Nga gjashte Helbruke, vetem nje Helbruk.

51 5 90
                                    

Ne mengjes, u ngrita nga rrezet e diellit qe hyne brenda dhomes me nje ngadhtesi prej breshke. U ktheva nga ana tjeter me kot per te perpjekur te flija edhe disa minuta me shume, por pastaj nisa te degjoja zera dhe dyer qe perplaseshin. U shtriqa dhe zgjata doren drejt celularit per te pare oren. Fillimisht, mendova se do te ishte shpejt, por kur pashe se shenonte dhjete e pese minuta, kerceva perpjete. Nuk flija kaq shume, isha me shume edhe buf nate, edhe zog mengjesi. Edhe shtrati i Esteles ishte bosh: edhe ajo ishte zgjuar me heret.

Sapo vendosa kembet ne dysheme, vura re ne dhome nuk kishte njeri. Te gjithe shtreterit ishin te rregullt -me shume siguri, mami duhej t'i kishte rregulluar -dhe dera e tualetit ishte e hapur. Mbase duhej te kishin shkuar ne restorant per te ngrene mengjesin. U ngrita per te shkuar ne tualet dhe mbylla deren. Aroma e tmerrshme qe kishte mbajtur trupi i vdekur i Tomit kishte avulluar dhe tani, suita dukej ashtu siç e donim ne. 

Mbatha rrobat e para qe me zuri dora dhe dola prej dhomes. E kuptoja qe kishin shkuar deri ne restorant, por perseri ta linin çelesin ne dhome, nuk mu duk ideja me e mire e mundshme dhe kur une per me teper, po flija gjume. Por nuk u çudita nga budallalleku i tyre, sepse nuk ishte as hera e pare dhe as e fundit. Mbylla deren me çeles vetem njehere dhe sapo u ktheva, perpara syve me doli Syleshi. Duhej ta kishte dhomen ne te njejtin kat.

-Miremengjes, -ma beri me koke ai. Une i leshova nje gjysme buzeqeshje pa dashur te beja shume muhabet. Ç'pune kisha une te flisja me te panjohurit? Une s'i dija as emrin. -Shoh qe dole vetem. Gjithmone, ju shoh bashke.

-S'ka nevoje per 'gjithmone', se ne dje erdhem, -ia ktheva atij te çmendurit qe ishte vertet sylesh. Kishte nevoje per syze me xham me te madh.

-Sa mire, eshte hoteli i bukur ky "Tersi", -tha ai duke qeshur. Vete fliste, vete qeshte i shkreti. Edhe dje, vete qante. Vete i bente te gjitha. Njeri i mjere ky Syleshi! -Edhe pronaret jane njerez te mire. Une i njoh prej shkolles se mesme. Histori interesante edhe dashuria e tyre. Ah, sa e vogel eshte bota!

-Ashtu eshte, -ia mbeshteta mendimin veç qe te me hiqej qafe. Por Syleshi s'tundej vendit. S'kishte pune me te mire per te bere siç dukej. 

-Frederik Tersi ka ardhur nga Kroacia, -me tha, sikur une ta kisha pyetur. -Babai i tij punonte ne banke, kurse mamaja gjeti pune si kasiere ne supermarket. Familje e mesme, vajze, por shiko ç'perandori ngriti djali i tyre. 

-Kush eshte Frederiku njehere? -e pyeta. S'po e kapja dot temen dhe mu duk budallallek ta lija te fliste kot me kot. Te pakten, te kuptoja se kush ishte Frederiku.

-Pronari, -mu pergjigj tere habi ai. -Te gjithe i njohin Tersit, sidomos Emen. Ema Tersin e duan te gjithe. Une e kam pasur shoqe te ngushte ne gjimnaz. Njeri i mire, s'ke çfare i thua.

Desh i thashe se s'po me plaste shume çfare mendonte ai per Emen, por e kuptova qe duhej te hiqesha pak e respektuar qe me pas, te largohej e te me linte rehat. Nese hapja debat tani, vetem sa do te zgjatej me shume shoqeria ime me Syleshin. Zbritem te dy shkallet dhe sapo shkelem ne sheshpushimin e katit te pare, ai vazhdoi te llomotiste:

-I tregova gruas sime per hardhucen, -kurse une mendova se perse nuk e thoshte ashtu siç ishte per t'u thene "i tregova gruas sime se sa te çmendur ishit", -dhe asaj i erdhi shume keq. Eshte e ndjeshme ajo, gruaja ime. Por nuk i ben mire te jete ne kete gjendje, eshte shtatzane.

-Na e the njehere. -Ky mire sylesh, po qenka edhe me skerloze. Sa vjen e me keq, u benka.

Syleshi vetem tundi koken. Mbase e kuptoi se nuk kisha qejf te flisja me te. Mezi po prisja te hyja ne restorant e ta hiqja qafe. Me shume mundesi, babi nuk do e ftonte ne tavoline se nuk e kishte lene mendja akoma. Vetem nese e therriste Oueni per ditelindjen e Otos se dreqit, qe edhe i ngordhur s'na la rehat. Kur iu afruam deres se madhe te restorantit, une e hapa e para dhe kalova perpara Syleshit pa e pritur fare, madje ia mbylla deren ne fytyre.

Ters ne hotelin "Tersi". ✔Where stories live. Discover now