Te porosisesh picen me te lire.

49 4 210
                                    

Mbasdite, prej inatit te Ouenit qe u soll sikur kishte vdekur, nuk dolem gjekund' dhe qendruam ne shtepi. Estela kishte mjaftueshem per te bere dhe brenda dites, e perfundoi librin e mallkuar me katerqind faqe. Kluki e babi seç nisen te shikonin nje ndeshje futbolli ne televizorin qe u perdor edhe ai i shkreti per te paren here, kurse mami po bente nostalogjiken duke qendruar me syte nga dritarja. Oueni gjate gjithe oreve qe pasuan, vetem qendronte para pasqyres dhe shikonte hapesiren boshe midis dhembeve ku kishte qene dikur dhemballa e tij. Me pak fjale, une isha njeriu qe po rrija me kot.

-Shkoi ora shtate. Zbresim te hame darken, se u qelbem ketu. Era pordhe me era djerse, -turfulloi Kluki pasi e kishte mbajtur veten per aq shume ore. 

Ne familjen tone, e kishim bere zakon te hanim pikerisht kur ora shkonte shtate. Sipas Klukit, atehere ishte orari me i shendetshem per te ngrene darken edhe pse mua me dukej jashtezakonisht shume shpejt. Kurse sipas babit, Helbruket hanin gjithmone heret qe te flinin me barkun bosh sepse keshtu kishte thene paraardhesi yne doktor qe me shume mundesi, nuk ekzistonte fare.

Me te zbritur poshte ne restorantin e hotelit, u ulem ne tavolinen tone te preferuar me pamje nga kopshti dhe nisem te shikonim menune siç benim gjithmone, edhe pse e dinim shume mire se çfare do te merrnim. Babi kishte rene dakord, pas nje sherri te madh me Klukin, qe te merrnim pica. Estela la ne tavoline menune qe po shikonte dhe foli e para:

-Une dua nje pice me sallam pikant dhe nje koka-kola.

-Ç'a koka-kola thote kjo? -Babi e pa sikur Estela te kishte thene se do te merrte tete shishe alkooli. -Nuk do te marrim pije ne, vetem pica. Na gerryen nga leket keta dreqer! He ti, -iu drejtua Ouenit, -do pica me mut? Se e bera mutin ne banjo, t'u them te na japin vetem brumin dhe salcen dhe te ta mbushim picen me mut te hash e te fryhesh.

-Jo, babi, faleminderit, -shpotiti i nxehur Oueni. Sikur ia kishim ne fajin ketij qe na detyroi te thonim deshiren e tij te qelbur naten e djeshme!

-Po deshe, se s'na plasi bytha shume. Mos ha fare.

Asnjehere s'e kisha pare babin aq te nxehur, prandaj nuk nxorra ze fare se çfare do te merrja. S'do e kisha problem edhe sikur te me sillnin nje pice me margarita. Isha e sigurt se Ouenit nuk do i jepnin asgje, por ai i shkreti mendonte se babi ishte tallur. Papritur babi u kthye nga mua dhe me bertiti i zemeruar, sikur ishte faji im qe Oueni s'donte te hante pice me mut:

-Ti tjetra ç'a do marresh? Ngeli me syte ne qiell kjo dreq! Menuja, moj vajze, menuja! -me verviti menune para syve ai qe po sillej si i çmendur. -O shoqe, o vajze, o ç'a te them une ty? Pica, moooj. Do hame pica. Ku i keni trute, o te çmendur?

-Mos bertit kaq shume, Fin se po na shikojne njerezit, -tha e sikletosur mami.

-Po te shohin moj, t'i plasin syte. -Duke u kthyer nga nje çift qe po na shikonte me perbuzje, babi shpertheu. -Ç'a keni ju? Doni autograf? Do autograf, o idiot? O te marrte dreqi ty! T'i nxorra syte, po shiko andej! 

Burri qe po shikonte u kthye menjehere ne anen tjeter dhe ia beri me shenje edhe gruas te mos shikonte me. Me shume mundesi, na mori per te çmendur. Por te pakten, nuk vazhdoi te na shikonte dhe as babi nuk vazhdoi t'u çirrej si i çmendur. Nuk donim te therrisnim edhe spitalin psikiatrik tani qe te vinte e te merrte babin tone te shendetshem, por qe po bente me keq se te semuret.

-Une mendoj se duhet te marrim te gjithe pica me margarita se qenkan lire, -foli Kluki dhe hodhi nje nga ato idete e saj gjeniale. -Kurse une dhe Fini te marrim pica me sallam pikant, se nuk e hame djathin. Pica dhe birre une me Finin, ju te tjeret pica vetem.

-Jo, -kundershtoi Oueni, por une s'e merrja vesh pse fliste ky kur s'do te merrte pice fare. -O te gjithe te njejten pice, o asnjeri.

-Ç'a ka ky tjetri, llaka-llaka? -e pa tere bezdi Kluki. S'me besohej qe njehere e nje kohe, Oueni ishte nipi i preferuar i Klukit. -Ti s'do te marresh gje fare njehere, ç'a ke qe flet? Po te bren meraku per te tjeret ty?

Ters ne hotelin "Tersi". ✔Where stories live. Discover now