'Neser ka ditelindjen Oto' 3x.

59 7 120
                                    

-Nese Shapka telefonon policine, jemi te vdekur, -tha babi duke futur ne goje nje cope te madhe mishi. -Duhet ta mbrojme veten me çdo mjet qe mundemi...

-Kujdes, o Fin, se s'do e vrasim, s'kemi çfare mjetesh perdorim, s'do ngrijme thikat, -tundi koken me mospelqim mami qe kishte qene gjithmone pak keq ne pjesen artistike e te kuptuarit fjalite metaforike.

-Kush po thote ta vrasim? Edhe pse ide e mire eshte ajo, padyshim. -Fjalia e babit me trembi se mos kishim te benim me ndonje vrases serial. Nisa te vrisja mendjen nese femija i Denis Rejderit e dinte qe ne fillim, se babai i saj ishte psikopat.

Papritur, nisa te mendoja per te gjithe vrasesit seriale. Si kishte mundesi qe ekzistonin te tille njerez, qe kishin guxim te vrisnin te pafajshem e te shtireshin sikur viktima ishin ata? Mendimi se dikush qe mund ta njihja -Danieli mbase, sepse i kishte disa simptoma -mund te ishte vrases serial, me ngjethi mishte. Une nuk doja te kisha lidhje me asnje vrases, edhe pse tani qe po fshihja trupin e nje te vdekuri me dukej sikur me bente pothuajse, vrasese.

-Babi, po sikur ta joshim edhe Shapken? -sugjeroi Oueni i çmendur. Ai i çmendur kishte qene gjithmone, por qe pas vdekjes se Otos sikur i ishin shtuar dozat e çmendurise. Mos ishte ky vrases serial? Edhe Oueni i kishte ca simptoma. -Mund ta joshi mami.

-Jo, s'do te beje asgje mami. -Duhej ta pranoja qe kur binte fjala tek mami, babi behej i lezetshem ne lidhje me dashurine e tyre.

-Por ta joshe Estela, pra. Se keto te dyja s'po bejne asgje, o babi!

-Po ti ç'a po ben? -iu kthye e acaruar Estela. Mire qe kishte nerva ajo te merrej me Ouenin e çmendur.

-Burrat nuk bejne asgje, -ia ktheu ai, duke kryqezuar krahet. -Paraardhesit tane punuan gjithmone per t'u dhene femrave nje jete me te mire, tani eshte rradha juaj. -Se ç'i kishte ca mendime ky djale, si ato te pleqve qe rrinin ulur ne stolat e pedonales.

-Po ç'pune ke ti me burrat e nentedhjetes? Ti as nuk kishe lindur kur punonin vetem burrat.

Oueni tundi koken me mospelqim, por e mbylli gojen duke vazhduar te hante. Jashte, kishte rene mjegulla e nates. Si nje perde, nderej e qete dhe e mbeshtillte te gjithe vendin me nje enigme te çuditshme, qe i ngjasonte asaj te nje misteri. Nje dege peme prane xhamit te dritares, ishte perkulur prane parvazit dhe e kishte cikur lehte sikur donte ta thyente e te hynte permes. Ne te, kishin çelur disa lule te vogla ngjyre roze. Mu kujtua se si njehere Danieli me pati dhuruar nje buqete me lule roze. Edhe pse u duk e çuditshme edhe per veten time, ndjeva mall per te.

-Mbaroni shpejt buken, -foli Kluki qe kishte qendruar e heshtur gjate gjithe darkes. -Duhet te zbresim e te groposim Piterin.

-E ka Tom, -e korrigjoi babi.

-Kujt i plasi si e ka?

Kluki ishte thjesht, me humor te keq, prandaj duhej thjesht te mos ia varnim shume. Kishin edhe pleqte krizat e tyre personale, edhe pse i kishin pak me te çuditshme se te te tjereve. Shtyta pjaten time te perfunduar dhe nisa te prisja qe te mbaronin edhe te tjeret qe te ngriheshim e te dilnim. Dukej sikur te gjithe ishin brenda ne restorant, prandaj nuk duhej te kishte njerez jashte. U ngritem te gjithe fiks pas pese minutash.

Plani ishte i tille: do te hynim ne kopsht me makine dhe nderkohe qe babi do te shpejtonte te hapte gropen, ne do te nxirrnim Tomin. Do e varrosnim, do te mbyllnim gropen dhe do te largoheshim sikur nuk kishte ndodhur asgje. Por puna ishte se planet dukeshin gjithmone shume me te lehta kur thuheshin sesa kur beheshin. Edhe kur kisha qene ne gjimnaz dhe kisha bere planfikuar te kopjoja ne provimin e matematikes, nuk qullosa dot asgje sepse plani ishte shume i veshtire.

-Kinsi, -u kthye nga mua babi qe i dukej vetja lideri i planit edhe pse s'i kishte thene kush gje, -ti do te sjellesh makinen bashke me mamin e Klukin. Une, Oueni dhe Estela do te hapim gropen.

Ters ne hotelin "Tersi". ✔Where stories live. Discover now