Kush eshte vrasesi?

42 4 157
                                    

Ne mendjen time, Ksavieri me çonte ne nje restorant te shtrenjte, me lejonte te shikoja menune dhe te zgjidhja pjatat qe doja, e paguante faturen marramendese dhe pastaj, me çonte ne plazh dhe me propozonte. Por ne realitetin e felliqur, sigurisht qe nuk ndodhi kjo. Te dy ne u kthyem ne shetitoren prane plazhit dhe vetem, ecem nje cope here. Floket i rregullova aq shume here se mos me shihte kufjen e vogel qe kisha ne vesh, sa po mendoja se kishte filluar te dyshonte qe s'po fliste.

-Kinsi, zemer, -degjova zerin e mamit, -flit ti e para. Pyete nese deshiron te pije ndonje gje.

-Thuaji se ke etje, -nderhyri Kluki. 

-Jo, se ashtu ngjan keq, sikur po i kerkon gje tjeter, -kundershtoi menjehere babi. 

Por mami kishte te drejte. Mbase duhej te flisja e para. Mund ta pyesja se per çfare me thirri, por nuk isha e sigurt se kjo ishte menyra e duhur per te hapur temen. Mund ta ftoja per te pire ndonje gje, por nuk besoja se do te pranonte. Kisha vertet nevoje te ulesha, fustani i ndyre i Klukit sikur po me merrte frymen dhe kisha frike se po shkeputeshin goglat. Ja, njera syresh sikur te me kishte lexuar u rrezua.

-Pra, ti je femija i madh apo jo, Kinsi? -foli papritur Ksavieri. Ide e mire si ta hapte temen. Mund ta kisha pyetur edhe une nese ishte femije i vetem, apo kishte moter e vella.

-Po, -mermerita. U degjua nje shfryrje nga ana e Klukit, por nuk foli kush. -Po ti?

-Kam pasur nje vella , -me tha. Kam pasur. Koha e foljes qe ai perdori sikur me theri ne zemer. Une s'e njihja Ksavierin, por njerezit qe njihja une nuk kishin pasur asnjehere kontakt me vdekjen, prandaj u ndjeva keq dhe nuk dita çfare t'i thoja. -Ishim binjake. 

Nuk foli me gjate. Ktheu koken andej nga shtrihej deti. Une u ndjeva budallaqe qe e kisha pyetur. Ide shume e keqe te flisje per familjen. Asnjehere s'e dije jeten e dikujt. Me kujtohej se si dikur, e pata pyetur Danielin per kusheririn e tij, qe qelloi te ishte ne burg. Qe prej asaj dite, nuk pyeta me kurre per njerezit qe e rrethonin. Ne nje lidhje, shoqeri ose çfaredo te ishte, doja te isha vetem une dhe personi tjeter. 

-Pyete sa vjeç e kishte vellain, -foli Kluki. 

-Po e kishte binjak, moj, -degjova fill pas saj, zerin e babit. -Kjo s'merr vesh. Binjake. Jane ne te njejten moshe.

-Eshte me minuta, -kembenguli Kluki.

-Jane ne nje moshe, po te them. Mos me bej ta kerkoj ne internet.

-Kerkoje po deshe, ashtu siç them une do te jete.

-Sa vjeç ishte vellai yt, -pyeta, -kur... kur u largua?

Heshtje. Edhe Kluki me babin nuk folen me. Duhej te kishte qene pyetje idiote nga ana ime. Nuk mund ta pyesje dike per nje person qe i kishte vdekur. Por une nuk e perdora ate fjale, apo jo? Kishte nje ndryshim te madh. 

-Nentembedhjete vjeç. Java e fundit perpara fillimit te shkolles, -mu pergjigj. E kuptova se do te fliste akoma. Nuk u gabova. -Ai po ngiste makinen. Une isha ulur ne sediljen e pasagjerit. 

-Pyete njehere ku ishin prinderit. Si i lene femijet keshtu? -degjova zerin e Klukit.

-Po pusho ta degjojme çfare i ka ndodhur, -u nxeh mami.

-Po ta pyesi per prinderit, moj. -Insistimit te Klukit nuk iu pergjigj njeri. Ra heshtja ne anen tjeter te celularit.

-Po i tregoja nje video ne celular, -vazhdoi. Kisha frike se do te fillonte te qante dhe s'do dija si ta ngushelloja, por pastaj u kujtova qe ai nuk ishte Danieli. -Nuk e pame makinen qe erdhi drejt nesh. Siç me thane me vone, ai kishte vdekur ne vend. 

-Po... po makina qe ju perplasi? -pyeta me ze te ulet. Kluki beri nje shfryrje, qe me erdhi mu ne vesh.

-Nuk e kapen kurre, -tha. Ktheu koken nga une. -Prandaj, kam zgjedhur kete profesion. Per vellain tim. 

Ters ne hotelin "Tersi". ✔Wo Geschichten leben. Entdecke jetzt