Kur une jam Helbruku qe mungon.

56 7 122
                                    

Kishin kaluar dhjete minuta. Askush nuk ishte kthyer. Une e kuptoja qe polici me kishte thene te prisja njezet e kater ore, por sa me shume prisja une, aq me shume vonohej gjetja e trupave te tyre dhe mund t'i kishin ngrene te gjithe dhe jo vetem Klukin. Kuptova se po tregohesha budallaqe, sepse mbase askush nuk kishte vdekur. Mund te kishin humbur per ne hotel dhe po sorollateshin si gjithmone. Por perse nuk i hapnin celularet? E kishin fajin fjalet e Klukit, e dija une.

Pa mundur te qendroja me gjate ulur ne ate restorant si budallaçke, u ngrita. Nese i kishin vrare, duhej te kishte nje shenje diku. Ose nese thjesht, ishin zhdukur dhe i kishin vrare ne nje vend tjeter, mund te gjeja ndonje shenje. Sa keq qe nuk kishim nje qen si kafshe shtepiake, por nje hardhuce qe rrojti dhe vdiq pa bere asgje te vlefshme ne jeten e saj te shkurter. Po mendoja nga ta nisja kerkimin tim te deshperuar dhe pastaj, mu kujtuan dy policet qe patem takuar ne fillim. Mbase ata do te me ndihmonin me shume se ai qe erdhi, sidomos ai Alberti qe dukej sikur e pelqeu gjyshen.

-Me falni, -nxitova drejt banakut ku ishte Bufalaqi i njejte. Ai ngriti syte e me pa tere inat. Ne fillim, pyeta veten se perse po me shihte ashtu dhe pastaj, u kujtova çfare kisha thene. -Kur ndodhi zhdukja e atij djalit... erdhen dy police ketu. Mos valle i keni numrat e tyre te telefonit?

-Ju s'jeni ne rregull nga trute, -me tha Bufalaqi qe me bente si ndonje gje e zgjuar, kurse ishte vetem nje cope mishi me shume dhjam. -Nuk kam pse t'i kem une numrat e policeve. Shko pyet pronaret. Frederiku duhet t'i kete.

Une iu ndjeva falenderuese Syleshit qe me kishte njohur me emrat e pronareve, sepse nuk ishte me nevoja ta pyesja Bufalaqin qe sillej sikur ishte me i zgjuar se mua. Nuk i thashe as 'faleminderit', por i ktheva shpinen dhe dola prej restorantit. Vetem kur dola, e kuptova se nuk e kisha idene se ku mund t'i gjeja pronaret. Ngjita shkallet me nga dy per ne katin e dyte dhe pa ditur ku te drejtohesha, u drejtova ne dhomen qe shpresoja se ishte e Syleshit. Trokita.

Pas trokitjes se dyte, deren e hapi nje grua. Duke gjykuar nga barku i rrumbullakosur, e kuptova qe duhej te ishte shtatzane dhe gruaja e Syleshit. Te pakten, qe ajo ishte shtatzane, kete e kishte pare. Ajo me buzeqeshi, pa njehere perqark pa ditur çfare te thoshte dhe ne fund, pyeti:

-Si mund t'ju ndihmoj?

-Jam Kinsi, -iu pergjigja duke i zgjatur doren ne shenje pershendetje. Ajo ma shtrengoi, duke buzeqeshur. Ishte e kendshme, me kaçurrela te shkurtra qe i rrinin mbledhur pas kokes. Nese femija do i ngjante me shume asaj, me shume mundesi do te ishte shume i bukur. -Po pyesja veten nese e dini ku mund t'i gjej pronaret e hotelit.

-Pak me pare, pashe Emen, -tha ajo, por u duk pak e sigurt. -Me duket se zbriti poshte. Duhet te kete dale ne kopsht, ajo i pelqen lulet.

-Shume faleminderit, -i buzeqesha.

U largova perpara se ajo te kishte mundesine te thoshte ndonje gje tjeter. E degjova deren qe u mbyll vetem kur zbrita shkallet. Duhej te kishte qendruar ne prag derisa t'i isha zhdukur nga rrezja e shikimit dhe kishte pyetur veten se perse kisha zgjedhur deren e saj per te pyetur per pronaret. Kur te kthehej Syleshi, do i tregonte edhe atij historine e Kinsit te çmendur qe trokiste dere me dere duke pyetur per pronaret.

Kur dola ne oborr, e kuptova se une s'kisha as idene me te vogel se si dukej Ema. Nuk kishte shume njerez dhe ata qe ishin, dukeshin ose shume te rinj, ose shume te vjeter. Ema duhej te ishte diku tek te dyzetat, aq sa dukej edhe Syleshi. Ne kopsht, nuk kishte njeri dhe kopshtari ishte i vetmi qe po e rregullonte. Nisa te sillesha rrotull duke hapur syte per Emen dhe me pas, gjeta nje grua qe po qendronte prane parkingut te makinave duke tymosur nje cigare. Iu afrova.

-Ju jeni Ema Tersi? -e pyeta. Ajo u kthye. Edhe pse duhej te ishte tek te dyzetat, perseri dukej shume me e re. -Jam Kinsi Helbruku. 

-Me behet qejfi qe te takoj, Kinsi, -tha ajo, duke me leshuar nje buzeqeshje. Dukej se e mbante shume veten dhe me erdhi inat qe mami im s'do te ishte kurre si ajo. -Si mund te te ndihmoj? Ka ndonje problem kondicioneri? 

Ters ne hotelin "Tersi". ✔Where stories live. Discover now