Krizat qe çuan ne pagese.

40 6 164
                                    

Oueni kishte ndaluar se beri sikur po riparonte braven e shqyer, qe Kluki i pati uleritur ta vinte ne vend dhe tani, ishte ulur ne shtrat dhe po kruante hundet si gjeja qe dinte te bente me mire. Kluki e kishte mbyllur dritaren dhe ishte shume e acaruar, prandaj une thjesht po qendroja e qete ne shtratin tim dhe po numeroja pikat e zeza te pllakave. Te nxirrja celularin ne ate moment, nuk ishte ide e mire sepse me shume mundesi, Kluki do te me bertiste se kjo ishte çfare beja ne nje situate te tille aq tensionuese.

Dera trokiti dy here dhe une nuk e merrja vesh se kush idiot akoma trokiste, kur ne fakt duhej ta shqyente deren dhe te na shpetonte te gjitheve. Me shume mundesi, lajmi qe ne ishim bllokuar ne dhome kishte marre dhene sepse babit i pelqente te bertiste me ze shume te larte dhe mami qe ishte shurdhe do te pyeste shume here se çfare po thoshte dhe ai do te bertiste akoma me shume, se bashku me Estelen.

-Kush mutin i bie asaj dere? -uleriti Kluki. Akoma i kishte krizat e shkreta, duhej t'i zgjasnin nje dite se s'po i binin. Tani e kuptoja se nga e kishin burimin krizat e babit.

-Ema Tersi jam, zonje, -thirri zeri. -Mund ta hapni deren, ju lutem?

-Syte qe te plasin, -i uleriti serish ajo. -Kemi ngecur, se ju keni siguri aq te larte sa ju kyçni edhe brenda ne dhome. Hotel idiot. Pushime tersi.

-Po perpiqemi t'ju ndihmojme, zonje, por duhet te hapni deren...

-Po kjo eshte e trashe, apo ben vete? -u kthye nga mua Kluki. Une mblodha supet, se nuk isha e sigurt as vete nese Ema ishte e trashe apo bente vete. -Moj grua, nuk kemi çelesin. Cilen pjese te fjalise nuk kupton?

-Ah, nuk keni çelesin, -e kuptoi me ne fund ajo. Kluki e imitoi nen ze, ende e acaruar. -Po therras bashkeshortin dhe t'ju hapim deren. Prisni, ju lutem.

-Po do presim, se s'do te hidhemi nga dritarja se s'na kane lene trute e kokes.

Ema u duk se priti ca aty, pastaj degjova hapat e saj qe u larguan. Kluki tundi koken me mospelqim dhe u ngrit duke iu afruar dritares. U afrova edhe une pas saj, e pas meje Oueni. Ne kopsht, nuk kishte me njeri dhe me shume mundesi ishin dorezuar per te gjetur çelesin. Pas pak, dera trokiti perseri pa pike lidhje dhe u degjua nje ze burri qe duhej te ishte pronari, burri i Emes:

-Jam Frederiku...

-Kujt i plasi? -e nderpreu Kluki qe s'po i thirrte mendjes dhe vetem shante njerezit sikur t'i kishte te vetet. -Mire e ben qe je Frederiku, por s'je per ne. Je per veten. Zot i madh me keta specie. Jo po te prenzatohemi edhe me moshe tani.

-Zonje, e kuptojme qe jeni e acaruar. Por duhet te qetesoheni. Dhe ju lutem, te qendroni larg deres, sepse do te therrasim perforcimet qe ta hapin, -shpjegoi i shqetesuar Frederiku. Me shume mundesi, mendonte se Kluki fliste ashtu prej panikut. S'e dinte i shkreti qe ajo ashtu fliste gjithmone, se e kishte ne fjalor.

-Perforcime? Per çfare perforcimesh po flet, se nuk jemi ne skene krimi? Thjesht, kemi ngecur ne dhome. Nuk ka vdekur njeri.

-Zonje, ju lutem beni menjane dhe na lini te bejme punen tone. Perforcimet po vijne brenda pese minutave.

Kluki vetem tundi koken me mospelqim dhe teksa ne dhe Oueni u afruam prane deres se shqyer te banjos, Kluki ishte e vetmja qe u afrua prane deres pa doreze. E pashe me habi, por perpara meje ishte Oueni qe i shpjegoi:

-Duhet te qendrojme larg deres.

-Ua, ky mire drogaxhi eshte, po eshte edhe shurdh. Ndikon droga tek veshet, o Kinsi? -mu drejtua mua Kluki. Une mblodha serish supet. -Kjo asgje s'di! Nuk tha gje njeri per deren, thane beni menjane. S'e sheh qe jam menajne?

Oueni nuk i tha me asgje dhe shkembeu nje veshtrim me mua, por asnjeri prej nesh nuk e mori me mundimin t'i shpjegonte Klukit ndryshimin e te berit menjane si ne dhe si ajo. Ne me pak se pese minutash, u degjuan hapa dhe pastaj, nje trokitje e forte me deren sepse siç duket dikush i ra me shpatull. Frederiku foli serish:

Ters ne hotelin "Tersi". ✔Where stories live. Discover now