Uji i çezmes dhe i detit.

50 7 100
                                    

Siç e thame edhe dje, nuk morem Uber. Nuk morem as makinen tone. Paguam secili sediljet tona ne autobus per ato tridhjete minuta qe mbante deri ne plazh, madje edhe Oueni e pagoi sediljen me kursimet qe kishte mbledhur: Kluki e kishte pasur shume seriozisht. Estela me la vetem per t'u ulur me Ouenin e dreqit, prandaj une u detyrova te ulesha me Klukin, por me perfitimin e te qendruarit ne sediljen me pamje nga dritarja. Estela s'e kishte ate fat: Oueni, edhe pse flinte, zgjidhte te qendronte nga dritarja. Urrejtja ime ishin pikerisht njerezit qe flinin gjume gjate udhetimit dhe donin te qendronin nga dritarja.

-Tridhjete minuta rruge dhe kushtonte sikur te zgjaste nje ore. Na vodhi kater dollare. Me kater dollare blija nje kafe ne ate barin e bukur ne Springfild. -Kluki nuk po ndalonte se ankuari se udhetimi ishte shume i shtrenjte, edhe pse mua me dukej sikur ishte çmimi i duhur.

-E more ti çadren, Kluki? -u kthye papritur nga ne, babi qe ishte ulur tre sedilje perpara. Mamin e zinte gjithmone makina, prandaj duhej te ulej ne sediljet e para. Sigurisht, e pinte edhe kokrren, por s'i bente ndonje efekt te madh.

-Çadren? Pse duhet ta marr une çadren? -Ajo, edhe pse ishte shume e sigurt qe s'e kishte marre çadren, serish zuri te shikonte siper e lart sediljeve sikur çadra ne fakt, ishte sa gishti im i vogel i kembes -i kembes, sepse i dores eshte me i madh.

-Me duket se e kemi harruar ne dhome, -psheretiu babi. -Por s'ka problem, nuk do te kthehemi te marrim çadren tani. Do te gjejme ndonje shkemb qe na ben hije. 

-Por marrim shelzong, -nderhyri Estela.

-Pak qe morem autobusin, -e pa vengert mami. I dhimbseshin parate asaj me shume se ne te tjereve. Mami ishte gjithmone ajo qe i numeronte parate me mire se ne te tjeret.

Babi beri nje shenje si per te thene ta linim ate muhabet dhe u kthye perpara. Kluki seç mermeriti, por nuk foli me. U deshen te kalonin pese minuta te tjera perpara se autobusi te nisej. Ktheva koken nga dritarja dhe nisa te shihja pamjet qe shkonin e vinin para syve te mi. Me kujtohej se si kur isha ne gjimnaz dhe patem nje ekskursion me klasen, me kishte ardhur perzier dhe Danieli refuzoi t'i thoshte autobusit te ndalonte dhe u soll sikur nuk me vinte re. Nuk e urreva dot atehere. Tani, e urrej dyfish. 

-Duhet te kishim shkuar ne Oklahoma, -degjova zerin e vajzes qe ndodhej pas meje. Kur kishin ardhur, i kisha pikasur. Ishin nje çift midis te njezetave. -Ketu, vendi duket shume pis. Ti e di qe jam alergjike nga pluhuri. Me mbyt.

-Do te shkojme ne Oklahoma per ditelindjen tende, zemer, -iu pergjigj djali. Nuk e ktheva koken, sepse nuk doja ta jepja veten se po i degjoja. -Por tani eshte ditelindja ime.

Vajza seç mermeriti diçka neperdhembe. Me kujtoi papritur, veten time. Mbase nga menyra se si nuk iu kunderpergjigj me tej. Danieli rralle here, me kthehej keq, por kur e bente, e bente ne nje menyre te tille qe te thyente zemren... te pakten, dikur. Per pak sa nuk u ktheva t'i bertisja atij mashkulli idiot qe ne nje lidhje, nuk ishte e nevojshme qe vendet te ndaheshin me ditelindje, por mjaftonte te gjeje nje vend qe u pelqente te dyve. Por si gjithmone, s'e bera sepse nuk ishte puna ime.

-Temperatura shenon dyzet grade, -foli Kluki duke me terhequr vemendjen. Po shikonte celularin. -Dyzet e pese grade ne Springfild. Do te vdesim ndonjehere.

-Prandaj po shkojme ne plazh qe mos te vdesim, -ia ktheva. Ajo me pa shtrembert sikur te isha duke e tallur.

Ktheva serish koken nga dritarja. Mesazhit tim, Danieli ende nuk i kishte kthyer pergjigje. Nuk e kishte hapur fare. Me shume mundesi, do te bente te veshtirin siç bera une. Do e mbaja edhe sot mesazhin qe i pata nisur dhe nese nuk pergjigjej, do e fshija. Une nuk isha asnjehere e para qe i lutesha dikujt ta mbanim gjalle nje lidhje dhe sidomos, Danielit qe nuk e dija as nese e doja. 

Ters ne hotelin "Tersi". ✔Where stories live. Discover now