Ku ta çojme Tomin?

44 5 86
                                    

Pjesa qesharake e gjithe kesaj ishte se askush tjeter nuk kishte ardhur pas meje per te me ndihmuar, te pakten Estela sepse te tjeret ishin shume te budallallepsur per ta kuptuar se çfare po ndodhte ne te vertete. E kisha mbyllur deren vetem nje here me çeles ne rast se dyshonte dikush dhe po sorollatesha me kot neper dhome pa ditur ku ta çoja kufomen. Nese Ksavieri do te tregohej pak i zgjuar -gje qe padyshim dukej se ishte -do te na merrte te gjitheve lumi. Kushedi, mbase do te dyshonin se e kishim vrare ne dhe po mbulonim vrasjen.

-Te marrte dreqi trute e babit, -mermerita. -Duhet ta kishim telefonuar policine qe ne diten e pare. Ç'kusur u kemi te vdekurve ne?

Me shume po zieja nga inati qe nuk me kishte ndjekur askush dhe me kishin lene vetem, sesa nga fakti qe degjuam te gjithe babin diten e pare. Padyshim edhe fjala e babit kishte qene gjeja me idiote, por edhe ne te tjeret e kishim mbeshtetur dhe fakti qe e kishim mbeshtetur nuk na bente te ishim me pak idiote se ai. Por tani, nuk ishte çasti i duhur per t'i dhene pergjigje pyetjes universale se kush nga familja jone ishte me idioti.

Nxitova drejt tualetit dhe nisa te breja thonjte, teksa shihja pa ditur ku ta çoja Tomin e shkrete, qe edhe ne vdekje nuk po gjente rehat. Mua e vetmja gje qe me kishte pelqyer nga vdekja ishte se me ne fund, bije ne rehati me veten dhe nuk do te kishe te beje me njerezit, por tani qe po shihja çfare po i ndodhte Tomit, po fillonte te me frikesonte vdekja. Dera trokiti, papritur. 

-Hape deren! Policia! -Trokitja u be me e forte. Dreqin. Duhet te ishte patjeter Ksavieri. Çfare kishin bere ata budallenjte atje poshte, perveçse kishin pare Klukin kur ishte ngritur me kembe? E kishin pyetur si ishte? -Kinsi, e di qe je aty brenda. Hape deren!

Dreqin. Dreqin. Duhej ta gjeja nje zgjidhje. Nese me gjente aty bashke me Tomin, do te merrja fundi. Me siguri, Kluki do te me urrente. Jo se po me plaste shume tek Kluki, ne fakt, por do te futesha ne burg dhe s'do te kisha qejf te degjoja fjalet e njerezve qe thonin se Kinsi Helbruku ishte nje vrasese. Kinsi Helbruku nuk vriste dot as edhe nje mize, hajde tani. Jo... nuk do te rrija ashtu duarkryq duke pritur qe Ksavieri ta hidhte deren poshte.

-Kinsi, çfaredo qe po ndodh ne kete dhome te mallkuar, te betohem se do e zgjidhim! Por hape deren dhe me lejo te hyj brenda! -thirri serish. Prit pak... nga e dinte emrin ky? Ia kisha thene? Nuk me kujtohej. Une rralle ua thoja emrin njerezve, sepse ata mendonin se ishte shume i veshtire per t'u mbajtur mend.

U ktheva serish nga Tomi i ndjere dhe u afrova drejt dritares me hapa te shpejte. Ishim ne katin e dyte dhe lartesia serish, dukej e madhe. Dera vazhdonte te trokiste. Ksavieri me thirri edhe njehere tjeter. Po me vinte keq per Tomin. Por ai i vdekur ishte, apo jo? S'do i bente dem nje renie nga dritarja. Me nxitim, terhoqa zvarre trupin e tij dhe e ngrita tere mundim. I dhashe vetes force dhe pastaj, e leshova. Nuk pata guxim ta shihja kur ra perdhe, por zhurma qe beri mu duk sikur u degjua nga te gjithe.

Per nje çast, dera nuk po trokiste me dhe pata frike se Ksavieri e pati degjuar zhurmen dhe po zbriste poshte. Por pastaj, e degjova deren te hapej me force. Dreqin, shpresoja mos ta kishte prishur sepse nuk do te binte njeri dakord per te paguar edhe deren e shkaterruar. Ula menjehere xhinset e shkurtra dhe u ula ne tualet pa ditur çfare te beja tjeter. Ne pllaka, kishte mbetur pak gjak e dhé, prandaj me te shpejte i hodha xhinset ne ate hapesire te piset.

Dera e banjos u hap fare papritur. Kisha menduar se e kisha mbyllur me çeles. Syte e Ksavierit ngecen tek une per nje sekonde, pastaj seç shau neperdhembe dhe e mbylli menjehere. E ndjeva qe u skuqa nga koka tek kembet, por nuk dita çfare te thoja. Kishte qene faji i babit te dreqit. Per nje çast, nuk po fliste askush prej nesh, pastaj degjova zerin e Ksavierit:

-Nuk keni çeles per ta mbyllur ate dreq banjo?

-Nuk me shkoi mendja deri ne ate pike ku nje i panjohur do te hynte brenda, -iu pergjigja. U ngrita, terhoqa xhinset dhe i vesha. Pastaj, terhoqa nje leter dhe pastrova balten nga pllakat.

Ters ne hotelin "Tersi". ✔Where stories live. Discover now