Duke u pergatitur per takimin 'e pare'.

47 6 186
                                    

Kur kisha dale ne takim heren e pare -nese mund te quhej takim dalja me Danielin -isha veshur me nje pale xhinse dhe nje bluze qe ishte me vaj pice dhe per me teper, e grisur ne cep sepse Estela nuk i duronte dot etiketat pas bluzeve dhe i griste, por bashke me to e kishte zakon te shqyente edhe bluzen. Nuk isha lyer ate dite dhe isha paraqitur perpara Danielit si budallaçke. Akoma nuk e di se çfare pa ai te bukur tek une. Ate dite, kishte ndodhur edhe puthja e pare dhe puthja e fundit, sepse pastaj kuptova se isha shume alergjike nga afrimiteti me njerezit.

Tani, qendroja perpara pasqyres se banjos dhe po shikoja sa e shemtuar isha. Rralle here, ndodhte te mendoja se sa e shemtuar isha sepse ne familjen tone duhej te kishim te gjithe vetebesim te larte. Kisha lyer vetem buzet me nje buzekuq te lehte ngjyre roze, por nuk me pelqente dhe hapa ujin e çezmes per ta fshire. Pikerisht atehere, dera e tualetit trokiti fort dhe brava desh u shqye aq fort sa e terhoqen. Babi thirri fort nga jashte:

-Nxito, o Kinsi, se e beme ne breke. Vdiqem. 

-Po ju gjithmone kur hyj une ne banjo, e gjeni? -thashe e acaruar dhe hapa fort deren duke dale jashte. Babi hyri menjehere brenda pa me thene asgje dhe perpara se te mbyllte deren, leshoi pordhen e pare, por jo te fundit.

Iu afrova serish dollapit te rrobave dhe u ula me gjunje per te gjetur ndonje gje te mire. Mbase Ksavieri kishte qene ne siklet dhe nuk kishte ditur si te ma kerkonte qe te takoheshim per nje darke romantike. Sikur nuk e dija une si ishin djemte! Kishte qene nje djale ne gjimnaz qe me pelqente dhe ma tha diten e diplomimit. Fatkeqesisht, une nuk e pelqeja mbrapsht prandaj lidhja qe donte ai nuk u realizua. Une isha dashuri e pakapshme, por dikujt si Ksavieri do i dorezohesha me kenaqesi.

-Çfare po kerkon? -turfulloi Estela. -Me shkaterrove librat, do m'i grisesh.

-Mendjen tek librat e tu e kam une, -thashe e bezdisur, duke ia lene menjane dy romanet qe kishte marre. Mire qe s'kishte ngritur tere raftin nga shtepia budallaçka. -Nuk ke marre asnje fustan me vete? Ndonje nga ata te kuqte? 

-Nuk jane fustanet e mi ata, jane fustanet e tu, -mu kthye serish e acaruar. -S'kam pune me fustanet e tua une. Po çfare dreqin po ben?

-Po perpiqem te gjej nje fustan, çfare nuk kupton?

E acaruar qe nuk gjeta asgje, e mbylla tere zhurme kanaten e dollapit. Pse nuk me kishte shkuar ne mendje te merrja nje fustan? Ai i kuqi qe vesha ne mbremjen e matures, do te me kishte shkuar shume. Me shume mundesi, do e kishte pelqyer edhe Ksavieri. Por kur me vijne mua mendt', Toka ka ndaluar se rrotulluari. E kuptova qe te rrija ashtu kot dhe te mos u kerkoja ndihme te tjereve, s'do te funksiononte, prandaj zgjodha te flisja e dorezuar:

-Ksavieri me ftoi te dilja me te sot ne oren gjashte. Dhe... une nuk di çfare te vesh.

-Kush eshte Ksavieri? -me pa mami me sy te zmadhuar. I hapa syte edhe une per t'u tallur, por ajo me shpotiti me nje veshtrim. 

-Ai polici i ri, -iu pergjigja. -Mendoj se me ka qejf. Kluki e pa si po me shihte. Edhe ti e ke pare, -iu ktheva Esteles, por ajo ngriti shpatullat si qelbesire qe ishte.

-Sa bukur çifti, -foli Kluki qe na beri çift ende pa nisur mire. -Do te shkonit shume. Me kujton kohen kur nje djale nga gjimnazi erdhi dhe me tha se me kishte pasur qejf qe kur kisha qene pese vjeçe. Sa te lezetshem jane djemte! Nje tjeter madje, u be gati te vriste veten vetem sepse e refuzova.

-Pse, kaq e bukur ke qene ti? -nderhyri Oueni.

-Jo, drogaxhi. -Kluki u kthye nga ai. -Une s'kam qene e bukur. Jam akoma e bukur.

Oueni rrotulloi syte, se kishte bindur veten qe ngjante i bukur kur rrotullonte kokordhoket e syve. Dera e banjos u hap dhe babi doli jashte. Bashke me te, erdhi edhe era e forte e njeqind pordhave qe kishte bere brenda ne banjo. Na u afrua dhe beri nje shenje si per te pyetur se çfare po ndodhte. Une mora fryme thelle dhe shpjegova edhe njehere te dyte:

Ters ne hotelin "Tersi". ✔Where stories live. Discover now