çoni ne spital. Ne nuk duam te rrezikojme klientet e tjere...

-Mire qorr, po ti qenke edhe shurdh! -e nderpreu ajo. -Kush tha qe eshte me skizofreni? Thashe qe sheh gjera qe nuk ekzistojne. Pershembull, ne shohim detin, ai sheh reren. Ose ne shohim Ameriken, ai sheh Angline, gjera te tilla.

-Oh... sherim te shpejte.

-Faleminderit. Mirupafshim tani.

Kluki e shtyti drejt daljes dhe e mbylli deren perpara se ai te mund te thoshte ndonje gje tjeter. Une hapa deren e tualetit dhe dola e para jashte, duke e lene te vdekurin pa veshe brenda. Filmat horror do e pershkruanin dike qe nuk kishte veshe si nje gje te llahtarshme per t'u pare, por e verteta ishte se ky person nuk ishte e qarte se si mund te pershkruhej. Nuk kishte shume gjak, gje qe me beri te mendoj se mbase kishte disa dite qe kishte vdekur.

-Kush e vrau Oton? -thirri papritur Oueni, qe tani u zgjua nga dhimbja e madhe. Me veshtroi me aq inat sikur ia kisha vrare. Otoja thjesht, ashtu e kishte pasur te shkruar. -Ti e vrave?

-Ç'pune kam une me Oton tend? -ia bera, duke e pare e bezdisur.

-Po kush e vrau, pra! Dhe çfare po beni aty? -u turr drejt tualetit duke i perplasur kembet fort. Vdekja e dyte e dhimbshme qe do te shihte Oueni i shkrete. -Ç'a eshte kjo?

-Jo, jo, s'eshte per ty kjo, -Estela e shtyti pas. -Eshte nje person i vdekur, Ouen, mos hyr ketu. Do e gjejme nje zgjidhje.

-Une pashe Oton tim te vdekur! Pse nuk duhet te shoh nje te panjohur?

Hyri brenda perpara se dikush tjeter ta ndalonte. Ndryshe nga babit, atij nuk i shpetoi asnje ulerime. Mbase Oueni shihte filma horrore me shume sesa shihnim ne te tjeret, ose mbase ishte me i guximshem. Une u afrova prane hardhuces dhe e pashe se si i ishte shtypur fare koka. Jo se ai nuk i shtypur edhe para vdekjes, por tani ishte thjesht me shume. Sa keq qe vdiq! Do ia kishim kaluar shume here me bukur me Oton.

-Duhet t'i gjejme veshet, -tha papritur Oueni. Une e pashe sikur te ishte i çmendur dhe mu kujtuan fjalet e Klukit se ishte me probleme mendore. Sa mire e njihja une vellain tim? -Nese i gjejme veshet dhe ia ngjisim, mbase ringjallet.

-Nuk do te ringjallet, por do te shpetojme ne pa u futur ne burg, -mermeriti mami. -Mund ta marrim ne konsiderate... apo jo, Fin?

-Dhe ku do i gjejme veshet? Ne duhet ta heqim trupin sa me shpejt.

Ters ne hotelin "Tersi". ✔Where stories live. Discover now