'Ta ha mutin, Ouen'.

46 6 166
                                    

Kur u ktheva ne suite, askush nuk e zuri ne goje çfare kishte ndodhur, madje Kluki u hoq sikur po flinte gjume. Edhe une u shtriva e lodhur ne shtrat dhe shpresova se gjumi do te me zinte qe ne minuten e pare. Dita e bukur qe kishin kaluar me pare, tani ishte zevendesuar me nje te tmerrshme qe dukej sikur na kishte bllokuar te gjitheve. Jo vetem qe isha treguar si budallaqe perpara Ksavierit, por edhe me kishte pare dyshuese. Kushedi, tani vertet mund te na fuste ne burg! Kjo mund te ishte hera e fundit qe mbeshtesja koken ne jastekun e bute dhe dremisja embel.

Pas gati dhjete minutash, Oueni u ngrit dhe shkoi ne banjo. Te pakten, kishte pak seder dhe nuk pordhi ne publik siç bente babi. Gjithe te tjeret dukej sikur po perpiqeshin te flinin, por gjumi isha e sigurt se nuk po zinte asnjerin prej nesh. Po na shqetesonte te gjitheve e njejta gje: fakti se mund te futeshim ne burg. Une isha shume e re per te perballuar jeten pas qelise, kurse Oueni ishte teper i vogel per te qene ne burgun e te miturve. Me dukej sikur do ia plasja te qares.

-Mami! -bertiti papritur Oueni. Mami u ngrit menjehere me kembe e pas saj, edhe ne te tjeret. -Mami, me ndihmo!

-Ua, çfare ka ndodhur? -thirri e alarmuar Kluki. Rendi e para drejt deres se banjos dhe e shtyti. Kur arriti aty, ndaloi dhe perplasi doren ne goje. -Ua, ua, çfare po me shohin syte? Zoti te na ndihmoje!

Kluki nuk shqetesohej asnjehere, prandaj zemra me rrahu fort dhe u afrova prane saj. Mami hyri brenda dhe une shtyta lehte Estelen per te pare çfare po ndodhte. Oueni ishte perkulur ne dysheme dhe po villte. Kur vura re se e vjellura e tij ishte e ndotur edhe me gjak, gati sa nuk me rane te fiket. Mami mbylli me force deren e banjos dhe thirri:

-Ikni neper shtreterit tuaj ju, mos hapni panik!

-Ua, do e kete pasur nga pordhat e Finit i shkreti, -tundi koken Kluki. -Aq shume i ka nuhatur sa i ka çare vrimat e hundes. Dhe te thashe "shko pirdh ne banjo", po ti jo, ti. Ja, e zuri tani ate te ngratin. 

-Po s'e ka nga pordhat, o Kluki, çfare po thua? -i tha e acaruar Estela. -S'e pe sa i verdhe ishte? Do te jete semurur.

-S'ka semundje qe te ben te vjellesh gjak, moj vajze. Pse, çfare semundje ka ai: meningjitin? Ate s'e ka pasur as stergjyshi im. -vazhdoi te tundte koken Kluki.

-Çfare eshte meningjiti? -Babi e pa me habi. S'kishte shume pyetje per te shtruar se perse askush ne shtepine tone nuk ishte doktor. Ne rrezik nuk dinim as se çfare ishte gripi sezonal.

-Po semundje, se çfare eshte? E ke vdekjen te sigurt po pate meningjitin, -vazhdoi ajo.

-Po... po sikur Oueni te kete meningjitin, pra?

Nga supozimi i babit, te gjithe ngrime ne vend dhe pame njeri-tjetrin ne sy. Nese ishte ashtu siç thoshte babi, atehere Oueni do te vdiste dhe kjo ishte dyfish me keq se te shkonim ne burg. Po me dukej sikur po me thyhej zemra. Nese vdiste Oueni, do te vdisja edhe une. Helbruket nuk mund te ishin Helbruket me vdekjen e dikujt. U ula e shqetesuar ne shtrat dhe kuptova qe syte me ishin perlotur kur pamja mu mjegullua.

-Te therrasim ambulancen? -pyeti me gjysme zeri Estela qe hiqej kot sikur e dinte numrin e ambulances.

-Nuk vjen asnje mjek po pate meningjit, se eshte ngjitese, -tha Kluki. -Ne qe jemi ketu, do te vdesim te gjithe po patem kontakt me Ouenin e semure. Duhet te mbeshtillemi mire me maska qe mos te na hyje fryma e tij. Se tani, na fal o Zot, po se do te vdesi njeri, s'duam te vdesim te gjithe. Na falni, mos na e merrni per keq, -u kthye nga ne Kluki duke ngritur doren ne shenje ndjese.

-Jo, jo, pa merak, ashtu mendoj edhe une, -tundi koken i zhgenjyer babi. -Duhet te behemi te forte per Ouenin. Ta bejme t'i kujtoje ditet e tij te fundit. Ta bejme te jetoje, -ngriti zerin. Kisha hall mos fillonte te qante, se nese qante babi do te fillonim te qanim te gjithe. -Per Ouenin! 

Ters ne hotelin "Tersi". ✔Where stories live. Discover now