Kur Shapka zbulon diçka.

56 7 96
                                    

Kluki i hapi syte pas gati dhjete minutash. Te pakten, ne ato dhjete minuta Oueni nuk u çmend me. Sapo ajo hapi syte, u turrem te gjithe drejt saj dhe babi i ishte afruar aq shume sa mend tere frymen e qelbur qe po nxirrte, ia hidhte asaj ne surrat. Mami foli e para, duke shtytur pas babin qe po sillej sikur Kluki ishte zgjuar pas nje viti dhe jo pas dhjete minutave:

-Ne menduam se po shtireshe... por kur nuk u zgjove, u shqetesuam vertet.

-Po shtiresha? -Kluki e pa sikur ajo te kishte thene me te papritur ne bote. -Pse, budallaqe jam une te shtirem per surratin tuaj? Ku shkoi ai? Alberti, si quhej?

-Iku, se s'do te priste ty. Nuk je Bukuroshja e Fjetur ti, -shpertheu serish Oueni me ato krizat e tij te mjera, por edhe te frikshme. Une po filloja te kisha dyshimet e mia se duhej te vizitohej tek nje psikolog.

-Bukuroshja e Fjetur ishte e shemtuar, -u krekos Kluki, duke i ngritur vetullat dy here. -Nuk kam nevoje te jem ajo une. Une jam Kluki Helbruku.

-Na plasi, -tha serish Oueni. Fitoi vetem nje nga ato veshtrimet "e frikshme" te mamit.

Une po gjeja rastin per te thene se ishte me mire te ktheheshim perpara se ta gjenin Tomin perpara nesh. Isha e sigurt se nuk kishte rene mbrapa ndonje muri mbrojtes ku nuk kalonte askush. Madje, do te ishte mjaftueshem fat edhe nese nuk do e kishin pare deri tani. Kur s'po fliste me askush, krova zerin dhe thashe:

-Duhet te largohemi. Tomi eshte akoma atje jashte dhe...

-Kush eshte Tomi: hardhuca e re? -me nderpreu Kluki.

-Mos guxo! -bertiti Oueni duke iu afruar kercenueshem, ose ashtu i dukej atij se po afrohej. -Mos guxo te tallesh me Oton! Mos guxo, po te them! Eshte paralajmerim, -i ngriti madje edhe gishtin tregues.

-Po ik, o çun, kush po tallet me Oton tend? -Kluki beri nje shenje si per t'i thene t'i hiqej sysh dhe u kthye serish nga une. -Kush eshte Tomi, moj? Se u bene shume emra, nuk i mbaj mend une e shkreta! I kane edhe te veshtire keta dreqer, po vija emrin Liam, Niall siç e kishte ai grupi i hip-hopit.

-Ai i vdekuri, pra, -iu pergjigja e bezdisur. Shume fjale kishte kjo Kluki, edhe pse sapo ishte zgjuar.

-Tomi thote kjo! Po ç'a Tomi, moj? Ai e ka Piter. I shpikni emra te vdekurve ju, jeni ne vete ç'a beni? Zoti te na mbaje mendt' tona, se te tjeret erdhen e shkuan.

Ishte e kote te rrija e t'i shpjegoja gjyshes se ishte vete ajo se po i vinte nje emer te panjohur te vdekurit. Po me vinte keq per Tomin e shkrete, se mire qe nuk po i jepnim nje varr, por po i vinim edhe emer te ri. Gjithsesi, e ngushelloja veten se Tomi gjithsesi, kishte vdekur.

-Dhe çfare ka Piteri? -pyeti serish Kluki. -Le te prese. Ai i vdekur eshte.

-Ndodhi diçka dhe mu desh ta hidhja nga dritarja. Eshte akoma poshte dhe shpresoj mos ta kete pare njeri, -mermerita. Po e prisja shperthimin e Klukit.

-E hodhe nga dritarja? -Ajo me pa sikur te isha e çmendur. -Me mire te lutemi mos t'i jete keputur edhe hunda. Nuk do te gjejme edhe hunden e tij pastaj. 

Por nese Klukin po e hante meraku per hunden, une po mendoja se ne ç'katrahure e kishim futur veten. Nese do te kishim telefonuar policine qe ne diten e pare, nuk do te ishim ne kete rruzull te vogel e ne kete dhome kaq te ngushte ku nuk dinim ku te shkonim tjeter, perveçse te shtynim njeri-tjetrin per pak hapesire. Babi ndihmoi Klukin te ngrihej dhe tha:

-Te shkojme shpejt ne hotel. Morem fund nese e gjen trupin dikush tjeter.

-Po per çfare me mban? -e shtyti e acaruar Kluki. -Sikur s'kam kembe. S'jam e paralizuar une, s'e sheh? Keta jane verbuar te gjithe! Jeni bere njeri me keq se tjetri!

Ters ne hotelin "Tersi". ✔Where stories live. Discover now