Prolog

1K 104 205
                                    


  ➺❧➺❧✿❀➺❧➺❧

Kur jam duke lexuar humbas sensin e kohës plotësisht por mund ta merrja me mend që ishte tepër vonë. Deri më tani ende nuk kam dëgjuar hapa në oborr apo ndonjë derë të hapet. Morgan ndodhet ende jashtë, një zot e di se ku.

Kisha nisur tashmë një nga librat thriller të Dean Koontz. Një veçori e këtyre librave, që unë e urrej, është se dikush duhet patjetër të vdesë në fund. Nuk ka rëndësi i mirë apo i keq, dikush duhet të vdesë patjetër. Hiqesha sikur e urreja të them të drejtën. Ndoshta është pikërisht ky element që e ka bërë kaq të famshëm, element të cilin ndoshta edhe unë vetë e pëlqeja.

Ç'ti pëlqeja vallë? Vdekja në libër quhet diçka e bukur dhe një strategji e arrirë e autorit. Të gjithë e pëlqejnë sepse e bën ngjarjen interesante por kur ndodh në jetën reale...

Ndihem në mëdyshje për të kthyer faqen tjetër. Colin me siguri që vdes.

Papritur në atë qetësinë e natës dëgjoj një makinë që afrohet. Në murin e dhomës sime kërcenin dritat kuqe dhe blu. Përse të ketë ardhur vallë? Nëse ai e zbulon që ajo nuk ndodhet në shtëpi atë e piu e zeza. Vetëm nëse ai... Hapat flisnin qartë.

Ngrihem ngadalë nga shtrati ndërsa dëgjoj derën që hapet furishëm dhe një zë që buçiste. Vendos librin mbi komodinë dhe fik dritën.

Me kujdes dal prej dhomës sime dhe ulem te shkallët duke parë situatën në sallon.

"Çfarë kujton se po bëje këtë herë?" bërtiste babi. "Çfarë kujtoje se po bëje në atë festë? Në një festë të tillë në këtë orë të vonë?"

Ajo nuk fliste. Ose nuk e kuptonte. Ose ndoshta po numëronte djemtë që kishte puthur. Ose mbase e kuptonte se ç'thoshte dhe se ku ndodhej por thjesht nuk i interesonte.

Ora në mur shënonte 3. U dreq! Nuk duhet të lexoj kaq vonë.

Morgan e shihte e hutuar babin teksa çirrej dhe bënte romane. Puliste sytë herë pas here sikur të pyeste veten se kush mund të ishte ky burrë vallë.

Ajo kishte veshur një kanatiere të hollë e cila i nxirrte në pah tatuazhet që mbulonin krahun e djathtë duke vazhduat deri në qafë dhe pak mbi mjekër. Krenaria e saj! Flokët e saj të kafenjtë ishin të shpupuritur dhe lapsi i zi i syve po shkrinte. Sytë e saj blu bënin kontrast me gjithë atë produkt të errët të aplikuar. A thua loton me gjithë atë makeup në sy? Fundja ajo është Morgan. Person i vetëm që e sheh 24 orë të lyer.
Fundi i shkurtër i tregonte një tjetër tatuazh në kofshë, një trëndafil të madh të kuq. Krenaria e saj e dytë.

"E kupton se në çfarë pozicioni më vendos kur u them të tjerëve në komisariat që kjo vajza e shthurrur këtu është bija ime?" Babi kaloi dorën në flokët e tij të butë dhe të zinj. Shfryu.

Edhe pse në fund të tridhjetave ai vazhdonte të ishte po aq i pashëm. Morgani ka marrë sytë e tij dhe flokët e mamit... mamit tonë të bukur, ndërsa unë të kundërtën. Ja diçka tjetër për tu shtuar në listën e kontrasteve. Kur ishim të vogla unë i thosha se ishte e adoptuar dhe ajo e besonte. Më vjen ende për të qeshur me të. Nuk ka kombinim më perfekt të mamit dhe babit se tek ajo.

"Nëse vazhdon me këto marrëzira ta dish Morgan, që ke për ti harruar daljet nga shtëpia dhe makinën! Je njëzet vjeçe për atë zot! Trego pak pjekuri. Dhe tani shko të flesh, më duhet të kthehem në punë."

Truri i Morganit besoj ta ketë kapur mesazhin tashmë. Shpresoj shumë.

Ajo drejtohet për nga shkallët pa folur aspak. Do e ketë zënë pija keq të shkretën.
Teksa vjen drejt meje papritur ajo hap gojën për të treguar diçka shkëlqyese, një gogël metalike. O zot! Nuk kishte folur e sëmura pasi kishte bërë një piercing të ri. Më fërkon kokën si të isha një qenush i bindur dhe humb në dhomën e saj.

"Ruth! Nuk më pëlqen kur më mban të fshehta, as ti dhe as Morgan" më flet që poshtë. "Duhet të më kishe njoftuar që ajo kishte dalë dhe që ende nuk ishte kthyer."

Mua nuk më intereson ajo apo idiotësirat e saj. Le të bëjë ç'të dojë.

Ai merr frymë thellë. Nuk është aspak e lehtë të merresh me të. Ka ndryshuar shumë që atë herë... mami ishte ajo që mund të zbuste dhe njeriun më kokëfortë të planetit. Mamin e donte shumë, ishte gjithçka për të. Ashtu ishte për të gjithë ne... Çdo gjë ishte bukur dhe në rregull para atij aksidenti. Ne ishim të lumtur...

"Shko fli Ruth. Unë po kthehem në punë." Thotë i lodhur teksa rregullon uniformën e policit.

Bëj siç thotë dhe ngrihem. Ai largohet dhe unë drejtohem për në dhomë. Nga dhoma ngjitur dëgjoheshin gërrhitjet e saj veshçarëse dhe torturuese. Mbyll derën e dhomës menjëherë për të shpëtuar veshët e mi të virgjër.

Tani do zgjedh midis gjumit të shëndetshëm dhe qërrimit total. Por unë urrej kur lë diçka përgjysmë kështu që...

Colin vdes në faqen tjetër ashtu siç e mendova...

  ➺❧➺❧✿❀➺❧➺❧

Një lamtumirë më pakOù les histoires vivent. Découvrez maintenant