Krizat katastrofike te Klukit.

45 4 158
                                    

Perpara se te ktheheshim ne dhome, u kthyem drejt kopshtit ku mami ishte fiksuar te kepuste lule. Une s'e kuptoja pse e gjeti me kete fiksimin e luleve, kur lulja e vetme qe ajo kishte mbjelle ndonjehere ishte ajo gjate projektit tim ne klasen e peste. Por mbase tani kishte filluar t'i pelqente serish lulet. Ne e pritem prane shkalleve -gje qe sipas babit do te na fuste me shpejt brenda ne suite te gjitheve -kurse mami u largua drejt kopshtit per te keputur lulet. As nuk e kisha mendjen, kur nga gjysme erresira erdhi nje britme e me pas, nje ze:

-Zonje! Zonje, jo, mos i kepusni lulet! 

-Erdhi ky dreq, -mermeriti babi. E kuptova se kishte ardhur kopshtari, edhe pse nuk e vura re menjehere ne fillim. Pastaj, e pashe duke vrapuar drejt mamit qe ashtu shurdhe siç ishte, ishte perkulur e po kepuste ca lule.

-Zonje, mos i kepusni! -thirri serish kopshtari, por ai kot e ngjirte zerin ashtu se nese mami nuk e shikonte, ishte e kote ta degjonte. Kishte pak probleme me veshet edhe ajo e shkreta. E kishim te gjithe nga nje te mete ne familje. -Ju lutem, zonje.

-Te kam thene, o Fin, bliji nje aparat veshesh Ruthit, -u ankua Kluki. -Se u be fare. Edhe stergjyshja ime, kur ishte njeqind vjeçe, degjonte me shume se gruaja jote e shurdhet. I marrte dreqi veshet, i marrte!

-Po ajo degjon kufje me volum deri ne fund, moj Kluki, çfare thua edhe ti? -tundi koken me mospelqim babi. S'ishte çasti i duhur t'i thoja se edhe une aq e mbaja volumin kur degjoja muzike. -Mbaje te pakten, deri ne pesedhjete.

-Po mos mbaj kufje fare. Kufje, kufje, ç'a i doni? Nuk degjoni nga veshet qe mbani kufjet? Njerez koti. Teknologji budallaqe, -turfulloi tere bezdisje Kluki.

Kopshtari iu afrua me vrap mamit dhe i terhoqi lulet prej dores. Mamit i shpetoi nje klithme dhe ngriti çanten gati per t'ia hequr turinjve, por pastaj kur e pa u duk sikur u lehtesua. Mbase mendonte e shkreta se keputja e luleve ishte e denuar me ligj dhe do te futej ne burg. Por ne mos per lulet, ne kishim arsye te tjera per t'u futur ne burg.

-Zonje, pse i keputet? -thirri i deshperuar ai. -Po jane qenie te gjalla, moj zonje! Eshte njesoj sikur t'ju kepusin juve.

-T'ju kepusin thote ai. Pse, lule i dukemi ne atij? -mermeriti serish Kluki qe nuk e kuptoja pse duhej te komentonte per çdo gje. -Mire, une do te isha dakord po te me thoshte mua 'lule' se plak eshte edhe ai i shkreti, kaq e bukur sa jam, ngaterrohet. Por jo te ngaterroje Ruthin, aman. Keta nuk shohin me nga syte.

Mami ktheu e trembur syte nga ne. Une mendova se mbase babi ose Kluki do te nderhynin dhe do te linin ndonje justifikim idiot se perse mami po i kepuste lulet, por babi shtyti Ouenin brenda ne hotel dhe pastaj, zuri te na shtynte e ne te tjereve duke memeritur:

-Hyni brenda, shpejt, shpejt. Nuk kemi pune me lulet ne. Ishte ideja e Ruthit t'i kepuste, te mbaje vete pergjegjesi.

-Ne fakt, jo, -Estela u kthye e nxehur nga babi, duke ndaluar ne holl. -Ishte ideja jote dhe e Klukit qe ajo t'i kepuste lulet pa marre leje, prandaj duhet te mbani ju pergjegjesi.

-Po ik, moj vajze, lexo libra, -shfryu Kluki, duke e parakaluar e duke u larguar siper shkalleve per ne dhome.

Babi pa njehere Estelen, pastaj zgjodhi te bente sikur nuk e kuptoi dhe ngriti shpatullat. Nuk pashe zgjidhje tjeter, perveçse te shkoja pas Klukit. Mami do te kthehej vete, gjithsesi. U ngjita siper dhe kur Kluki hapi deren e dhomes, hyra brenda. Oueni hyri brenda me krahet hapur dhe u largua menjehere drejt tualetit. Ishte nje nga njeqind veset e Ouenit qe te shkonte ne banjo sapo ktheheshim prej diku dhe te vonohej nje ore.

-Hyri ai drogaxhiu ne banjo? -mallkoi Kluki, duke i rene dollapit me grusht. Estela qe sapo hyri brenda, per pak sa nuk qeshi. Gjeja me e keqe qe mund te beje kur dikush ishte me nerva ishte te qeshje. -Do vonohet ai dreq tani, se do pije droge. E morem vesh te pakten pse vonohet Oueni ne banjo.

Ters ne hotelin "Tersi". ✔Where stories live. Discover now