16

179 45 23
                                    



➺❧➺❧✿❀➺❧➺❧

"Ke laps?" Përsëris në mendjen time fjalët e Morganit pak më parë.
Nuk dukej shumë e mërzitur edhe pse fytyra ishte për të ardhur keq. Fytyrë e larë në lot, sytë dhe hunda e skuqur, pa shprehi, asnjë emocion, asnjë ndjenjë...vetëm një laps.

Isha shtrirë në krevatin tim të butë të dhomës i cili më kishte munguar shumë. Shikoja tavanin dhe nuk flija. Sillja në mendjen ato çfarë ndodhën pak më parë, çfarë ndodhi sot dhe gjithë javën e kaluar në Minnesota.

Pasi i dhashë lapsin kërkova të futesha me të në dhomë dhe të bisedoja me të, ta bëja të ndihej më mirë, por nuk më lejoi.
Më dha thjesht një përqafim të gjatë dhe një puthje në ballë pastaj më mbylli derën në fytyrë...

Sapo kisha mbaruar edhe faqet e fundit të librit të Kontz. Djaloshi i ri nuk vdiq në fund siç e prisja. Ky ishte një nga fundet më të papritura të tij dhe të them të drejtën nuk isha gati. Në mënyrë mekanike përgatisja veten për fundin e dhimbshëm dhe vdekjen e një personazhi të pafajshëm, ndaj nuk krijoja lidhje të forta me ta.

Gjumë nuk më flihet dhe dalë nga dhoma.

Trokas te dera ngjitur e cila i kishte dritat e fikura por dëgjoheshin lëvizje.

"Morgan?" Përshpëris butë që mos të dëgjohem nga dhoma e babit aty afër. "Hape derën të lutem."

Dhe kështu përfundova sërish në dhomën time e injoruar nga Morgani me minuta të tëra më pas detyrova veten të flija.

* * *

U zgjova me një dhimbje të tmerrshme koke. Ora kishte kaluar 11. Isha mbuluar në djersë nga vapa e madhe dhe ndihesha shumë e këputur dhe pa energji.

Nuk e di se si do shkonin sot punët mes babit dhe Morganit. Shpresoj të mos ketë më tension mes tyre.

Çohem ashtu me flokë të shpupuritur dhe me fustan gjumi dalë nga dhoma. Shtëpia kullonte qetësi. Me siguri vetëm unë isha zgjuar.

Morgani kishte qenë gjithmon gjumashe e madhe. E merrja me mend që ishte e kot të trokisja, nëse ajo nuk zgjohet dera qëndronte e mbyllur.

Por për habinë time dera e saj ishte e hapur. Brenda nuk kishte njeri. Shtrati ishte bosh. Dhoma kishte shumë rrëmujë. Gjëra të ndryshme ishin hedhur sa andej-këndej.

Derën e banjos e gjeta gjithashtu hapur, ndoshta po lan dhëmbët mendova.

Ajo nuk ishte as aty. Shtëpia nuk kishte kurrfarë lëvizje, sikur të mos kishte njeri.
Hedh sytë rreth banjos ku gjithashtu kishte shumë rrëmujë.

Kur hedh sytë në dysheme shqyej sytë. E kuqja e gjakut nuk ka si mos të bjerë në sy. Aty kishte gjak! Gjak njeriu!
Ato vazhdonin edhe përgjatê dhomës por për shkak të dërrasave të zeza nuk binin dhe aq në sy. Diku në dyshemenë e banjos vura re dhe brisqe.

"Jo jo jo! Jo Morgan! Jo!" Përsërisja me veten.

Duket sikur përreth meje nuk ka më ajër. Dua të bërtas por nuk mundem. Po sikur ajo të ketë vrarë veten? Ky është gjaku i saj. Ku është atëherë ajo?

Bëj të iki dhe ta kërkoj.

"Morga-" ulëras me sa kam në kokë por ndaloj kur sytë më kapin një letër të vogël të vendosur hijshëm sipër lavamanit. Kishte disa pika gjaku tek tuk por letra ishte mbajtur për merak.

Mu duk e njohur, letra.

Filloj dhe lexoj letrën. Ishte shkrimi i saj. Bëhej fjalë për një listë:

E martë, ora 10:30
Harvey

7 gjëra për të bërë para se të vdes

1. Të shkoj në Minnesota
2. Të vjedh një supermarket
3. Të kaloj natën në tendë te "Bari i thatë"
4. Të shkoj te festivali i Blu-së
5. Të provoj drogë
6. Të bëj xhiro në karusel
7. Të kem motrën me vete

-Morgan <3

Të gjitha kishin nga një tik anash. Të gjitha këto ishin gjërat që bëm gjatë javës. Si na qenka puna, ajo na paska planifikuar gjithçka? Çdo lëvizje, çdo gjë ishte në dorën e saj gjatë gjithë kohës. Kishte jetën dhe vdekjen e saj në dorë. Unë isha kukulla e saj e fundit që luajti...

Po filloja të nxehesha më pas ndala veten. Ruth mblidh veten! Ku e ke motrën tënde? Motra ime ka vrarë veten. Ka dashur gjithmon të vrasë veten. Ka planifikuar vdekjen e saj!

Kaq e pashpresë të jetë ndjerë vallë? Të ketë jetuar në dhimbje të vazhdueshme? Morgan dukej si personi më moskokëçarës që ekziston, personi më i qeshur, njeri që merrte gjithçka me sportivitet.

Ajo e kishte luajtur shumë mirë pjesën e saj të një skeçi që të gjithë ne kishim krijuar.

Po qaja. Ma e kuptuar e gjeta veten në gjunjë me letrën në duar. Nuk po shihja më qartë nga lotët.

Ndoshta nuk jam vonë! Ndoshta jam në kohë për ta shpëtuar. Kur lexoj sërish pjesën 'të kem motrën me vete' aty thyhem në një mijë pjesë. E si u tregova kaq e verbër dhe nuk arrita të gërrmoja thellë brenda në shpirtin e saj të thërrmuar... Mund të kisha arritur në kohë.

Letrën e lë siç është në pllakat e tualetit dhe nisem me hap të shpejtë për ta kërkuar.

Kontrolloj në çdo dhomë të shtëpisë, në çdo cep por nuk ka njeri.

"MORGAN!" Thërras me sa kam në kokë.

"MORGAN KU JE?! PËRGJIGJU!"

Vazhdoja ulërisja dhe kontrolloja për të disatën herë të njëjtat dhoma. Kërkoja një përgjigje ose të paktën një trup të vdekur...

Mua sa nuk më ikën zëri dhe filloj ngjirem. Kërkoj jashtë shtëpisë. Në oborr nuk ka njeri. Vendos të kontrolloj mbrapa shtëpisë, pjesa e vetme me shpresë për të gjetur dikë.

Nëse dikush do të donte të vritej nuk do përshkonte 20 km për të gjetur vendin ideal.
Vetëm kur sillja në mendje idenë e vdekjes së saj më krijohej një lëmsh në fyt.

"Jo jo jo jo!" Flisja me vete teksa vrapoja.

Sa arrij pjesën e pasme fshij sytë nga lotët pë të parë qartë, dhe aty e gjej veten të lëshuar në tokë. E sfilitur nga të qarit. Nuk nxirrja asnjë zë, nuk lëvizja sytë nuk lëvizja pothuaj fare.

Pamja më bëri të nxirrja rënkime të çuditshme. Më bëri të qaja edhe më shumë, por nga gëzimi.

Mbështetur në mur qëndronte një burrë dhe në krah mbante një vajzë me fustan të bukur, të bardhë, të njollosur në gjak. Të dy po qanin pa zë, të përqafuar fort. Trupat e tyre dridheshin. Kërkonin ngrohtësi, kërkonin falje.

Unë ndodhesha jo shumë larg tyre por nuk më vunë aspak re. Nuk ngritën kokat as kur u dëgjua sirena e ambulancës...

Ambulanca erdhi të merrte motrën time të çmendur që ti ngjisnin copëzat e shpirtit nga e para.

➺❧➺❧✿❀➺❧➺❧

Do ketë një epilog të shkurtër nesër
(kapitull +)

See you soon and thanks for reading ❤️

Një lamtumirë më pakWhere stories live. Discover now