Epilog

264 52 23
                                    


➺❧➺❧✿❀➺❧➺❧

"I more të gjitha?" më pyeste teksa vinte vërdallë bashkë me mua.

"Qetësohu." I thash. "I mora të gjitha, por edhe po harrova diçka mund të ma sjellësh ti kur të nisesh pas 3 ditësh."

Vazhdova të paketoja rrobat e fundit në valixhe. Ishte verë sërish. Nga ngjarja e fundit me Morganin kishte kaluar plot një vit.

E shoh të kthehet sërish në dhomën time duke kontrolluar vërdallë e hutuar. Unë ndërkohë kisha mbaruar përgatitjet e valixhes.

"Çfarë kërkon?" E pyes.

"Henrin. Sikur e lash në karrocë pasi e ushqeva."

Ajo dukej e shqetësuar në fytyrë. E si mund tja mbathë një foshnje 3 muajshe? Për pak sa nuk qesha me motrën time.

Mora valixhet dhe po zbrisja shkallët në të njëjtën kohë që babi vjen të më thërrasë.

"Autobuzi po vjen."

Në krah kishte Henrin e vogël që po flinte i qetë. Duart e vogla i shtrëngonin lehtë këmishën e bardhë.

"Ah qenka me ty.  Ku nuk po e kërkoja." tha Morgan teksa nxorri frymë e lehtësuar. 

Ajo merr Henrin e vogël në krahë me shumë kujdes, ndërsa babi më ndihmon me valixhet teksa dalim jashtë.

Përqafova fort babin dhe më pas u drejtova për te Morgan. Henri hapi sytë e tij të vegjël blu dhe po më shihte. Kishte sytë e saj, ishte po aq i bukur sa ajo. E puth në ballë dhe më pas përqafoj Morganin.

"Avash se na mbyte! Do vijmë edhe ne pas 3 ditësh sapo babi të marrë lejen apo harrove." më tha dhe më dha një puthje të papritur në faqe. "Me që po shkon e para pastroje ti shtëpinë" dhe më shkel syrin.
Qesha.

Autobuzi më në fund arrin dhe unë zë vend brenda. Nga xhami po ua bëja me dorë. Morgani kishte kapur dorën e vogël të tij dhe po e tundte lehtë si për të më përshëndetur mua.

Askush nuk do e besonte që ajo vajza me flokë rozë, me tatuazhe gjer në faqe, me piercing në hundë dhe në kërthizë (gjëja e parë që bëri pasi lindi), me ato veshje të zeza dhe të grisura do ishte mamaja e asaj foshnjeje ëngjëllore në krahët e saj. Kontrastet mes tyre ishin të forta.

E rëndësishmja ishte që gjithçka ishte përmirësuar. Morgan e donte shumë atë. Për të ishte e gjithë bota. Ashtu siç është për mua ajo. Fundja unë një motër kam. Apo jo mami? Them me vete teksa hedh sytë lart në qiell.

Autobuzi u nis. Shihja teksa lija pas shtëpinë, Morganin, babin dhe nipin tim...

Në ekranin e telefonit u shfaq një mesazh.

Nikolas:
"U nise?"

Isha nisur për në Minnesota dhe nesër ishte ditëlindja e tij.

➺❧➺❧✿❀➺❧➺❧

FUND


Kjo histori perfundoi me ne fund oof. Faleminderit te gjithe qe nuk hoqen dore prej saj edhe pas 1 viti on hold, dhe sigurisht lexuesve te rinj

Sa per "Perendimet jane per deshtaket"  ne draft qe premtova ta vazhdoja pas ketij nuk jam e sigurt se sa njerez do ma mbeshtesin serish.Its been a year...

anyway luv u and see you again soon

Një lamtumirë më pakWhere stories live. Discover now